Baby Shower


Çfarë është Gift Registry në Lilú?

 

Do të organizoni një Baby Shower, festë ditëlindje ose çdo festë tjetër për vete apo një mik/mikeshë, motër, vëlla, të afërmin tuaj? Miqtë pritet të vijnë me dhurata?

  • Bëni listën e dhutave nga webshopi lilukids.al;
  • Shpërndani linkun e gjeneruar tek të ftuarit me e-mail (mund të jetë publik apo privat: nëse është privat, mos harroni t’u jepni dhe fjalëkalimin);
  • Miqtë do të mund të blejnë dhuratën nga lista juaj dhe të zgjedhin vet mënyrën e dërgesës, paketimin e personalizime të tjera;
  • Kur blihet një dhuratë (apo plotësohet sasia e kërkuar) produkti ç’aktivizohet nga lista. Askush tjetër nuk mund ta zgjedhë për të riblerë! Por, mund të vijojë përzgjedhjen e produkteve të tjera ende aktive!

Të ftuarit tani mund të shpenzojnë në mënyrë të zgjuar me dhurata të mirëmenduara, të ndryshme dhe vërtet të nevojshmë për një nënë të re, familje të re e fëmijë! Mos harroni! Askush më mirë se ju nuk e di cfarë ju duhet apo i përshtatet fëmijës suaj!

Më e rëndësishmja, argëtohuni duke bërë listën dhe bëni pjesë sa më shumë miq në festë!

Është e gjitha falas.

Me dashuri,

Lilú

P.s Për cdo pyetje, na kontaktoni!