Sa shumë gjëra për të parë në kopsht! Zbulojini së bashku, teksa shfletoni faqet e këtij libri të frymëzuar nga metoda e Maria Montessori-t. Fëmija juaj mund të vëzhgojë imazhet bardhezi, të zbulojë detajet e vogla të kuqe dhe të nisë eksplorimin e botës.
Dyqani
Po shfaqen 1–24 nga 43 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave
-
LIBRA, Libra 3-5V
Mendo, mendo…
LOGICO PRIMO
Mendo, mendo…
Përqendrimi dhe logjika
Ndihmon për të përmirësuar:
• arsyetimin logjik
• të kuptuarit e renditjes së sendeve
• perceptimin pamor dhe përqendrimin
• përcaktimin e ngjashmërive dhe dallimeve
Autor: Britta Vorbach Botues: Albas Përktheu: Medina Mehmeti Viti i botimit: 2024 Faqet: 16 ISBN: 9978-9928-819-97-0 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 3-5V
Numrat deri në 10
LOGICO PRIMO
Numrat deri në 10
Numëro dhe krahaso
Ndihmon për të përmirësuar:
• numërimin dhe leximin e numrave deri në 10
• krahasimin e sasive
• kuptimin e vargjeve numerike
Autor: Doris Fischer Botues: Albas Përktheu: Medina Mehmeti Viti i botimit: 2024 Faqet: 16 ISBN: 9978-9928-920-01-0 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 3-5V, Libra 6-8V
Mëso për kodimin
LOGICO PRIMO
Mëso për kodimin
Ndihmon për të përmirësuar:
• të menduarit logjik dhe kritik
• aftësitë e zgjidhjes së problemave
• të menduarit algoritmik dhe renditjen
• kreativitetin
• njohuritë bazë të botës digjitale
Autor: Britta Vorbach Botues: Albas Përktheu: Medina Mehmeti Viti i botimit: 2024 Faqet: 16 ISBN: 9978-9928-920-00-3 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 3-5V
Mendo dhe luaj
LOGICO PRIMO
Mendo dhe luaj
Lojërat e para logjike
Ndihmon për të përmirësuar:
• arsyetimin logjik
• përqendrimin
• perceptimin pamor
• klasifikimin dhe konceptet
Autor: Britta Vorbach Botues: Albas Përktheu: Medina Mehmeti Viti i botimit: 2024 Faqet: 16 ISBN: 9978-9928-819-98-7 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 3-5V
Finki në kopsht
LOGICO PRIMO
Finki në kopsht
Ndihmon për të përmirësuar:
• perceptimin pamor dhe përqendrimin
• klasifikimin dhe ndarjen në kategori
• numërimin deri në 6
• përcaktimin e sasive
• të menduarit logjik
Autor: Britta Vorbach Botues: Albas Përktheu: Medina Mehmeti Viti i botimit: 2024 Faqet: 16 ISBN: 9978-9928-819-99-4 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 0-2V
Baby Montessori – Më ndiq
Shfletoni së bashku faqet e këtij libri të frymëzuar nga metoda e Maria Montessori-t. Fëmija juaj mund të gjurmojë shtigjet me gishtin e vet të vogël, mund të vëzhgojë imazhet bardhezi, të zbulojë detajet e vogla të kuqe dhe të nisë eksplorimin e botës.
Autor: Maria Montessori Botues: Albas Përktheu: Sofiana Filipi Viti i botimit: 2023 Faqet: 10 ISBN: 978-9928-392-71-8 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 0-2V
Baby Montessori – Në shtëpi
Ndiqni mësimet e Maria Montessori-t në këtë libër argëtues! Fëmijët mund të vëzhgojnë imazhet bardhezi, të zbulojnë detajet e vogla të kuqe dhe të nisin eksplorimin e botës.
Autor: Maria Montessori Botues: Albas Përktheu: Sofiana Filipi Viti i botimit: 2023 Faqet: 10 ISBN: 978-9928-392-72-5 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Princi i Lumtur
Seria e klasikëve për fëmijë vjen e re dhe e freskët, përmes titujve, si Princi i vogël, Piter Pani, Aventurat e Pinokut, Bëmat e Lizës në botën e çudirave, Pipi Çorapegjata, Princi i lumtur dhe përralla të tjera, Zemër. Këto vepra, shumë të njohura nga lexuesi i vogël, vijnë të përkthyera nga veprat origjinale dhe janë shoqëruar me ilustrime të këndshme. Shoqëria me personazhet e tyre do të jetë një kënaqësi e vërtetë për ju.
Autor: Oscar Wilde Botues: Albas Përktheu: Klodian Briçi Viti i botimit: 2015 Faqet: 168 ISBN: 978-9928-02-795-5 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Bëmat e Lizës
Seria e klasikëve për fëmijë vjen e re dhe e freskët, përmes titujve, si Princi i vogël, Piter Pani, Aventurat e Pinokut, Bëmat e Lizës në botën e çudirave, Pipi Çorapegjata, Princi i lumtur dhe përralla të tjera, Zemër. Këto vepra, shumë të njohura nga lexuesi i vogël, vijnë të përkthyera nga veprat origjinale dhe janë shoqëruar me ilustrime të këndshme. Shoqëria me personazhet e tyre do të jetë një kënaqësi e vërtetë për ju.
Autor: Luis Keroll Botues: Albas Përktheu: Ukë Buçpapaj, Era Buçpapaj Viti i botimit: 2015 Faqet: 116 ISBN: 978-9928-20-628-6 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Aventurat e Pinokut
“Aventurat e Pinokut” është një prej klasikëve më të njohur në letërsinë mbarëbotërore, shkruar prej autorit italian Karlo Kolodi. Në këtë libër rrëfehet se si një marangoz plak vendos të ndërtojë një kukull druri me një dru që gjen rastësisht në punishte, meqë rronte i vetmuar. Por, ndërsa punonte, ai shpreh me vete dëshirën që kjo kukull të ishte një djalosh i vërtetë, një djalë që atij i ka munguar prej vitesh. Për çudi, Zana Flokëkaltër e dëgjon këtë dëshirë të marangozit plak dhe ajo i jep jetë kësaj kukulle druri. Pikërisht në këtë moment nisin aventurat e mrekullueshme të kësaj kukulle të pazakontë, e cila qesh, qan, bën prapësira dhe ndeshet gjithnjë me rreziqe, që nga kusarët, nga mashtrues si Dhelpra dhe Maçoku, e gjer brenda barkut të një peshkaqeni të madh. Ama, kjo është gjithashtu një histori e vërtetë e dashurisë midis një prindi dhe një djali, i cili në fund arrin të kthehet në një njeri të vërtetë.
Autor: Karlo Kolodi Botues: Albas Përktheu: Rigel Rizaj Viti i botimit: 2015 Faqet: 168 ISBN: 978-9928-20-619-4 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Princi i Vogël
Seria e klasikëve për fëmijë vjen e re dhe e freskët, përmes titujve, si Princi i vogël, Piter Pani, Aventurat e Pinokut, Bëmat e Lizës në botën e çudirave, Pipi Çorapegjata, Princi i lumtur dhe përralla të tjera, Zemër. Këto vepra, shumë të njohura nga lexuesi i vogël, vijnë të përkthyera nga veprat origjinale dhe janë shoqëruar me ilustrime të këndshme. Shoqëria me personazhet e tyre do të jetë një kënaqësi e vërtetë për ju.
Autor: Antoine de Saint-Exupery Botues: Albas Përktheu: Amantia Kapo Viti i botimit: 2015 Faqet: 77 ISBN: 978-9928-20-605 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Enciklopedia ime (10-14 vjeç)
Këtu gjeni të mbledhura së bashku temat kryesore të dijes, për të kuptuar gjithçka për botën rreth nesh!
HISTORIA / KAFSHËT DHE BIMËT / SHKENCA E TOKËS / TRUPI I NJERIUT / SHKENCA DHE TEKNIKA / BOTA SOT / ARTI, LEXIMI DHE SPORTI
Këtu do të gjeni 15 përmbledhje interesante mbi dinozaurët, astronominë, sportin, Europën… dhe 100 personazhe që kanë bërë histori.
Autor: Albas Botues: Albas Përktheu: Gent Sinani Viti i botimit: 2018 Faqet: 392 ISBN: 978-9928-282-54-5 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V, Libra 9-12V
Enciklopedia ime (6-10 vjeç)
Këtu gjen të mbledhura së bashku temat kryesore të dijes, për të kuptuar gjithçka për botën rreth nesh!
UNIVERSI / TRUPI I NJERIUT / HISTORIA / TOKA / BIMËT /KAFSHËT / BOTA SOT / ARTET / SHKENCA DHE TEKNIKA
Me qindra ilustrime të ndryshme, që kureshtarët e vegjël të zbulojnë botën rreth tyre.
Autor: Albas Botues: Albas Përktheu: Gent Sinani Viti i botimit: 2018 Faqet: 176 ISBN: 978-9928-282-37-8 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Koni udhëton nëpër detin Mesdhe
Koni udhëton me prindërit dhe Jakobin për në Greqi. Më në fund, pushime! Në ishullin e Kretës, çdo gjë është krejt ndryshe nga shtëpia. Deti është i madh dhe blu. Në rrugicat e qytetit mund të humbasësh lehtë. Sa mirë që ka grekë që flasin gjermanisht! Në të kundërt, Koni nuk do të ishte gjetur kurrë. Gjithashtu, nuk do të kishte parë kurrë një pallat të vërtetë.
Autor: Julia Boehme Botues: Albas Përktheu: Alma Kosova Viti i botimit: 2015 Faqet: 96 ISBN: 978-9928-02-617-0 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Kristofor Kolombi
Edhe pse nuk dihet me siguri, ka shumë mundësi që Kristofor Kolombi të ketë lindur në Gjenevë të Italisë në vitin 1451, në një periudhë kur shtete të ndryshme panë të nevojshme të zgjeroheshin dhe të mbizotëronin rrugët tregtare. Dëshira e tij më e madhe, që e ndiente si paracaktim nga Zoti, ishte të arrinte në Indi, në një vend në anën tjetër të globit, duke kaluar përreth kontinentit afrikan. Pas kërkesave drejtuar mbretërve të ndryshëm, më në fund Mbretërit Katolikë financuan aventurën e tij, që kulmoi me zbulimin e asaj që më vonë do të quhej Amerikë, në anën tjetër të Atlantikut. Pjesa tjetër e jetës së tij qe e mbushur me pakënaqësi, edhe pse nuk arriti ta merrte vesh kurrë që për evropianët zbuloi një kontinent të ri. Ishin të tjerët, ata që morën nderet dhe pasuritë që i përkisnin atij.
Autor: Fernando Garces & Oscar Julve Botues: Albas Përktheu: Viola Dona Viti i botimit: 2014 Faqet: 64 ISBN: 978-9928-02-442-8 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Albert Ainshtajn
Lindi në Ulm, një qytet në jug të Gjermanisë, që kishte nje katedrale madhështore. Ai u cilësua nga revista “Time” si “Personazhi i shekullit XX”. Po përse? Edhe pse i vogël nuk shquhej për ndonjë aftësi të madhe, shumë shpejt ai shfaqi interesin dhe aftësinë e tij për të reflektuar mbi qasjet e fizikës bashkëkohore. Më pas, puna e tij mbi dritën, elektrodinamikën, energjinë, hapësirën dhe kohën e bënë botërisht të famshëm, pasi konfirmonin teori të shkuara apo që zbulonin dilema pasionuese të fizikës. Pavarësisht kontributit të tij të jashtëzakonshëm në fushën ë shkencës, ai ishte një njeri si gjithë të tjerët, të cilit i pëlqente të luante në violinë.
Autor: Lluis Cugota Botues: Albas Përktheu: Viola Dona Viti i botimit: 2014 Faqet: 64 ISBN: 978-9928-02-442-8 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Bethoven
Ludvig van Bethoven është një nga kompozitorët klasikë më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Lindi në Gjermani dhe e jetoi pjesën më të madhe të jetës në Vjenë. Mënyra e tij e të shkruarit muzikë në shekujt XVIII dhe XIX revolucionarizoi kompozimin. Dha koncertin e parë kur ishte vetëm 7 vjeç. Nxënës i Hajdenit, shfaqi menjëherë talentin e tij të jashtëzakonshëm. Vepra e tij përfshin nëntë simfoni, një operë, tridhjetë e dy sonata për piano, gjashtëmbëdhjetë kuartete për harqe, dhjetë sonata për violinë dhe disa kompozime të tjera. Një vepër kaq e gjerë e bën të pamundur të mendosh se gjatë pjesës më të madhe të jetës vuajti mungesën e dëgjimit, që e pengonte të dëgjonte atë që shkruante. Ende sot dëgjohen shumë nga veprat e tij, si Himni i gëzimit, që është dhe himni i Bashkimit Evropian. Pa fat në dashuri, ia dedikoi gjithë jetën muzikës.
Autor: Maria Joao Costa & Manuel Morgado Botues: Albas Përktheu: Viola Dona Viti i botimit: 2014 Faqet: 64 ISBN: 978-9928-02-442-8 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Kush tepër lakmon…
Kush tepër lakmon, a thua më shunë gëzon? As që bëhet fjalë! Kush shumë lakmon, mbetet me gisht në gojë! Kjo i nodhi luanit të babëzitur, gomarit lakmitar dhe personazheve të tjera të fabulave të kësaj përmbledhje!
Autor: Giuditta Campello Botues: Albas Përktheu: Rudina Çupi Viti i botimit: 2018 Faqet: 48 ISBN: 978-9928-282-27-9 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Mirë t`u bëhet!
Mirë t’i bëhet edhe erës që desh të matej me diellin babaxhan, edhe lepurit mburravec. Ja që, jo gjithmonë, fiton më i shpejti! Le pastaj dhelpra, që deshi ta tërhiqte prej hunde (sqepi) lejlekun! Mirë t`i bëhet edhe asaj!
Autor: Giuditta Campello Botues: Albas Përktheu: Rudina Çupi Viti i botimit: 2018 Faqet: 48 ISBN: 978-9928-282-30-9 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Uri prej ujku
Kujdes prej personazheve të këtyre fabulave: ato kanë një uri të madhe! Jo të madhe, por të llahtarshme fare! Çne të llahtarshme: kanë një uri prej bishe, kushedi ç`kurthe e ç`gracka sajojnë për të mbushur barkun!
Autor: Giuditta Campello Botues: Albas Përktheu: Rudina Çupi Viti i botimit: 2018 Faqet: 48 ISBN: 978-9928-282-29-3 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Të vegjël, por mendjemprehtë
Mos vallë vetëm ata që janë të mëdhenj ia dalin mbanë? Jo, aspak, sepse edhe të vegjlit janë mendjemprehtë, siç janë personazhet e këtyrë fabulave. Gjinkalla ia hodhi dhelprës dinake, miushi i shpëtoi jetën luanit dhe keci ia mbarhi prej kthetrave të ujkut… Nuk e beson?! Lexoje vetë me sytë e tu!
Autor: Giuditta Campello Botues: Albas Përktheu: Rudina Çupi Viti i botimit: 2018 Faqet: 48 ISBN: 978-9928-282-25-5 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Përralla të së ardhmes
Tetë përralla për kohët e ardhme, plot fantazi, aventura dhe humor, shkruar kryesisht për të rriturit, që t’ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për të lexuar.
Autor: Albas Botues: Albas Përktheu: Mimoza Mema Viti i botimit: 2013 Faqet: 64 ISBN: 978-9928-02-334-6 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 3-5V
Klasikët e mi të parë
Përrallat më të bukura të të gjitha kohërave, që të lexohen para gjumit dhe t’i bëjnë fëmijët të ëndërrojnë. 34 rrëfime të mrekullueshme që të futin në një botë fantastike dhe plot imagjinatë.
Përralla klasike
Libri përmbledh rrëfimet më të bukura të letërsisë për fëmijë të shekullit 19-të.
Përralla për të ëndërruar
Libri përmbledh përrallat më të mira të autorëve klasikë, si: Anderseni, Vëllezërit Grim dhe Ezopi.
Histori klasike
Libri u drejtohet lexuesve fillestarë dhe i fut ata në botën magjike të përrallave klasike më të njohura.
Autor: Albas Botues: Albas Përktheu: Sofiana Filipi Viti i botimit: 2015 ISBN: 978-608-237-023-1 SKU: n/a