Poliana, heroina e dashur e shumë vajzave, rritet. Si shumica e vajzave të reja, ajo dashurohet. Por sa vuan zemra e saj! Megjithatë, edhe në çastet më të vështira, Poliana nuk harron të veçantën e saj, “lojën e të kënaqurit”.
Po shfaqen 265–288 nga 3868 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave
Set me karfica të vogla për të zbukuruar flokët apo bishtalecat e kapur me yje të vogla me bisht, prej tyli. Argëtohuni duke i vendosur e kombinuar së bashku apo me karfica të tjera.
Poliana, heroina e dashur e shumë vajzave, rritet. Si shumica e vajzave të reja, ajo dashurohet. Por sa vuan zemra e saj! Megjithatë, edhe në çastet më të vështira, Poliana nuk harron të veçantën e saj, “lojën e të kënaqurit”.
Autor: | Eleanor H. Porter |
---|---|
Botues: | Albas |
Përktheu: | Klodian Briçi |
Viti i botimit: | 2018 |
Faqet: | 320 |
ISBN: | 978-9928-282-12-5 |
Poliana njëmbëdhjetëvjeçare, pas vdekjes së prindërve, shkon të jetojë në Vermont, me teton e saj hijerëndë, Polin. Megjithatë, vogëlushja nuk pranon kurrsesi t’i nënshtrohet gjendjes së zymtë, por përkundrazi, zgjedh të shohë anën e mirë të gjërave. Me anë të “lojës së gëzimit”, të cilën ia ka mësuar babai, Poliana gjen arsye që të gëzohet në çfarëdo situate dhe përballon çdo pengesë. Vogëlushja i nxit të tjerët t’i bashkohen lojës së saj të gëzimit dhe të ndryshojnë jetën e tyre të zymtë. Mes lojtarëve të rinj janë zonja Snou, Xhon Pendëlltëni, Nensi etj. Të gjithë tregohen bujarë për ta pranuar në jetën e tyre vajzën e hareshme, që nuk njeh lodhje, edhe pse asaj i duhet të përballojë dhe të kapërcejë sfidat e veta.
Edhe pse Poliana cilësohet si roman për fëmijë, në të vërtetë qëllimi i tij është që të lexohet nga njerëz të të gjithë moshave. Autorja paraqet një udhëtim ndriçues në botën e pafajshme fëmijërore, energjia pozitive e së cilës mund të lehtësojë edhe rrethanat më të zymta. Poliana shërben si frymëzim për shumë njerëz, që asnjëherë të mos dorëzohen në jetë dhe ta shohin atë në mënyrë pozitive.
Autor: | Eleanor H. Porter |
---|---|
Botues: | Albas |
Përktheu: | Klodian Briçi |
Viti i botimit: | 2017 |
Faqet: | 256 |
ISBN: | 978-9928-02-987-4 |
Megjithëse disa prej nesh jetojnë në qyteza dhe disa në fshatra, qytet është e përqendruar pjesa më e madhe e popullsisë.
Ndonëse ka shumë lëvizje dhe shpesh është i zhurmshëm, qyteti ofron shumicën e shërbimeve që na nevojiten. Mirë është që t’u tregojmë të vegjëlve çfarë ka në të dhe si mund të jenë qytetarë të mirë. Fëmijët do të mësojnë të lëvizin në qytet dhe do të zbulojnë me entuziazëm çdo gjë të re: kinemanë, supermarketin, një koncert “live”, këndin e lojërave…
Në këtë libër do të zbulojmë së bashku qytetin dhe mjediset e tij. Kështu, lexuesit tanë të vegjël do të njohin hapësira të reja dhe do të mësojnë me ndihmën tonë, shumë gjëra për vendin ku jetojnë ose për vende të tjera ku shkojnë herë pas here.
Çdo faqe e këtij libri na jep pamje, ku shohim ndërtesat e qytetit, aktivitetet që kryhen në to dhe gjithçka që haset në qytet. Fëmijët, me ndihmën e një të rrituri, do t’i dallojnë këto mjedise dhe do të mësojnë se çfarë ndodh në çdo vend si duhet të sillen, si dhe shumë gjëra të tjera.
Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.
Autor: | Meritxell Marti |
---|---|
Botues: | Albas |
Përktheu: | Sidita Gjipali |
Viti i botimit: | 2010 |
Faqet: | 30 |
ISBN: | 978-9989-108-53-2 |
Këtë libër me vargje për disa specie të rrezikuara në vendin tonë, disa të vogla e disa jo dhe aq të vogla, e kemi shkruar së bashku si familje, duke frymëzuar njëri-tjetrin me të dhëna, vizatime e thënie nga personazhet tona më të dashura të letërsisë për fëmijë. Urojmë që edhe ju, lexues të vegjël, të shkruani për speciet tuaja ose për diçka të vyer për ju, që është e rrezikuar të zhduket.
Autor: | Piro Bakallbashi, Kora Bakallbashi |
---|---|
Botues: | Albas |
Viti i botimit: | 2024 |
Faqet: | 32 |
ISBN: | 978-9928-920-66-9 |
Zbukuroni bishtalecat e hollë me lidhëset e vogla me fruta dhe plot xixa e kontraste të bukura për t’u argëtuar teksa i kombinoni së bashku!.
Vajza, dallëndyshja dhe fija e flokut është një libër me përralla, ku një pjesë e tyre janë mbështetur te përrallat popullore, ndërsa një pjesë tjetër janë përralla të krijuara nga vetë autori. Në çdo përrallë që do të lexoni, do të njiheni me fabulën interesante, e cila flet për një histori, për një ngjarje që u ndodh personazheve: kafshë, shpendë, fëmijë, kandrra etj. E mira në çdo përrallë shfaqet përmes urtësisë dhe këshillës së mirë, si dhe veprimeve të personazheve që mbartin cilësi dhe virtyte pozitive. Dhe, ju fëmijë të dashur, vlerën e së mirës duhet ta keni dhe ta mbani gjithmonë me vete, sepse ajo u mëson për të vërtetat e jetës.
Autor: | Xhahid Bushati |
---|---|
Botues: | Albas |
Viti i botimit: | 2024 |
Faqet: | 62 |
ISBN: | 978-9928-920-12-6 |
Set me karfica të vogla për të zbukuruar flokët apo bishtalecat e kapur. Punuar me detaje të imta, nga fustani i vogël prej tyli të zanës tek pikat e kërpudhës; në ngjyra të ëmbla dhe shkëlqim elegant.
Udhëtimi i Kronit nis në barkun e mamit, ku ai përjeton ndjesitë e para, njeh zërat e prindërve dhe fantazon për botën jashtë. Ai vjen në jetë para kohe dhe i duhet të ushqehet e të qëndrojë në inkubator, derisa mjekët vendosin që prindërit ta marrin në shtëpi. Aty, do të rritet me dashuri e përkujdesje në një mjedis të ngrohtë familjar, si dhe do të fitojë besimin se të tjerët e duan dhe bota është një vend i mirë. Pasi na tregon sa shumë gjëra ka mësuar deri më tani, Kroni feston 1-vjetorin dhe sheh një ëndërr të mrekullueshme.
Autor: | Lediona Braho |
---|---|
Botues: | Albas |
Viti i botimit: | 2023 |
Faqet: | 30 |
ISBN: | 978-9928-807-59-5 |
“Kajani dhe Mbretëria e humbur e Ilirisë” është një udhëtim i mbështjellë me petkun e një përralle, ku bashkë me fëmijët, personazhe jemi edhe ne, prindërit, që u mësojmë fëmijëve tanë prejardhjen, historinë, lidhjen me tokën… Në të vërtetë, do të ndiheni të kapur dorë për dore me ta, dhe ata, me kureshtjen asnjëherë të shuar, guximin për të besuar në forcën e tyre, fantazinë për t’i parë të gjalla përrallat e tregimet, na mësojnë se ata janë heronjtë e vërtetë, për të cilët kemi aq shumë nevojë. Gjatë këtij kërkimi për një mbretëri të humbur, ne rigjejmë një të vërtetë të madhe: lirinë për të mos e humbur kurrë “heroin” brenda vetes.
Autor: | Ana Maria Taçe |
---|---|
Botues: | Albas |
Viti i botimit: | 2024 |
Faqet: | 32 |
ISBN: | 978-9928-920-36-2 |
Fustan me jakë të madhe të bardhe, dhe plot lule të vogla, në ngjyra të ngrohta vere.
Masat janë reale; rekomandojmë përgjithësisht të zgjidhni masën sipas moshës aktuale të fëmijës.
Kulla e mësimit, me shkallë për kuriozët e vegjël në kuzhinë!
Me këto shkallë të sigurta, banaku i kuzhinës, aq i lakmuar nga të gjithë fëmijët, bëhet i arritshëm dhe i përfshin në punët e gatimet e kuzhinës. Mund ta përdorni edhe në tualet, për të edukuar mbi larjen e dhëmbëve dhe duarve në mënyrë të sigurt.
Mosha: + 3 vjeç
Avioni Fire është i gjatë e i hollë, fluturon si avion letre origami, por është i bërë prej bukëpeshku.
Shkon deri në 75m dhe