“Ana flokëkuqja” e autorit kanadez L. M. Montgomery është varianti i plotë i një prej romaneve klasike, nga më të bukurit e më të lexuarit e letërsisë botërore, që rrëfen aventurat dhe bëmat e Ana Shirlit, vajzës që mbeti jetime e që u rrit duke punuar që foshnjë, vajzës plot jetë e gjallëri, që 11 vjeçe u bë pjesëtare e denjë e familjes Kuthberti në Çatiblertë. Fantazia e saj pa cak, dashuria për natyrën e Evjolit, shpërthimet e saj të sinqerta, të folurit e rrjedhshëm e papushim dhe aventurat në kërkim të më të mirës së vetes dhe të shoqërisë së saj, të lënë pa frymë. Ato e bëjnë Anën të fitojë zemrat e të gjithëve. Kurse këmbëngulja për të arritur të paarritshmen e vënë Anën në krye të listave të më të mirëve: në shkollë, në kolegj, në recitime etj. Një vajzë që di ç’kërkon dhe bën të gjitha përpjekjet që t’i arrijë. Me botën e saj të madhe ajo bën që të zgjojë dashuri të fjetura te Marila, te Methjuja, i përkushtohet me gjithë shpirt miqësisë me Dianën dhe qëndron krenare për vite të tëra ndaj Gilberit, të cilit nuk i fali fyerjen. E kudondodhur për ndihmë, por përkushtimi në fund ndaj Marildës, është shumë mbresëlënës. Libri ka përshkrime të mrekullueshme, shumica e të cilave vijnë nëpërmjet përshkrimeve fantastike të Anës.
Dyqani
Po shfaqen 193–216 nga 3843 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave
-
LIBRA, Libra 3-5V
Klasikët e mi të parë
Përrallat më të bukura të të gjitha kohërave, që të lexohen para gjumit dhe t’i bëjnë fëmijët të ëndërrojnë. 34 rrëfime të mrekullueshme që të futin në një botë fantastike dhe plot imagjinatë.
Përralla klasike
Libri përmbledh rrëfimet më të bukura të letërsisë për fëmijë të shekullit 19-të.
Përralla për të ëndërruar
Libri përmbledh përrallat më të mira të autorëve klasikë, si: Anderseni, Vëllezërit Grim dhe Ezopi.
Histori klasike
Libri u drejtohet lexuesve fillestarë dhe i fut ata në botën magjike të përrallave klasike më të njohura.
Autor: Albas Botues: Albas Përktheu: Sofiana Filipi Viti i botimit: 2015 ISBN: 978-608-237-023-1 SKU: n/a -
-
-
Kukulla & Pellusha, LOJRA, Pellushe
Lepurushi Mist, Liewood
Lepurushi i butë prej pellushi do të jetë shoku besnik, vjen veshë të gjatë, me qime pak të gjata dhe me kollare të vogël rreth qafës.- Zgjidhni nga dy përmasa: Large 30 cm | Small 16cm
- I butë dhe me materiale të pastra e jo toksike, për përdorim të sigurt e rritje të shëndetshme
- Mund të lahet në lavatriçe me 30 gradë.
SKU: n/a -
Aksesore Scooters, LOJRA, Lojra Sportive, Scooters
Set Mbrojtës gjymtyrësh – Cherry
Mosha: 3 – 6 vjeç ose deri afërsisht 25kg
Set për të mbrojtur gjunjtë, brrylat dhe duart kur mëson/nget biçikletën, scooter-in apo patinat!
Dizenjuar me ngjitëse velcro, për t’u përshtatur sipas gjerësisë së gjymtyrëve.
- CE certified
SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Hajdi
“Hajdi” është një histori, që ndoshta nuk është e vërtetë, ndoshta ka ndodhur vetëm në imagjinatën e autores, por është kaq e besueshme. Hajdi është një vajzë 5-vjeçare, simbol i mirësisë, i dashurisë për njerëzit më të afërt të familjes, por jo vetëm për ta. Gojëmbël, çamarroke, e padjallëzuar, admiruese e kafshëve, luleve, e të gjitha qenieve frymuese, e bukurisë natyrore dhe njerëzore, të gjitha këto veçori autorja i vë në shpirtin e një fëmije trupvogël dhe jo rastësisht ajo e dërgon atë nga një vend në tjetrin. A ia doli Hajdi, që me dëlirësinë dhe mirësinë e saj, t’i ndryshojë njerëzit me të cilët ndeshet gjatë udhës së saj? A triumfoi mirësia e saj, në një botë ku ligësia, thashethemet, varfëria dhe djallëzia bashkëjetojnë? A mundi ajo t’u thotë të gjithë fëmijëve, se jeta është më e bukur dhe kuptimplotë, nëse e do me gjithë shpirt gjithçka që të rrethon?
Ky libër është përkthyer nga gjermanishtja nga Afrim Koçi. Bukuria e fjalës, gjuha e pasur me frazeologji dhe shprehje e përzgjedhur prej tij, do t’jua bëjnë rrëfimin më të thjeshtë dhe mbresëlënës.
Autor: Johanna Spyri Botues: Albas Përktheu: Afrim Koçi Viti i botimit: 2017 Faqet: 308 ISBN: 978-9928-20-978-2 SKU: n/a -
Aksesore Scooters, LOJRA, Lojra Sportive, Scooters
Set Mbrojtës gjymtyrësh – Kalamata
Mosha: 3 – 6 vjeç ose deri afërsisht 25kg
Set për të mbrojtur gjunjtë, brrylat dhe duart kur mëson/nget biçikletën, scooter-in apo patinat!
Dizenjuar me ngjitëse velcro, për t’u përshtatur sipas gjerësisë së gjymtyrëve.
- CE certified
SKU: n/a -
Aksesorë për vajza, Karfica & Kapëse Flokësh, VESHJE
Mini Karfica – Flying Unicorns
Set me karfica të vogla për të zbukuruar flokët apo bishtalecat e kapur. Punuar me detaje të imta, me unicorns me krahë, yje, zemra e ylber, plot motive e shkëlqime!
- Të përshtatshme për pak flokë
- Mbi karficë 2 cm
- Seti përmban 8 copë
SKU: n/a -
Aksesorë për vajza, Karfica & Kapëse Flokësh, VESHJE
Mini Lidhëse Bishtalecash, Flying Unicorns
Zbukuroni bishtalecat e hollë me lidhëset e vogla të zbukuruar deri në detaje, me shkëlqime të ndryshme, xixa dhe imtësi të vogla fantastike.
Seti me 8 lidhëse.
Lidhëset janë prej llastiku
Lidhëset e vogla, të përshtatshme edhe për flokë jo të dendurSKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Aventurat e Tom Sojerit
Shumica e aventurave që rrëfehen në këtë libër kanë ndodhur vërtet; nja dy i kam jetuar vetë, të tjerat i di nga shokët e shkollës. Hak Fini është skicuar sipas një njeriu që ka rrojtur vërtet, edhe Tom Sojeri, po jo prej një individi të vetëm: ai është ndërthurja e tipareve të tre djemve që njihja, ndaj klasifikohet në rendin e ndërlikuar të arkitekturës.
Besëtytnitë e çuditshme që kam përmendur, gjallonin fort mes fëmijëve dhe skllevërve në perëndim, në kohën kur zhvillohen ngjarjet e këtij libri, pra nja tridhjetë e dyzet vjet të shkuara.
Edhe pse libri im ka më së pari synimin të argëtojë djemtë e vajzat, shpresoj që për këto arsye të mos lihet pas dore nga burrat e gratë, se kisha në plan që me shumë ëndje t’u kujtoja edhe të rriturve se si kanë qenë dikur dhe se si ndiheshe, si mendoje e si flisje, madje edhe në ç’mesele të çuditshme i ngatërroje këmbët.
Autor: Mark Twain Botues: Albas Viti i botimit: 2020 Faqet: 282 ISBN: 978-9928-311-98-6 SKU: n/a -
A-Past24, BOYS, Coming Soon, Setet e Veshjeve KS, T-shirts, Tuta & Bluza, VESHJE, Veshje Verore
Pantallona të shkurtra Frankie – Coeur Colore
A-Past24, BOYS, Coming Soon, Setet e Veshjeve KS, T-shirts, Tuta & Bluza, VESHJE, Veshje VerorePantallona të shkurtra Frankie – Coeur Colore
Pantallona të shkurtra në stil xhins Frankie.
- Butësi luksoze* 100% pambuk organik
- Pa kimikate, bojra të dëmshme apo solucione të ndaluara; garantuar për një rritje të shëndetshme dhe plot shije nga Konges Slojd.
- Masat janë reale; rekomandojmë përgjithësisht të zgjidhni masën sipas moshës aktuale të fëmijës.
SKU: n/a -
A-Past24, BOYS, Coming Soon, Setet e Veshjeve KS, T-shirts, Tuta & Bluza, VESHJE, Veshje Verore
Pantallona të shkurtra Frankie – Felice
A-Past24, BOYS, Coming Soon, Setet e Veshjeve KS, T-shirts, Tuta & Bluza, VESHJE, Veshje VerorePantallona të shkurtra Frankie – Felice
Pantallona të shkurtra në stil xhins Frankie.
- Butësi luksoze* 100% pambuk organik
- Pa kimikate, bojra të dëmshme apo solucione të ndaluara; garantuar për një rritje të shëndetshme dhe plot shije nga Konges Slojd.
- Masat janë reale; rekomandojmë përgjithësisht të zgjidhni masën sipas moshës aktuale të fëmijës.
SKU: n/a -
-