Kush tepër lakmon, a thua më shunë gëzon? As që bëhet fjalë! Kush shumë lakmon, mbetet me gisht në gojë! Kjo i nodhi luanit të babëzitur, gomarit lakmitar dhe personazheve të tjera të fabulave të kësaj përmbledhje!
Libra 6-8V
Po shfaqen 1–24 nga 30 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave
-
LIBRA, Libra 3-5V, Libra 6-8V
Mëso për kodimin
LOGICO PRIMO
Mëso për kodimin
Ndihmon për të përmirësuar:
• të menduarit logjik dhe kritik
• aftësitë e zgjidhjes së problemave
• të menduarit algoritmik dhe renditjen
• kreativitetin
• njohuritë bazë të botës digjitale
Autor: Britta Vorbach Botues: Albas Përktheu: Medina Mehmeti Viti i botimit: 2024 Faqet: 16 ISBN: 9978-9928-920-00-3 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Aventurat e Pinokut (për të vegjël)
Personazhi i Pinokut vjen në një përkthim të ri, të këndshëm dhe shumë argëtues, Ju do të njiheni me aventurat e kukullës prej druri, që s’do të shkojë në shkollë dhe që futet në telashe të njëpasnjëshme. Por ai ia del në fund të bëhet një djalë prej vërteti, sepse është zemërmirë, i do dhe i ndihmon të gjithë ata që has gjatë aventurave të tij, dhe veçanërisht do babanë e vet, Xhepeton e moshuar, dhe Zanën, mirëbërësen e tij të kudogjendur.
Autor: Carlo Collodi Botues: Albas Përktheu: Lejbjana Hyseni Përgatiti: Roberto Piumini Viti i botimit: 2015 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-609-5 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Ana flokëkuqja
Methju dhe motra e tij, Marila, kishin vendosur të birësonin një djalë, që t’i ndihmonte në fermën e tyre, por gabimisht jetimorja u dërgon Anën, një vajzë me flokë të kuq dhe tepër ëndërrimtare. Me imagjinatën, kokëfortësinë, zgjuarsinë e saj, ajo arrin t’i bëjë për vete dhe të sjellë gjallëri në Grin Gejbëlls.
Çdo ditë është një aventurë e re për Anën, e cila edhe pse padashur bën shumë prapësi, gjithnjë e karakterizon humori të cilin e përçon edhe te njerëzit që e rrethojnë.
Autor: Eliza Puriçelli Guerra Botues: Albas Përktheu: Lejbjana Hyseni Përgatiti: Eliza Puriçeli Guerra Viti i botimit: 2018 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-282-08-8 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Aventurat e Hakëlberi Finit
Të gjithë fëmijët që e njohin të famshmin Tom Sojeri, në botimin më të ri të klasikëve për të vegjël, do të mund të njohin, më në fund, shokun e tij më të ngushtë, trazovaç e të pabindur, Hakëlber Finin. Ky djalë i vogël është braktisur nga babai i tij i papërgjegjshëm. Vejusha Dagllas e merr në shtëpinë e saj, që ta rrisë dhe edukojë. Por Hakëlberi është një fëmijë i pashtruar dhe që e ka zët të jetë “një djalë i mirë”, pasi për të dhe Tomin jeta duhet të jetë gjithë aventura. Por ja që një ditë babai i Hakëlberit shfaqet dhe e rrëmben, duke e marrë të jetojë me të në pyll. Se si do të arrijë ai t’i shpëtojë rrëmbimit nga i ati dhe cila do të jetë aventura e tij si hero, do ta mësoni në këtë libër fantastik aventuresk nga autorja Sahar Rosi.
Autor: Mark Twain Botues: Albas Përktheu: Rigel Rizaj Përgatiti: Sarah Rossi Viti i botimit: 2017 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-969-0 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Udhëtim në qendër të tokës
Profesor Lidenbroku, gjeolog dhe studiues mineralesh me famë botërore, së bashku me nipin e tij Aksel, përgatiten për një mision: një udhëtim në qendër të Tokës. A do ta përmbushin ata këtë mision? Zbuloni më shumë për udhëtimin e tyre plot peripeci dhe të papritura duke lexuar librin.
Autor: Jules Verne Botues: Albas Përktheu: Lejbjana Hyseni Përgatiti: Alessandro Gatti Viti i botimit: 2014 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-484-8 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Liza në botën e çudirave
Libri “Liza në botën e çudirave” është një tregim fantastik, i botuar në 123 vende të botës. Ai rrëfen për udhëtimin fantastik të vogëlushes Lizë, që ka ndodhur kohë më parë në një ditë vere. Liza kalon nëpër shumë aventura njëra pas tjetrës, takon Lepurin e Bardhë, macen ngërdheshëse, Kapelabërësin, mbretin, mbretëreshën etj. Për të mësuar më shumë mbi bëmat e Lizës në botën e çudirave lexoni këtë klasik me ilustrime fantastike.
Autor: Lewis Carroll Botues: Albas Përktheu: Lejbjana Hyseni Përgatiti: Sarah Rossi Viti i botimit: 2014 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-487-9 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
TARZANI I MAJMUNEVE
Në këtë libër tregohet historia e mrekullueshme e djaloshit të xhunglës, Tarzanit. Prindërit e tij nisen nga Londra drejt Afrikës për të punuar, por gjatë rrugës ata braktisen në xhungël nga kapiteni. Pikërisht këtu lind Tarzani, i cili pas vdekjes së prindërve, rritet nga majmuni Kala. Një ditë Tarzani pa në breg një kasolle të vogël, të ndërtuar mbi një pemë. Tepër kureshtar shkon drejt saj, pa e ditur që ajo ishte shtëpia ku kishte lindur. Po në këtë shtëpi takon dhe bie në dashuri me Xhejnin. Por a do ta braktisë xhunglën dhe a do të takohet me Xhejnin në Londër? Mësojeni këtë në aventurën e Tarzanit.
Autor: Edgar Rice Burroughs Botues: Albas Përktheu: Lejbjana Hyseni Përgatiti: Tommaso Percivale Viti i botimit: 2015 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-608-8 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V, Libra 9-12V
Enciklopedia ime (6-10 vjeç)
Këtu gjen të mbledhura së bashku temat kryesore të dijes, për të kuptuar gjithçka për botën rreth nesh!
UNIVERSI / TRUPI I NJERIUT / HISTORIA / TOKA / BIMËT /KAFSHËT / BOTA SOT / ARTET / SHKENCA DHE TEKNIKA
Me qindra ilustrime të ndryshme, që kureshtarët e vegjël të zbulojnë botën rreth tyre.
Autor: Albas Botues: Albas Përktheu: Gent Sinani Viti i botimit: 2018 Faqet: 176 ISBN: 978-9928-282-37-8 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Mirë t`u bëhet!
Mirë t’i bëhet edhe erës që desh të matej me diellin babaxhan, edhe lepurit mburravec. Ja që, jo gjithmonë, fiton më i shpejti! Le pastaj dhelpra, që deshi ta tërhiqte prej hunde (sqepi) lejlekun! Mirë t`i bëhet edhe asaj!
Autor: Giuditta Campello Botues: Albas Përktheu: Rudina Çupi Viti i botimit: 2018 Faqet: 48 ISBN: 978-9928-282-30-9 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Uri prej ujku
Kujdes prej personazheve të këtyre fabulave: ato kanë një uri të madhe! Jo të madhe, por të llahtarshme fare! Çne të llahtarshme: kanë një uri prej bishe, kushedi ç`kurthe e ç`gracka sajojnë për të mbushur barkun!
Autor: Giuditta Campello Botues: Albas Përktheu: Rudina Çupi Viti i botimit: 2018 Faqet: 48 ISBN: 978-9928-282-29-3 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Të vegjël, por mendjemprehtë
Mos vallë vetëm ata që janë të mëdhenj ia dalin mbanë? Jo, aspak, sepse edhe të vegjlit janë mendjemprehtë, siç janë personazhet e këtyrë fabulave. Gjinkalla ia hodhi dhelprës dinake, miushi i shpëtoi jetën luanit dhe keci ia mbarhi prej kthetrave të ujkut… Nuk e beson?! Lexoje vetë me sytë e tu!
Autor: Giuditta Campello Botues: Albas Përktheu: Rudina Çupi Viti i botimit: 2018 Faqet: 48 ISBN: 978-9928-282-25-5 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Kopshti sekret (për të vegjël)
Meri është një vajzë e llastuar që jeton në Indi. Por fatkeqësia e godet, dhe një sëmundje u merr jetën të dy prindërve të saj. Prandaj Meri detyrohet të kthehet në Angli, dhe të jetojë në Misëlthuejt Manor, shtëpinë e xhaxhait të saj. Aty takon Dikonin, një djalosh mjaft i çuditshëm, mik me gjithë kafshët dhe kushëririn e sëmurë Kolin. Bashkë me ta, ajo do të rilindë kopshtin sekret të vilës, i goditur edhe ai nga fatkeqësia, njëlloj si vogëlushja Meri.
Autor: Frances Hodgson Burnett Botues: Albas Përktheu: Viola Dona Përgatiti: Sabina Colloredo Viti i botimit: 2015 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-476-3 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Libri i xhunglës
Një “këlysh” njeriu gjendet në xhungël, në shpellën e ujqërve. Ai është shtrirë midis këlyshëve ujqër, pranë nënës Ujkonjë dhe nuk ka fare frikë. Jashtë shpellës, tigri Sher Kan ulërin i tërbuar sepse do ta kullufitë. Çfarë do të ndodhë me Moglin? A do ta shpëtojnë ujqërit nga kthetrat e tigrit njeringrënës? A do të arrije të mbijetojë në xhungël? Po ligjit të xhunglës? Mësojeni këtë në historinë e Librit të Xhunglës, të rrëfyer me një gjuhë të thjeshtë dhe të shoqëruar me ilustrime tërheqëse.
Autor: Rudyard Kipling Botues: Albas Përktheu: Lejbjana Hyseni Përgatiti: Pierdomenico Baccalario Viti i botimit: 2014 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-486-2 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Piter Pani (për të vegjël)
Familja Draling jetonte në një shtëpi të madhe e të bukur. Ajo përbëhej nga prindërit, vajza e madhe Uendi, dy vëllezërit e saj të vegjël, Xhani e Mikeli dhe qeni Nana. Një mbrëmje një djalë i vogël i çuditshëm hyri nga dritarja duke fluturuar. Kështu fillon historia e mrekullueshme e Piter Panit, djaloshit që nuk rritej, e cila vjen në këtë libër, e ritreguar plot humor dhe mjeshtëri, e shoqëruar me ilustrime fantastike. Uendi, Xhani dhe Mikeli përfshihen në një aventurë, së bashku me Piter Panin në Ishullin që nuk është. Mësoni më shumë për aventurat e tyre duke lexuar këtë libër.
Autor: James Matthew Barrie Botues: Albas Përktheu: Rudina Çupi Përgatiti: Guido Sgardoli Viti i botimit: 2014 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-485-5 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Hajdi (për të vegjël)
Vogëlushja Adelajde, ose siç e thërrasin të gjithë, Hajdi, jeton në malet e Zvicrës me gjyshin e saj. Asaj i pëlqen të luajë me mikun e saj, Peter dhe me kopenë e dhive. Po Hajdi shkon edhe në qytet, ku takon një mikeshë të re, Klarën. Por atë e merr malli shumë për gjyshin dhe shtëpinë. A do rikthehet Hajdi në mal?
Autor: Johanna Spyri Botues: Albas Përktheu: Sofiana Filipi Përgatiti: Chiara Carminati Viti i botimit: 2014 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-478-7 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Odiseja
Në këtë libër, fëmijët do të njihen me Odisenë, mbretin trim, të mënçur dhe dinak të Itakës, pas mbarimit të Luftës së Trojës. Zoti i Deteve, Poseidoni, e dënoi atë që të endej për vite e vite nëpër vise të panjohura, të luftonte kundër dallgëve dhe erërave, larg mbretërisë së tij, djalit dhe gruas që e priste me padurim. A arrin ai të largohet nga Kalipsoja që e mbante prej vitesh të izoluar në ishullin e saj e saj? A arrin t’i shpëtojë ciklopit Polifem dhe a kthehet në Itakë për të shpëtuar mbretërinë e tij?
Autor: Homeri Botues: Albas Përgatiti: Pierdomenico Baccalario Viti i botimit: 2015 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-611-8 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
AVENTURAT E TOM SOJERIT
Djaloshi çapkën, Tom Sojer dhe miku i tij Hak Fin rikthehen me aventurat e tyre në brigjet e Misisipit. Gardhit i duhet një dorë bojë, por Tomi përton si dreqi. Si do të shpëtojë ai nga kjo angari? Aventura me piratë, shpella si labirint dhe thesare të fshehura presin lexuesit e vegjël në faqet e këtij libri.
Autor: Mark Twain Botues: Albas Përktheu: Viola Dona Përgatiti: Guido Sgardoli Viti i botimit: 2014 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-441-1 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Ishulli i thesarit
Thesari i kapitenit Flint, piratit më gjakatar të të gjitha kohërave, ka qëndruar i fshehur në një ishull të largët. Harta e thesarit i bie në dorë Xhim Hokinsit, një djaloshi që punonte në bujtinën e prindërve. Bashkë me doktor Levsin, kavalier Trelaunin dhe një karakter të dyshimtë të quajtur Xhon Silveri i Gjatë, ata do të vihen në kërkim të thesarit. Çfarë të papriturash e presin të riun Xhim?
Autor: Robert Louis Stevenson Botues: Albas Përktheu: Viola Dona Përgatiti: Pierdomenico Baccalario Viti i botimit: 2014 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-477-0 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Sandokani Tigri i Malajzisë
I fuqishëm dhe i egër si një tigër, Sadokani dhe aventurat e tij në detet e Malajzisë rikthehen në këtë ritregim të ri. A do të arrijë të bashkohet me të dashurën e tij, ledi Marianën? Me çfarë rreziqesh do të përballet? Me në krah mikun e tij, Janezin, dhe shokët e tij, tigrat besnikë, Sandokani do të luftojë për liri, drejtësi dhe dashuri.
Autor: Guido Sgardoli Botues: Albas Përktheu: Viola Dona, Sofiana Filipi Viti i botimit: 2015 Faqet: 76 ISBN: 978-9928-02-473-2 SKU: n/a