Lindi në Ulm, një qytet në jug të Gjermanisë, që kishte nje katedrale madhështore. Ai u cilësua nga revista “Time” si “Personazhi i shekullit XX”. Po përse? Edhe pse i vogël nuk shquhej për ndonjë aftësi të madhe, shumë shpejt ai shfaqi interesin dhe aftësinë e tij për të reflektuar mbi qasjet e fizikës bashkëkohore. Më pas, puna e tij mbi dritën, elektrodinamikën, energjinë, hapësirën dhe kohën e bënë botërisht të famshëm, pasi konfirmonin teori të shkuara apo që zbulonin dilema pasionuese të fizikës. Pavarësisht kontributit të tij të jashtëzakonshëm në fushën ë shkencës, ai ishte një njeri si gjithë të tjerët, të cilit i pëlqente të luante në violinë.
Albert Ainshtajn
Autor: | Lluis Cugota |
---|---|
Botues: | Albas |
Përktheu: | Viola Dona |
Viti i botimit: | 2014 |
Faqet: | 64 |
ISBN: | 978-9928-02-442-8 |
600L

Produkte të afërt
-
LIBRA, Libra 6-8V
Odiseja
0 out of 5(0)Në këtë libër, fëmijët do të njihen me Odisenë, mbretin trim, të mënçur dhe dinak të Itakës, pas mbarimit të Luftës së Trojës. Zoti i Deteve, Poseidoni, e dënoi atë që të endej për vite e vite nëpër vise të panjohura, të luftonte kundër dallgëve dhe erërave, larg mbretërisë së tij, djalit dhe gruas që e priste me padurim. A arrin ai të largohet nga Kalipsoja që e mbante prej vitesh të izoluar në ishullin e saj e saj? A arrin t’i shpëtojë ciklopit Polifem dhe a kthehet në Itakë për të shpëtuar mbretërinë e tij?
Autor: Homeri Botues: Albas Përgatiti: Pierdomenico Baccalario Viti i botimit: 2015 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-611-8 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Udhëtim në qendër të tokës
0 out of 5(0)Profesor Lidenbroku, gjeolog dhe studiues mineralesh me famë botërore, së bashku me nipin e tij Aksel, përgatiten për një mision: një udhëtim në qendër të Tokës. A do ta përmbushin ata këtë mision? Zbuloni më shumë për udhëtimin e tyre plot peripeci dhe të papritura duke lexuar librin.
Autor: Jules Verne Botues: Albas Përktheu: Lejbjana Hyseni Përgatiti: Alessandro Gatti Viti i botimit: 2014 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-484-8 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Kopshti sekret (për të vegjël)
0 out of 5(0)Meri është një vajzë e llastuar që jeton në Indi. Por fatkeqësia e godet, dhe një sëmundje u merr jetën të dy prindërve të saj. Prandaj Meri detyrohet të kthehet në Angli, dhe të jetojë në Misëlthuejt Manor, shtëpinë e xhaxhait të saj. Aty takon Dikonin, një djalosh mjaft i çuditshëm, mik me gjithë kafshët dhe kushëririn e sëmurë Kolin. Bashkë me ta, ajo do të rilindë kopshtin sekret të vilës, i goditur edhe ai nga fatkeqësia, njëlloj si vogëlushja Meri.
Autor: Frances Hodgson Burnett Botues: Albas Përktheu: Viola Dona Përgatiti: Sabina Colloredo Viti i botimit: 2015 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-476-3 SKU: n/a