“Ana flokëkuqja” e autorit kanadez L. M. Montgomery është varianti i plotë i një prej romaneve klasike, nga më të bukurit e më të lexuarit e letërsisë botërore, që rrëfen aventurat dhe bëmat e Ana Shirlit, vajzës që mbeti jetime e që u rrit duke punuar që foshnjë, vajzës plot jetë e gjallëri, që 11 vjeçe u bë pjesëtare e denjë e familjes Kuthberti në Çatiblertë. Fantazia e saj pa cak, dashuria për natyrën e Evjolit, shpërthimet e saj të sinqerta, të folurit e rrjedhshëm e papushim dhe aventurat në kërkim të më të mirës së vetes dhe të shoqërisë së saj, të lënë pa frymë. Ato e bëjnë Anën të fitojë zemrat e të gjithëve. Kurse këmbëngulja për të arritur të paarritshmen e vënë Anën në krye të listave të më të mirëve: në shkollë, në kolegj, në recitime etj. Një vajzë që di ç’kërkon dhe bën të gjitha përpjekjet që t’i arrijë. Me botën e saj të madhe ajo bën që të zgjojë dashuri të fjetura te Marila, te Methjuja, i përkushtohet me gjithë shpirt miqësisë me Dianën dhe qëndron krenare për vite të tëra ndaj Gilberit, të cilit nuk i fali fyerjen. E kudondodhur për ndihmë, por përkushtimi në fund ndaj Marildës, është shumë mbresëlënës. Libri ka përshkrime të mrekullueshme, shumica e të cilave vijnë nëpërmjet përshkrimeve fantastike të Anës.
Ana flokëkuqja. Vajza e Çatiblertës
Autor: | Lucy M. Montgomery |
---|---|
Botues: | Albas |
Përktheu: | Era dhe Adela Buçpapaj |
Viti i botimit: | 2019 |
Faqet: | 418 |
ISBN: | 978-9928-300-97-3 |
1,100L

Produkte të afërt
-
LIBRA, Libra 6-8V
Aventurat e Hakëlberi Finit
0 out of 5(0)Të gjithë fëmijët që e njohin të famshmin Tom Sojeri, në botimin më të ri të klasikëve për të vegjël, do të mund të njohin, më në fund, shokun e tij më të ngushtë, trazovaç e të pabindur, Hakëlber Finin. Ky djalë i vogël është braktisur nga babai i tij i papërgjegjshëm. Vejusha Dagllas e merr në shtëpinë e saj, që ta rrisë dhe edukojë. Por Hakëlberi është një fëmijë i pashtruar dhe që e ka zët të jetë “një djalë i mirë”, pasi për të dhe Tomin jeta duhet të jetë gjithë aventura. Por ja që një ditë babai i Hakëlberit shfaqet dhe e rrëmben, duke e marrë të jetojë me të në pyll. Se si do të arrijë ai t’i shpëtojë rrëmbimit nga i ati dhe cila do të jetë aventura e tij si hero, do ta mësoni në këtë libër fantastik aventuresk nga autorja Sahar Rosi.
Autor: Mark Twain Botues: Albas Përktheu: Rigel Rizaj Përgatiti: Sarah Rossi Viti i botimit: 2017 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-969-0 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Aventurat e Pinokut (për të vegjël)
0 out of 5(0)Personazhi i Pinokut vjen në një përkthim të ri, të këndshëm dhe shumë argëtues, Ju do të njiheni me aventurat e kukullës prej druri, që s’do të shkojë në shkollë dhe që futet në telashe të njëpasnjëshme. Por ai ia del në fund të bëhet një djalë prej vërteti, sepse është zemërmirë, i do dhe i ndihmon të gjithë ata që has gjatë aventurave të tij, dhe veçanërisht do babanë e vet, Xhepeton e moshuar, dhe Zanën, mirëbërësen e tij të kudogjendur.
Autor: Carlo Collodi Botues: Albas Përktheu: Lejbjana Hyseni Përgatiti: Roberto Piumini Viti i botimit: 2015 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-609-5 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Kopshti sekret (për të vegjël)
0 out of 5(0)Meri është një vajzë e llastuar që jeton në Indi. Por fatkeqësia e godet, dhe një sëmundje u merr jetën të dy prindërve të saj. Prandaj Meri detyrohet të kthehet në Angli, dhe të jetojë në Misëlthuejt Manor, shtëpinë e xhaxhait të saj. Aty takon Dikonin, një djalosh mjaft i çuditshëm, mik me gjithë kafshët dhe kushëririn e sëmurë Kolin. Bashkë me ta, ajo do të rilindë kopshtin sekret të vilës, i goditur edhe ai nga fatkeqësia, njëlloj si vogëlushja Meri.
Autor: Frances Hodgson Burnett Botues: Albas Përktheu: Viola Dona Përgatiti: Sabina Colloredo Viti i botimit: 2015 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-476-3 SKU: n/a