“Ana flokëkuqja” e autorit kanadez L. M. Montgomery është varianti i plotë i një prej romaneve klasike, nga më të bukurit e më të lexuarit e letërsisë botërore, që rrëfen aventurat dhe bëmat e Ana Shirlit, vajzës që mbeti jetime e që u rrit duke punuar që foshnjë, vajzës plot jetë e gjallëri, që 11 vjeçe u bë pjesëtare e denjë e familjes Kuthberti në Çatiblertë. Fantazia e saj pa cak, dashuria për natyrën e Evjolit, shpërthimet e saj të sinqerta, të folurit e rrjedhshëm e papushim dhe aventurat në kërkim të më të mirës së vetes dhe të shoqërisë së saj, të lënë pa frymë. Ato e bëjnë Anën të fitojë zemrat e të gjithëve. Kurse këmbëngulja për të arritur të paarritshmen e vënë Anën në krye të listave të më të mirëve: në shkollë, në kolegj, në recitime etj. Një vajzë që di ç’kërkon dhe bën të gjitha përpjekjet që t’i arrijë. Me botën e saj të madhe ajo bën që të zgjojë dashuri të fjetura te Marila, te Methjuja, i përkushtohet me gjithë shpirt miqësisë me Dianën dhe qëndron krenare për vite të tëra ndaj Gilberit, të cilit nuk i fali fyerjen. E kudondodhur për ndihmë, por përkushtimi në fund ndaj Marildës, është shumë mbresëlënës. Libri ka përshkrime të mrekullueshme, shumica e të cilave vijnë nëpërmjet përshkrimeve fantastike të Anës.
Ana flokëkuqja. Vajza e Çatiblertës
Autor: | Lucy M. Montgomery |
---|---|
Botues: | Albas |
Përktheu: | Era dhe Adela Buçpapaj |
Viti i botimit: | 2019 |
Faqet: | 418 |
ISBN: | 978-9928-300-97-3 |
1,100L

Produkte të afërt
-
LIBRA, Libra 6-8V
Aventurat e Pinokut (për të vegjël)
0 out of 5(0)Personazhi i Pinokut vjen në një përkthim të ri, të këndshëm dhe shumë argëtues, Ju do të njiheni me aventurat e kukullës prej druri, që s’do të shkojë në shkollë dhe që futet në telashe të njëpasnjëshme. Por ai ia del në fund të bëhet një djalë prej vërteti, sepse është zemërmirë, i do dhe i ndihmon të gjithë ata që has gjatë aventurave të tij, dhe veçanërisht do babanë e vet, Xhepeton e moshuar, dhe Zanën, mirëbërësen e tij të kudogjendur.
Autor: Carlo Collodi Botues: Albas Përktheu: Lejbjana Hyseni Përgatiti: Roberto Piumini Viti i botimit: 2015 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-609-5 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Liza në botën e çudirave
0 out of 5(0)Libri “Liza në botën e çudirave” është një tregim fantastik, i botuar në 123 vende të botës. Ai rrëfen për udhëtimin fantastik të vogëlushes Lizë, që ka ndodhur kohë më parë në një ditë vere. Liza kalon nëpër shumë aventura njëra pas tjetrës, takon Lepurin e Bardhë, macen ngërdheshëse, Kapelabërësin, mbretin, mbretëreshën etj. Për të mësuar më shumë mbi bëmat e Lizës në botën e çudirave lexoni këtë klasik me ilustrime fantastike.
Autor: Lewis Carroll Botues: Albas Përktheu: Lejbjana Hyseni Përgatiti: Sarah Rossi Viti i botimit: 2014 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-487-9 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Odiseja
0 out of 5(0)Në këtë libër, fëmijët do të njihen me Odisenë, mbretin trim, të mënçur dhe dinak të Itakës, pas mbarimit të Luftës së Trojës. Zoti i Deteve, Poseidoni, e dënoi atë që të endej për vite e vite nëpër vise të panjohura, të luftonte kundër dallgëve dhe erërave, larg mbretërisë së tij, djalit dhe gruas që e priste me padurim. A arrin ai të largohet nga Kalipsoja që e mbante prej vitesh të izoluar në ishullin e saj e saj? A arrin t’i shpëtojë ciklopit Polifem dhe a kthehet në Itakë për të shpëtuar mbretërinë e tij?
Autor: Homeri Botues: Albas Përgatiti: Pierdomenico Baccalario Viti i botimit: 2015 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-611-8 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Poliana rritet
0 out of 5(0)Poliana, heroina e dashur e shumë vajzave, rritet. Si shumica e vajzave të reja, ajo dashurohet. Por sa vuan zemra e saj! Megjithatë, edhe në çastet më të vështira, Poliana nuk harron të veçantën e saj, “lojën e të kënaqurit”.
Autor: Eleanor H. Porter Botues: Albas Përktheu: Klodian Briçi Viti i botimit: 2018 Faqet: 320 ISBN: 978-9928-282-12-5 SKU: n/a