“Ana flokëkuqja” e autorit kanadez L. M. Montgomery është varianti i plotë i një prej romaneve klasike, nga më të bukurit e më të lexuarit e letërsisë botërore, që rrëfen aventurat dhe bëmat e Ana Shirlit, vajzës që mbeti jetime e që u rrit duke punuar që foshnjë, vajzës plot jetë e gjallëri, që 11 vjeçe u bë pjesëtare e denjë e familjes Kuthberti në Çatiblertë. Fantazia e saj pa cak, dashuria për natyrën e Evjolit, shpërthimet e saj të sinqerta, të folurit e rrjedhshëm e papushim dhe aventurat në kërkim të më të mirës së vetes dhe të shoqërisë së saj, të lënë pa frymë. Ato e bëjnë Anën të fitojë zemrat e të gjithëve. Kurse këmbëngulja për të arritur të paarritshmen e vënë Anën në krye të listave të më të mirëve: në shkollë, në kolegj, në recitime etj. Një vajzë që di ç’kërkon dhe bën të gjitha përpjekjet që t’i arrijë. Me botën e saj të madhe ajo bën që të zgjojë dashuri të fjetura te Marila, te Methjuja, i përkushtohet me gjithë shpirt miqësisë me Dianën dhe qëndron krenare për vite të tëra ndaj Gilberit, të cilit nuk i fali fyerjen. E kudondodhur për ndihmë, por përkushtimi në fund ndaj Marildës, është shumë mbresëlënës. Libri ka përshkrime të mrekullueshme, shumica e të cilave vijnë nëpërmjet përshkrimeve fantastike të Anës.
Ana flokëkuqja. Vajza e Çatiblertës
Autor: | Lucy M. Montgomery |
---|---|
Botues: | Albas |
Përktheu: | Era dhe Adela Buçpapaj |
Viti i botimit: | 2019 |
Faqet: | 418 |
ISBN: | 978-9928-300-97-3 |
1,100L

Produkte të afërt
-
LIBRA, Libra 9-12V
Aventurat e Pinokut
0 out of 5(0)“Aventurat e Pinokut” është një prej klasikëve më të njohur në letërsinë mbarëbotërore, shkruar prej autorit italian Karlo Kolodi. Në këtë libër rrëfehet se si një marangoz plak vendos të ndërtojë një kukull druri me një dru që gjen rastësisht në punishte, meqë rronte i vetmuar. Por, ndërsa punonte, ai shpreh me vete dëshirën që kjo kukull të ishte një djalosh i vërtetë, një djalë që atij i ka munguar prej vitesh. Për çudi, Zana Flokëkaltër e dëgjon këtë dëshirë të marangozit plak dhe ajo i jep jetë kësaj kukulle druri. Pikërisht në këtë moment nisin aventurat e mrekullueshme të kësaj kukulle të pazakontë, e cila qesh, qan, bën prapësira dhe ndeshet gjithnjë me rreziqe, që nga kusarët, nga mashtrues si Dhelpra dhe Maçoku, e gjer brenda barkut të një peshkaqeni të madh. Ama, kjo është gjithashtu një histori e vërtetë e dashurisë midis një prindi dhe një djali, i cili në fund arrin të kthehet në një njeri të vërtetë.
Autor: Karlo Kolodi Botues: Albas Përktheu: Rigel Rizaj Viti i botimit: 2015 Faqet: 168 ISBN: 978-9928-20-619-4 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Princi i Vogël
0 out of 5(0)Seria e klasikëve për fëmijë vjen e re dhe e freskët, përmes titujve, si Princi i vogël, Piter Pani, Aventurat e Pinokut, Bëmat e Lizës në botën e çudirave, Pipi Çorapegjata, Princi i lumtur dhe përralla të tjera, Zemër. Këto vepra, shumë të njohura nga lexuesi i vogël, vijnë të përkthyera nga veprat origjinale dhe janë shoqëruar me ilustrime të këndshme. Shoqëria me personazhet e tyre do të jetë një kënaqësi e vërtetë për ju.
Autor: Antoine de Saint-Exupery Botues: Albas Përktheu: Amantia Kapo Viti i botimit: 2015 Faqet: 77 ISBN: 978-9928-20-605 SKU: n/a