“Ana flokëkuqja” e autorit kanadez L. M. Montgomery është varianti i plotë i një prej romaneve klasike, nga më të bukurit e më të lexuarit e letërsisë botërore, që rrëfen aventurat dhe bëmat e Ana Shirlit, vajzës që mbeti jetime e që u rrit duke punuar që foshnjë, vajzës plot jetë e gjallëri, që 11 vjeçe u bë pjesëtare e denjë e familjes Kuthberti në Çatiblertë. Fantazia e saj pa cak, dashuria për natyrën e Evjolit, shpërthimet e saj të sinqerta, të folurit e rrjedhshëm e papushim dhe aventurat në kërkim të më të mirës së vetes dhe të shoqërisë së saj, të lënë pa frymë. Ato e bëjnë Anën të fitojë zemrat e të gjithëve. Kurse këmbëngulja për të arritur të paarritshmen e vënë Anën në krye të listave të më të mirëve: në shkollë, në kolegj, në recitime etj. Një vajzë që di ç’kërkon dhe bën të gjitha përpjekjet që t’i arrijë. Me botën e saj të madhe ajo bën që të zgjojë dashuri të fjetura te Marila, te Methjuja, i përkushtohet me gjithë shpirt miqësisë me Dianën dhe qëndron krenare për vite të tëra ndaj Gilberit, të cilit nuk i fali fyerjen. E kudondodhur për ndihmë, por përkushtimi në fund ndaj Marildës, është shumë mbresëlënës. Libri ka përshkrime të mrekullueshme, shumica e të cilave vijnë nëpërmjet përshkrimeve fantastike të Anës.
Ana flokëkuqja. Vajza e Çatiblertës
Autor: | Lucy M. Montgomery |
---|---|
Botues: | Albas |
Përktheu: | Era dhe Adela Buçpapaj |
Viti i botimit: | 2019 |
Faqet: | 418 |
ISBN: | 978-9928-300-97-3 |
1,100L

Produkte të afërt
-
LIBRA, Libra 6-8V
Aventurat e Pinokut (për të vegjël)
0 out of 5(0)Personazhi i Pinokut vjen në një përkthim të ri, të këndshëm dhe shumë argëtues, Ju do të njiheni me aventurat e kukullës prej druri, që s’do të shkojë në shkollë dhe që futet në telashe të njëpasnjëshme. Por ai ia del në fund të bëhet një djalë prej vërteti, sepse është zemërmirë, i do dhe i ndihmon të gjithë ata që has gjatë aventurave të tij, dhe veçanërisht do babanë e vet, Xhepeton e moshuar, dhe Zanën, mirëbërësen e tij të kudogjendur.
Autor: Carlo Collodi Botues: Albas Përktheu: Lejbjana Hyseni Përgatiti: Roberto Piumini Viti i botimit: 2015 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-609-5 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Sandokani Tigri i Malajzisë
0 out of 5(0)I fuqishëm dhe i egër si një tigër, Sadokani dhe aventurat e tij në detet e Malajzisë rikthehen në këtë ritregim të ri. A do të arrijë të bashkohet me të dashurën e tij, ledi Marianën? Me çfarë rreziqesh do të përballet? Me në krah mikun e tij, Janezin, dhe shokët e tij, tigrat besnikë, Sandokani do të luftojë për liri, drejtësi dhe dashuri.
Autor: Guido Sgardoli Botues: Albas Përktheu: Viola Dona, Sofiana Filipi Viti i botimit: 2015 Faqet: 76 ISBN: 978-9928-02-473-2 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
TARZANI I MAJMUNEVE
0 out of 5(0)Në këtë libër tregohet historia e mrekullueshme e djaloshit të xhunglës, Tarzanit. Prindërit e tij nisen nga Londra drejt Afrikës për të punuar, por gjatë rrugës ata braktisen në xhungël nga kapiteni. Pikërisht këtu lind Tarzani, i cili pas vdekjes së prindërve, rritet nga majmuni Kala. Një ditë Tarzani pa në breg një kasolle të vogël, të ndërtuar mbi një pemë. Tepër kureshtar shkon drejt saj, pa e ditur që ajo ishte shtëpia ku kishte lindur. Po në këtë shtëpi takon dhe bie në dashuri me Xhejnin. Por a do ta braktisë xhunglën dhe a do të takohet me Xhejnin në Londër? Mësojeni këtë në aventurën e Tarzanit.
Autor: Edgar Rice Burroughs Botues: Albas Përktheu: Lejbjana Hyseni Përgatiti: Tommaso Percivale Viti i botimit: 2015 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-608-8 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Kopshti sekret (për të vegjël)
0 out of 5(0)Meri është një vajzë e llastuar që jeton në Indi. Por fatkeqësia e godet, dhe një sëmundje u merr jetën të dy prindërve të saj. Prandaj Meri detyrohet të kthehet në Angli, dhe të jetojë në Misëlthuejt Manor, shtëpinë e xhaxhait të saj. Aty takon Dikonin, një djalosh mjaft i çuditshëm, mik me gjithë kafshët dhe kushëririn e sëmurë Kolin. Bashkë me ta, ajo do të rilindë kopshtin sekret të vilës, i goditur edhe ai nga fatkeqësia, njëlloj si vogëlushja Meri.
Autor: Frances Hodgson Burnett Botues: Albas Përktheu: Viola Dona Përgatiti: Sabina Colloredo Viti i botimit: 2015 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-476-3 SKU: n/a