Mosha | |
---|---|
Marka |
Aventurat e Tom Sojerit
Shumica e aventurave që rrëfehen në këtë libër kanë ndodhur vërtet; nja dy i kam jetuar vetë, të tjerat i di nga shokët e shkollës. Hak Fini është skicuar sipas një njeriu që ka rrojtur vërtet, edhe Tom Sojeri, po jo prej një individi të vetëm: ai është ndërthurja e tipareve të tre djemve që njihja, ndaj klasifikohet në rendin e ndërlikuar të arkitekturës.
Besëtytnitë e çuditshme që kam përmendur, gjallonin fort mes fëmijëve dhe skllevërve në perëndim, në kohën kur zhvillohen ngjarjet e këtij libri, pra nja tridhjetë e dyzet vjet të shkuara.
Edhe pse libri im ka më së pari synimin të argëtojë djemtë e vajzat, shpresoj që për këto arsye të mos lihet pas dore nga burrat e gratë, se kisha në plan që me shumë ëndje t’u kujtoja edhe të rriturve se si kanë qenë dikur dhe se si ndiheshe, si mendoje e si flisje, madje edhe në ç’mesele të çuditshme i ngatërroje këmbët.
Autor: | Mark Twain |
---|---|
Botues: | Albas |
Viti i botimit: | 2020 |
Faqet: | 282 |
ISBN: | 978-9928-311-98-6 |
950L
Compare