Koni udhëton me prindërit dhe Jakobin për në Greqi. Më në fund, pushime! Në ishullin e Kretës, çdo gjë është krejt ndryshe nga shtëpia. Deti është i madh dhe blu. Në rrugicat e qytetit mund të humbasësh lehtë. Sa mirë që ka grekë që flasin gjermanisht! Në të kundërt, Koni nuk do të ishte gjetur kurrë. Gjithashtu, nuk do të kishte parë kurrë një pallat të vërtetë.
Koni udhëton nëpër detin Mesdhe
Autor: | Julia Boehme |
---|---|
Botues: | Albas |
Përktheu: | Alma Kosova |
Viti i botimit: | 2015 |
Faqet: | 96 |
ISBN: | 978-9928-02-617-0 |
470L

Produkte të afërt
-
LIBRA, Libra 6-8V
Libri i xhunglës
0 out of 5(0)Një “këlysh” njeriu gjendet në xhungël, në shpellën e ujqërve. Ai është shtrirë midis këlyshëve ujqër, pranë nënës Ujkonjë dhe nuk ka fare frikë. Jashtë shpellës, tigri Sher Kan ulërin i tërbuar sepse do ta kullufitë. Çfarë do të ndodhë me Moglin? A do ta shpëtojnë ujqërit nga kthetrat e tigrit njeringrënës? A do të arrije të mbijetojë në xhungël? Po ligjit të xhunglës? Mësojeni këtë në historinë e Librit të Xhunglës, të rrëfyer me një gjuhë të thjeshtë dhe të shoqëruar me ilustrime tërheqëse.
Autor: Rudyard Kipling Botues: Albas Përktheu: Lejbjana Hyseni Përgatiti: Pierdomenico Baccalario Viti i botimit: 2014 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-486-2 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Poliana rritet
0 out of 5(0)Poliana, heroina e dashur e shumë vajzave, rritet. Si shumica e vajzave të reja, ajo dashurohet. Por sa vuan zemra e saj! Megjithatë, edhe në çastet më të vështira, Poliana nuk harron të veçantën e saj, “lojën e të kënaqurit”.
Autor: Eleanor H. Porter Botues: Albas Përktheu: Klodian Briçi Viti i botimit: 2018 Faqet: 320 ISBN: 978-9928-282-12-5 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Princi i Lumtur
0 out of 5(0)Seria e klasikëve për fëmijë vjen e re dhe e freskët, përmes titujve, si Princi i vogël, Piter Pani, Aventurat e Pinokut, Bëmat e Lizës në botën e çudirave, Pipi Çorapegjata, Princi i lumtur dhe përralla të tjera, Zemër. Këto vepra, shumë të njohura nga lexuesi i vogël, vijnë të përkthyera nga veprat origjinale dhe janë shoqëruar me ilustrime të këndshme. Shoqëria me personazhet e tyre do të jetë një kënaqësi e vërtetë për ju.
Autor: Oscar Wilde Botues: Albas Përktheu: Klodian Briçi Viti i botimit: 2015 Faqet: 168 ISBN: 978-9928-02-795-5 SKU: n/a