Udhëtimi i Kronit nis në barkun e mamit, ku ai përjeton ndjesitë e para, njeh zërat e prindërve dhe fantazon për botën jashtë. Ai vjen në jetë para kohe dhe i duhet të ushqehet e të qëndrojë në inkubator, derisa mjekët vendosin që prindërit ta marrin në shtëpi. Aty, do të rritet me dashuri e përkujdesje në një mjedis të ngrohtë familjar, si dhe do të fitojë besimin se të tjerët e duan dhe bota është një vend i mirë. Pasi na tregon sa shumë gjëra ka mësuar deri më tani, Kroni feston 1-vjetorin dhe sheh një ëndërr të mrekullueshme.
Kroni dhe pulëbardhat
Autor: | Lediona Braho |
---|---|
Botues: | Albas |
Viti i botimit: | 2023 |
Faqet: | 30 |
ISBN: | 978-9928-807-59-5 |
450L

Produkte të afërt
-
LIBRA, Libra 6-8V
Ana flokëkuqja
0 out of 5(0)Methju dhe motra e tij, Marila, kishin vendosur të birësonin një djalë, që t’i ndihmonte në fermën e tyre, por gabimisht jetimorja u dërgon Anën, një vajzë me flokë të kuq dhe tepër ëndërrimtare. Me imagjinatën, kokëfortësinë, zgjuarsinë e saj, ajo arrin t’i bëjë për vete dhe të sjellë gjallëri në Grin Gejbëlls.
Çdo ditë është një aventurë e re për Anën, e cila edhe pse padashur bën shumë prapësi, gjithnjë e karakterizon humori të cilin e përçon edhe te njerëzit që e rrethojnë.
Autor: Eliza Puriçelli Guerra Botues: Albas Përktheu: Lejbjana Hyseni Përgatiti: Eliza Puriçeli Guerra Viti i botimit: 2018 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-282-08-8 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Aventurat e Hakëlberi Finit
0 out of 5(0)Të gjithë fëmijët që e njohin të famshmin Tom Sojeri, në botimin më të ri të klasikëve për të vegjël, do të mund të njohin, më në fund, shokun e tij më të ngushtë, trazovaç e të pabindur, Hakëlber Finin. Ky djalë i vogël është braktisur nga babai i tij i papërgjegjshëm. Vejusha Dagllas e merr në shtëpinë e saj, që ta rrisë dhe edukojë. Por Hakëlberi është një fëmijë i pashtruar dhe që e ka zët të jetë “një djalë i mirë”, pasi për të dhe Tomin jeta duhet të jetë gjithë aventura. Por ja që një ditë babai i Hakëlberit shfaqet dhe e rrëmben, duke e marrë të jetojë me të në pyll. Se si do të arrijë ai t’i shpëtojë rrëmbimit nga i ati dhe cila do të jetë aventura e tij si hero, do ta mësoni në këtë libër fantastik aventuresk nga autorja Sahar Rosi.
Autor: Mark Twain Botues: Albas Përktheu: Rigel Rizaj Përgatiti: Sarah Rossi Viti i botimit: 2017 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-969-0 SKU: n/a