Mosha | |
---|---|
Marka |
Mulan
Botues: | Albas |
---|---|
Autor: | Sarah Rossi |
Viti i botimit: | 2024 |
ISBN: | 978-9928-807-87-8 |
600Lekë

Produkte të afërt
-
LIBRA, Libra 9-12V
Piter Pani
0 out of 5(0)Një mbrëmje, një djalë i çuditshëm duke fluturuar hyn në dritaren e shtëpisë së Darlingëve. Këtu zënë fill aventurat e Piter Panit, Uendit, Xhonit dhe Majkëllit, Lulekëmborës, Djemve të Humbur etj., në ishullin mitik të Kurrkundit. Piter Pani është djalosh çapkën dhe plot gjallëri, që arrin të fluturojë dhe nuk rritet asnjëherë. Fëmijërinë e tij që nuk mbaron kurrë, ai e kalon me peripeci, si kryetari i Djemve të Humbur, ndërkohë që bashkëvepron me zana, piratë, sirena dhe me fëmijë të zakonshëm nga bota jashtë Kurrkundit.
Shkrimtari nuk e përshkruan kurrë me hollësi paraqitjen e Piterit, por tregon vetëm se atij nuk i kanë rënë ende dhëmbët e parë, se është djalë i bukur dhe se vishet me gjethet e thara të pemëve.
Ai është djalosh moskokëçarës dhe mburravec, por është trim dhe nuk e ka problem ta marrë rrezikun në sy, duke u futur në situata të rrezikshme. Libri shoqërohet me ilustrime të këndshme, të cilat e bëjnë më të këndshëm leximin.
Autor: Xhejms Barri Botues: Albas Përktheu: Klodian Briçi Viti i botimit: 2015 Faqet: 263 ISBN: 978-9928-20-612-5 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Liza në botën e çudirave
0 out of 5(0)Libri “Liza në botën e çudirave” është një tregim fantastik, i botuar në 123 vende të botës. Ai rrëfen për udhëtimin fantastik të vogëlushes Lizë, që ka ndodhur kohë më parë në një ditë vere. Liza kalon nëpër shumë aventura njëra pas tjetrës, takon Lepurin e Bardhë, macen ngërdheshëse, Kapelabërësin, mbretin, mbretëreshën etj. Për të mësuar më shumë mbi bëmat e Lizës në botën e çudirave lexoni këtë klasik me ilustrime fantastike.
Autor: Lewis Carroll Botues: Albas Përktheu: Lejbjana Hyseni Përgatiti: Sarah Rossi Viti i botimit: 2014 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-487-9 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Aventurat e Pinokut
0 out of 5(0)“Aventurat e Pinokut” është një prej klasikëve më të njohur në letërsinë mbarëbotërore, shkruar prej autorit italian Karlo Kolodi. Në këtë libër rrëfehet se si një marangoz plak vendos të ndërtojë një kukull druri me një dru që gjen rastësisht në punishte, meqë rronte i vetmuar. Por, ndërsa punonte, ai shpreh me vete dëshirën që kjo kukull të ishte një djalosh i vërtetë, një djalë që atij i ka munguar prej vitesh. Për çudi, Zana Flokëkaltër e dëgjon këtë dëshirë të marangozit plak dhe ajo i jep jetë kësaj kukulle druri. Pikërisht në këtë moment nisin aventurat e mrekullueshme të kësaj kukulle të pazakontë, e cila qesh, qan, bën prapësira dhe ndeshet gjithnjë me rreziqe, që nga kusarët, nga mashtrues si Dhelpra dhe Maçoku, e gjer brenda barkut të një peshkaqeni të madh. Ama, kjo është gjithashtu një histori e vërtetë e dashurisë midis një prindi dhe një djali, i cili në fund arrin të kthehet në një njeri të vërtetë.
Autor: Karlo Kolodi Botues: Albas Përktheu: Rigel Rizaj Viti i botimit: 2015 Faqet: 168 ISBN: 978-9928-20-619-4 SKU: n/a