Këtë libër me vargje për disa specie të rrezikuara në vendin tonë, disa të vogla e disa jo dhe aq të vogla, e kemi shkruar së bashku si familje, duke frymëzuar njëri-tjetrin me të dhëna, vizatime e thënie nga personazhet tona më të dashura të letërsisë për fëmijë. Urojmë që edhe ju, lexues të vegjël, të shkruani për speciet tuaja ose për diçka të vyer për ju, që është e rrezikuar të zhduket.
Pato dhe Kravato
Autor: | Piro Bakallbashi, Kora Bakallbashi |
---|---|
Botues: | Albas |
Viti i botimit: | 2024 |
Faqet: | 32 |
ISBN: | 978-9928-920-66-9 |
6€

Produkte të afërt
-
LIBRA, Libra 6-8V
Udhëtim në qendër të tokës
0 out of 5(0)Profesor Lidenbroku, gjeolog dhe studiues mineralesh me famë botërore, së bashku me nipin e tij Aksel, përgatiten për një mision: një udhëtim në qendër të Tokës. A do ta përmbushin ata këtë mision? Zbuloni më shumë për udhëtimin e tyre plot peripeci dhe të papritura duke lexuar librin.
Autor: Jules Verne Botues: Albas Përktheu: Lejbjana Hyseni Përgatiti: Alessandro Gatti Viti i botimit: 2014 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-484-8 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Aventurat e Pinokut (për të vegjël)
0 out of 5(0)Personazhi i Pinokut vjen në një përkthim të ri, të këndshëm dhe shumë argëtues, Ju do të njiheni me aventurat e kukullës prej druri, që s’do të shkojë në shkollë dhe që futet në telashe të njëpasnjëshme. Por ai ia del në fund të bëhet një djalë prej vërteti, sepse është zemërmirë, i do dhe i ndihmon të gjithë ata që has gjatë aventurave të tij, dhe veçanërisht do babanë e vet, Xhepeton e moshuar, dhe Zanën, mirëbërësen e tij të kudogjendur.
Autor: Carlo Collodi Botues: Albas Përktheu: Lejbjana Hyseni Përgatiti: Roberto Piumini Viti i botimit: 2015 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-609-5 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Kopshti sekret (për të vegjël)
0 out of 5(0)Meri është një vajzë e llastuar që jeton në Indi. Por fatkeqësia e godet, dhe një sëmundje u merr jetën të dy prindërve të saj. Prandaj Meri detyrohet të kthehet në Angli, dhe të jetojë në Misëlthuejt Manor, shtëpinë e xhaxhait të saj. Aty takon Dikonin, një djalosh mjaft i çuditshëm, mik me gjithë kafshët dhe kushëririn e sëmurë Kolin. Bashkë me ta, ajo do të rilindë kopshtin sekret të vilës, i goditur edhe ai nga fatkeqësia, njëlloj si vogëlushja Meri.
Autor: Frances Hodgson Burnett Botues: Albas Përktheu: Viola Dona Përgatiti: Sabina Colloredo Viti i botimit: 2015 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-476-3 SKU: n/a