Vajza, dallëndyshja dhe fija e flokut është një libër me përralla, ku një pjesë e tyre janë mbështetur te përrallat popullore, ndërsa një pjesë tjetër janë përralla të krijuara nga vetë autori. Në çdo përrallë që do të lexoni, do të njiheni me fabulën interesante, e cila flet për një histori, për një ngjarje që u ndodh personazheve: kafshë, shpendë, fëmijë, kandrra etj. E mira në çdo përrallë shfaqet përmes urtësisë dhe këshillës së mirë, si dhe veprimeve të personazheve që mbartin cilësi dhe virtyte pozitive. Dhe, ju fëmijë të dashur, vlerën e së mirës duhet ta keni dhe ta mbani gjithmonë me vete, sepse ajo u mëson për të vërtetat e jetës.
Vajza, dallëndyshja dhe fija e flokut
Autor: | Xhahid Bushati |
---|---|
Botues: | Albas |
Viti i botimit: | 2024 |
Faqet: | 62 |
ISBN: | 978-9928-920-12-6 |
850L

Produkte të afërt
-
LIBRA, Libra 6-8V
Ishulli i thesarit
0 out of 5(0)Thesari i kapitenit Flint, piratit më gjakatar të të gjitha kohërave, ka qëndruar i fshehur në një ishull të largët. Harta e thesarit i bie në dorë Xhim Hokinsit, një djaloshi që punonte në bujtinën e prindërve. Bashkë me doktor Levsin, kavalier Trelaunin dhe një karakter të dyshimtë të quajtur Xhon Silveri i Gjatë, ata do të vihen në kërkim të thesarit. Çfarë të papriturash e presin të riun Xhim?
Autor: Robert Louis Stevenson Botues: Albas Përktheu: Viola Dona Përgatiti: Pierdomenico Baccalario Viti i botimit: 2014 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-477-0 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
AVENTURAT E TOM SOJERIT
0 out of 5(0)Djaloshi çapkën, Tom Sojer dhe miku i tij Hak Fin rikthehen me aventurat e tyre në brigjet e Misisipit. Gardhit i duhet një dorë bojë, por Tomi përton si dreqi. Si do të shpëtojë ai nga kjo angari? Aventura me piratë, shpella si labirint dhe thesare të fshehura presin lexuesit e vegjël në faqet e këtij libri.
Autor: Mark Twain Botues: Albas Përktheu: Viola Dona Përgatiti: Guido Sgardoli Viti i botimit: 2014 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-441-1 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Sandokani Tigri i Malajzisë
0 out of 5(0)I fuqishëm dhe i egër si një tigër, Sadokani dhe aventurat e tij në detet e Malajzisë rikthehen në këtë ritregim të ri. A do të arrijë të bashkohet me të dashurën e tij, ledi Marianën? Me çfarë rreziqesh do të përballet? Me në krah mikun e tij, Janezin, dhe shokët e tij, tigrat besnikë, Sandokani do të luftojë për liri, drejtësi dhe dashuri.
Autor: Guido Sgardoli Botues: Albas Përktheu: Viola Dona, Sofiana Filipi Viti i botimit: 2015 Faqet: 76 ISBN: 978-9928-02-473-2 SKU: n/a