Vajza, dallëndyshja dhe fija e flokut është një libër me përralla, ku një pjesë e tyre janë mbështetur te përrallat popullore, ndërsa një pjesë tjetër janë përralla të krijuara nga vetë autori. Në çdo përrallë që do të lexoni, do të njiheni me fabulën interesante, e cila flet për një histori, për një ngjarje që u ndodh personazheve: kafshë, shpendë, fëmijë, kandrra etj. E mira në çdo përrallë shfaqet përmes urtësisë dhe këshillës së mirë, si dhe veprimeve të personazheve që mbartin cilësi dhe virtyte pozitive. Dhe, ju fëmijë të dashur, vlerën e së mirës duhet ta keni dhe ta mbani gjithmonë me vete, sepse ajo u mëson për të vërtetat e jetës.
Vajza, dallëndyshja dhe fija e flokut
Autor: | Xhahid Bushati |
---|---|
Botues: | Albas |
Viti i botimit: | 2024 |
Faqet: | 62 |
ISBN: | 978-9928-920-12-6 |
850L

Produkte të afërt
-
LIBRA, Libra 6-8V
Hajdi (për të vegjël)
0 out of 5(0)Vogëlushja Adelajde, ose siç e thërrasin të gjithë, Hajdi, jeton në malet e Zvicrës me gjyshin e saj. Asaj i pëlqen të luajë me mikun e saj, Peter dhe me kopenë e dhive. Po Hajdi shkon edhe në qytet, ku takon një mikeshë të re, Klarën. Por atë e merr malli shumë për gjyshin dhe shtëpinë. A do rikthehet Hajdi në mal?
Autor: Johanna Spyri Botues: Albas Përktheu: Sofiana Filipi Përgatiti: Chiara Carminati Viti i botimit: 2014 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-478-7 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Aventurat e Pinokut (për të vegjël)
0 out of 5(0)Personazhi i Pinokut vjen në një përkthim të ri, të këndshëm dhe shumë argëtues, Ju do të njiheni me aventurat e kukullës prej druri, që s’do të shkojë në shkollë dhe që futet në telashe të njëpasnjëshme. Por ai ia del në fund të bëhet një djalë prej vërteti, sepse është zemërmirë, i do dhe i ndihmon të gjithë ata që has gjatë aventurave të tij, dhe veçanërisht do babanë e vet, Xhepeton e moshuar, dhe Zanën, mirëbërësen e tij të kudogjendur.
Autor: Carlo Collodi Botues: Albas Përktheu: Lejbjana Hyseni Përgatiti: Roberto Piumini Viti i botimit: 2015 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-609-5 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Sandokani Tigri i Malajzisë
0 out of 5(0)I fuqishëm dhe i egër si një tigër, Sadokani dhe aventurat e tij në detet e Malajzisë rikthehen në këtë ritregim të ri. A do të arrijë të bashkohet me të dashurën e tij, ledi Marianën? Me çfarë rreziqesh do të përballet? Me në krah mikun e tij, Janezin, dhe shokët e tij, tigrat besnikë, Sandokani do të luftojë për liri, drejtësi dhe dashuri.
Autor: Guido Sgardoli Botues: Albas Përktheu: Viola Dona, Sofiana Filipi Viti i botimit: 2015 Faqet: 76 ISBN: 978-9928-02-473-2 SKU: n/a