Vajza, dallëndyshja dhe fija e flokut është një libër me përralla, ku një pjesë e tyre janë mbështetur te përrallat popullore, ndërsa një pjesë tjetër janë përralla të krijuara nga vetë autori. Në çdo përrallë që do të lexoni, do të njiheni me fabulën interesante, e cila flet për një histori, për një ngjarje që u ndodh personazheve: kafshë, shpendë, fëmijë, kandrra etj. E mira në çdo përrallë shfaqet përmes urtësisë dhe këshillës së mirë, si dhe veprimeve të personazheve që mbartin cilësi dhe virtyte pozitive. Dhe, ju fëmijë të dashur, vlerën e së mirës duhet ta keni dhe ta mbani gjithmonë me vete, sepse ajo u mëson për të vërtetat e jetës.
Vajza, dallëndyshja dhe fija e flokut
Autor: | Xhahid Bushati |
---|---|
Botues: | Albas |
Viti i botimit: | 2024 |
Faqet: | 62 |
ISBN: | 978-9928-920-12-6 |
850L

Produkte të afërt
-
LIBRA, Libra 6-8V
Sandokani Tigri i Malajzisë
0 out of 5(0)I fuqishëm dhe i egër si një tigër, Sadokani dhe aventurat e tij në detet e Malajzisë rikthehen në këtë ritregim të ri. A do të arrijë të bashkohet me të dashurën e tij, ledi Marianën? Me çfarë rreziqesh do të përballet? Me në krah mikun e tij, Janezin, dhe shokët e tij, tigrat besnikë, Sandokani do të luftojë për liri, drejtësi dhe dashuri.
Autor: Guido Sgardoli Botues: Albas Përktheu: Viola Dona, Sofiana Filipi Viti i botimit: 2015 Faqet: 76 ISBN: 978-9928-02-473-2 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Ishulli i thesarit
0 out of 5(0)Thesari i kapitenit Flint, piratit më gjakatar të të gjitha kohërave, ka qëndruar i fshehur në një ishull të largët. Harta e thesarit i bie në dorë Xhim Hokinsit, një djaloshi që punonte në bujtinën e prindërve. Bashkë me doktor Levsin, kavalier Trelaunin dhe një karakter të dyshimtë të quajtur Xhon Silveri i Gjatë, ata do të vihen në kërkim të thesarit. Çfarë të papriturash e presin të riun Xhim?
Autor: Robert Louis Stevenson Botues: Albas Përktheu: Viola Dona Përgatiti: Pierdomenico Baccalario Viti i botimit: 2014 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-477-0 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Aventurat e Pinokut
0 out of 5(0)“Aventurat e Pinokut” është një prej klasikëve më të njohur në letërsinë mbarëbotërore, shkruar prej autorit italian Karlo Kolodi. Në këtë libër rrëfehet se si një marangoz plak vendos të ndërtojë një kukull druri me një dru që gjen rastësisht në punishte, meqë rronte i vetmuar. Por, ndërsa punonte, ai shpreh me vete dëshirën që kjo kukull të ishte një djalosh i vërtetë, një djalë që atij i ka munguar prej vitesh. Për çudi, Zana Flokëkaltër e dëgjon këtë dëshirë të marangozit plak dhe ajo i jep jetë kësaj kukulle druri. Pikërisht në këtë moment nisin aventurat e mrekullueshme të kësaj kukulle të pazakontë, e cila qesh, qan, bën prapësira dhe ndeshet gjithnjë me rreziqe, që nga kusarët, nga mashtrues si Dhelpra dhe Maçoku, e gjer brenda barkut të një peshkaqeni të madh. Ama, kjo është gjithashtu një histori e vërtetë e dashurisë midis një prindi dhe një djali, i cili në fund arrin të kthehet në një njeri të vërtetë.
Autor: Karlo Kolodi Botues: Albas Përktheu: Rigel Rizaj Viti i botimit: 2015 Faqet: 168 ISBN: 978-9928-20-619-4 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Libri i xhunglës
0 out of 5(0)Një “këlysh” njeriu gjendet në xhungël, në shpellën e ujqërve. Ai është shtrirë midis këlyshëve ujqër, pranë nënës Ujkonjë dhe nuk ka fare frikë. Jashtë shpellës, tigri Sher Kan ulërin i tërbuar sepse do ta kullufitë. Çfarë do të ndodhë me Moglin? A do ta shpëtojnë ujqërit nga kthetrat e tigrit njeringrënës? A do të arrije të mbijetojë në xhungël? Po ligjit të xhunglës? Mësojeni këtë në historinë e Librit të Xhunglës, të rrëfyer me një gjuhë të thjeshtë dhe të shoqëruar me ilustrime tërheqëse.
Autor: Rudyard Kipling Botues: Albas Përktheu: Lejbjana Hyseni Përgatiti: Pierdomenico Baccalario Viti i botimit: 2014 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-486-2 SKU: n/a