Dakordësimi me Termat & Kushtet
Me hyrjen apo regjistrimin tuaj në platformën online të shitjeve të Lilu Kids Concept Store (lilukids.al), ju pranoni dhe dakordësoheni me termat dhe kushtet e poshtë cituara. Gjithashtu do ju lind nevoja ti pranoni sa herë që ju blini në platformë pasi ato mund të përditësohen periodikisht.
Mbrotja e të dhënave personale
Çdo e dhënë e juaja e vendosur në llogarinë tuaj në platformën e shitjeve lilukids.al është e mbrojtur. Ato mund të përdoren nga platforma, vetëm në rastet kur është e domosdoshme (kur ju keni mangësi në të dhëna për një porosi të bërë në platformë).
Pranimet & kthimet e porosive
Platforma e shitjeve online Lilu Kids Concept Store i lind e drejta të pranojë apo edhe të refuzojë (në raste të veçanta) porosinë tuaj. Në të gjitha rastet ju do të njoftoheni nëpërmjet adresës zyrtare elektronike (info@weddingalbania.com) ose me anë të një telefonate, bazuar në të dhënat e vendosura në porosinë e kryer.
Krijimi i llogarive në platformë
Platforma e shitjeve online Lilu Kids Concept Store u mundëson çdo individi të krijojë llogarinë personale në platformë. Ju mund të porosisni produkte edhe pa qenë nevoja e regjistrimit më parë.
Kohëzgjatja dhe pagesat e shërbimit të transportit
Lilu Kids Concept Store bashkëpunon edhe me palë të treta për shërbimin e transportit të porosive. Çmimet, kohëzgjatja dhe kushtet e shërbimit të transportit janë të publikuara në faqe, por i merrni edhe në momentin e marrjes së porosisë në dorëzim.
Gjurmimi i porosive
Duke qenë se platforma e shitjeve online Lilu Kids Concept Store ofron shërbim transporti me palë të treta, si rrjedhojë gjurmimi i porosisë do të kryhet nëpërmjet sistemit të menaxhimit të postës kurier. Gjithashtu suporti i platformës do t`ju informojë në kohë reale për vendodhjen e porosisë tuaj.
Ndërrimet & Kthimet e porosive
Lilu Kids Concept Store ofron mundësinë e kthimit dhe ndërrimit të produkteve të porositur për çdo klient në çdo qytet të vendit, por edhe jashtë. Çdo procedurë e tillë, kosto dhe kohëzgjatja specififikohen në momentin e kthimit apo ndërrimit të porosisë.
Informacione & Sqarime
Për pyetje apo informacion rreth produkteve, porosive apo edhe interes për bashkëpunime ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +355 69 70 44 126 ose në adresën elektronike info@lilu.al