Ai është djalosh moskokëçarës dhe mburravec, por është trim dhe nuk e ka problem ta marrë rrezikun në sy, duke u futur në situata të rrezikshme. Libri shoqërohet me ilustrime të këndshme, të cilat e bëjnë më të këndshëm leximin.
Dyqani
Po shfaqen 217–240 nga 3843 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave
-
-
-
Aksesorë për vajza, Karfica & Kapëse Flokësh, VESHJE
Mini Lidhëse Bishtalecash, Mermaids Sealife
Zbukuroni bishtalecat e hollë me lidhëset e vogla të zbukuruar deri në detaje, me shkëlqime të ndryshme, xixa dhe imtësi të vogla fantastike.
Seti me 8 lidhëse.
Lidhëset janë prej llastiku
Lidhëset e vogla, të përshtatshme edhe për flokë jo të dendurSKU: n/a -
-
-
-
Aksesorë për vajza, Karfica & Kapëse Flokësh, VESHJE
Mini Karfica – Amalfi
Set me karfica të vogla për të zbukuruar flokët apo bishtalecat e kapur, me motive vere, plot dritë dhe shkëlqime të ndryshme, për t’u kombinuar së bashku!
- Të përshtatshme për pak flokë
- Mbi karficë 2 cm
- Seti përmban 8 copë
SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Gostia e konteshës Berta dhe tregime të tjera
Zoti Libërxhepi ju rrëfen historinë e konteshës Berta dhe të gostisë së saj të përvitshme me mjaltë në çdo përvjetor të ndërtimit të kështjellës. Çfarë ndodh nëse thyhet tradita e përvitshme? Historinë e trishtë e dashurisë së ushtarit prej plumbi me një këmbë dhe balerinës prej letre, të cilët digjen së bashku, udhëtimin e Gishtëzës mendjemadhe dhe aventurën e saj një ditë në fluturim, si dhe historinë e mbretit të urithëve dhe vajzës së tij mund t’i lexoni në tregimet e tjera. Aventura, peripeci dhe momente qesharake i shoqërojnë personazhet tona deri në fund.
Autor: Alexandre Dumas Botues: Albas Viti i botimit: 2020 Faqet: 118 ISBN: 978-9928-311-91-7 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Kopshti sekret
Meri është një vajzë e llastuar që jeton në Indi. Por fatkeqësia e odet, dhe një sëmundje i merr jetën të dy prindërve të saj. Prandaj Meri detyrohet të kthehet në Angli, dhe të jetojë në Misëlthuejt Manor, shtëpinë e xhaxhait të saj. Aty takon Dikonin, një djalosh mjaft i çuditshëm, mik me gjithë kafshët dhe kushëririn e sëmurë Kolin. Bashkë me ta ajo do të rilindë kopshtin sekret të vilës, i goditur edhe ai nga fatkeqësia, njëlloj si vogëlushja Meri.
Autor: Frances Hodgson Burnett Botues: Albas Përktheu: Anila Çikopano Viti i botimit: 2018 Faqet: 296 ISBN: 978-9928-282-40-8 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Zemër
Gumëzhitja e fëmijëve në ditën e parë të shkollës e gjer në të fundit, përzierja e kësaj zhurme me ankthet e prindërve, herë një baba i varfër, herë i kamur, herë një nënë që sakrificat i lexohen në rrudha, në flokët e bardhë dhe sy; grindjet dhe miqësitë e pathyeshme, topat e borës, fëmijë të pamundur dhe sensibilizimi i një shoqërie ndaj problemeve që ka një qytet i vetëm, një shtet i tërë e, së fundmi, të gjithë së bashku. I shkruar 130 vjet më parë, më 1886, nga një prej shkrimtarëve më të njohur e klasikë italianë, Edmondo de Amiçis, romani “Zemër” mbetet ende nga ata libra që lexohet me kënaqësi, me dhembshuri dhe me përgjegjësinë për të menduar një botë ku mëtohet përsosmëria drejt së mirës. Personazhet e paharrueshme, si Shkruesi i vogël fiorentin, Enriku, Garoni guximplotë, Markoja që kërkon të ëmën duke u nisur nga Apeninet e duke përfunduar në Ande, Çiçili tek Infermieri i Tatës dhe Feruços me gjyshen e tij të paralizuar, do të rizgjojnë në kujtesë fëmijërinë e prindërve të sotëm, po aq sa do të paraqiten për herë të parë për lexuesit e sotëm të vegjël.
Autor: Edmondo De Amicis Botues: Albas Përktheu: Rigel Rizaj Viti i botimit: 2016 Faqet: 304 ISBN: 978-9928-02-804-4 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V, Libra 9-12V
Kampi magjik i përrallave 2
Që kur Maria mësoi për dhuntitë dhe talentin që zotëronte, jeta e saj u bë e magjishme. Ajo tani po trajnohet si Zanë Mbrojtëse Rojtare për përrallat në Kështjellën e Përrallave, që gjendet në vendin e mrekullive.
Me ndihmën e miqve të saj në kamp, nëpërmjet një të dhëne që ka, ajo shpreson të gjejë nënën e saj të zhdukur. Por duke kërkuar gjurmët e saj, Maria dhe miqtë e saj shpesh përballen me rreziqe të mëdha. Kjo, sepse Maria zotëron diçka, që armiqtë e botës së përrallave e kanë vënë re tek ajo.
Autor: Corina Wieja Botues: Albas Përktheu: Haxhire Luli Viti i botimit: 2023 Faqet: 302 ISBN: 978-9928-807-62-5 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V, Libra 9-12V
Kampi magjik i përrallave 1
Që kur Maria mësoi për dhuntitë dhe talentin që zotëronte, jeta e saj u bë e magjishme. Ajo tani po trajnohet si Zanë Mbrojtëse Rojtare për përrallat në Kështjellën e Përrallave, që gjendet në vendin e mrekullive.
Me ndihmën e miqve të saj në kamp, nëpërmjet një të dhëne që ka, ajo shpreson të gjejë nënën e saj të zhdukur. Por duke kërkuar gjurmët e saj, Maria dhe miqtë e saj shpesh përballen me rreziqe të mëdha. Kjo, sepse Maria zotëron diçka, që armiqtë e botës së përrallave e kanë vënë re tek ajo.
Autor: Corina Wieja Botues: Albas Përktheu: Haxhire Luli Viti i botimit: 2023 Faqet: 274 ISBN: 978-9928-807-42-7 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Piter Pani
Një mbrëmje, një djalë i çuditshëm duke fluturuar hyn në dritaren e shtëpisë së Darlingëve. Këtu zënë fill aventurat e Piter Panit, Uendit, Xhonit dhe Majkëllit, Lulekëmborës, Djemve të Humbur etj., në ishullin mitik të Kurrkundit. Piter Pani është djalosh çapkën dhe plot gjallëri, që arrin të fluturojë dhe nuk rritet asnjëherë. Fëmijërinë e tij që nuk mbaron kurrë, ai e kalon me peripeci, si kryetari i Djemve të Humbur, ndërkohë që bashkëvepron me zana, piratë, sirena dhe me fëmijë të zakonshëm nga bota jashtë Kurrkundit.
Shkrimtari nuk e përshkruan kurrë me hollësi paraqitjen e Piterit, por tregon vetëm se atij nuk i kanë rënë ende dhëmbët e parë, se është djalë i bukur dhe se vishet me gjethet e thara të pemëve.
Autor: Xhejms Barri Botues: Albas Përktheu: Klodian Briçi Viti i botimit: 2015 Faqet: 263 ISBN: 978-9928-20-612-5 SKU: n/a -
Aksesorë për vajza, Karfica & Kapëse Flokësh, VESHJE
Mini Karfica – Ballet Star
Set me karfica të vogla për të zbukuruar flokët apo bishtalecat e kapur me yje të vogla me bisht, prej tyli. Argëtohuni duke i vendosur e kombinuar së bashku apo me karfica të tjera.
- Të përshtatshme për pak flokë
- Mbi karficë 2 cm
- Seti përmban 8 copë
SKU: n/a -
-
-
LIBRA, Libra 9-12V
Poliana rritet
Poliana, heroina e dashur e shumë vajzave, rritet. Si shumica e vajzave të reja, ajo dashurohet. Por sa vuan zemra e saj! Megjithatë, edhe në çastet më të vështira, Poliana nuk harron të veçantën e saj, “lojën e të kënaqurit”.
Autor: Eleanor H. Porter Botues: Albas Përktheu: Klodian Briçi Viti i botimit: 2018 Faqet: 320 ISBN: 978-9928-282-12-5 SKU: n/a -
-
LIBRA, Libra 9-12V
Poliana
Poliana njëmbëdhjetëvjeçare, pas vdekjes së prindërve, shkon të jetojë në Vermont, me teton e saj hijerëndë, Polin. Megjithatë, vogëlushja nuk pranon kurrsesi t’i nënshtrohet gjendjes së zymtë, por përkundrazi, zgjedh të shohë anën e mirë të gjërave. Me anë të “lojës së gëzimit”, të cilën ia ka mësuar babai, Poliana gjen arsye që të gëzohet në çfarëdo situate dhe përballon çdo pengesë. Vogëlushja i nxit të tjerët t’i bashkohen lojës së saj të gëzimit dhe të ndryshojnë jetën e tyre të zymtë. Mes lojtarëve të rinj janë zonja Snou, Xhon Pendëlltëni, Nensi etj. Të gjithë tregohen bujarë për ta pranuar në jetën e tyre vajzën e hareshme, që nuk njeh lodhje, edhe pse asaj i duhet të përballojë dhe të kapërcejë sfidat e veta.
Edhe pse Poliana cilësohet si roman për fëmijë, në të vërtetë qëllimi i tij është që të lexohet nga njerëz të të gjithë moshave. Autorja paraqet një udhëtim ndriçues në botën e pafajshme fëmijërore, energjia pozitive e së cilës mund të lehtësojë edhe rrethanat më të zymta. Poliana shërben si frymëzim për shumë njerëz, që asnjëherë të mos dorëzohen në jetë dhe ta shohin atë në mënyrë pozitive.
Autor: Eleanor H. Porter Botues: Albas Përktheu: Klodian Briçi Viti i botimit: 2017 Faqet: 256 ISBN: 978-9928-02-987-4 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 3-5V
Qyteti
Megjithëse disa prej nesh jetojnë në qyteza dhe disa në fshatra, qytet është e përqendruar pjesa më e madhe e popullsisë.
Ndonëse ka shumë lëvizje dhe shpesh është i zhurmshëm, qyteti ofron shumicën e shërbimeve që na nevojiten. Mirë është që t’u tregojmë të vegjëlve çfarë ka në të dhe si mund të jenë qytetarë të mirë. Fëmijët do të mësojnë të lëvizin në qytet dhe do të zbulojnë me entuziazëm çdo gjë të re: kinemanë, supermarketin, një koncert “live”, këndin e lojërave…
Në këtë libër do të zbulojmë së bashku qytetin dhe mjediset e tij. Kështu, lexuesit tanë të vegjël do të njohin hapësira të reja dhe do të mësojnë me ndihmën tonë, shumë gjëra për vendin ku jetojnë ose për vende të tjera ku shkojnë herë pas here.
Çdo faqe e këtij libri na jep pamje, ku shohim ndërtesat e qytetit, aktivitetet që kryhen në to dhe gjithçka që haset në qytet. Fëmijët, me ndihmën e një të rrituri, do t’i dallojnë këto mjedise dhe do të mësojnë se çfarë ndodh në çdo vend si duhet të sillen, si dhe shumë gjëra të tjera.
Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.
Autor: Meritxell Marti Botues: Albas Përktheu: Sidita Gjipali Viti i botimit: 2010 Faqet: 30 ISBN: 978-9989-108-53-2 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Pato dhe Kravato
Këtë libër me vargje për disa specie të rrezikuara në vendin tonë, disa të vogla e disa jo dhe aq të vogla, e kemi shkruar së bashku si familje, duke frymëzuar njëri-tjetrin me të dhëna, vizatime e thënie nga personazhet tona më të dashura të letërsisë për fëmijë. Urojmë që edhe ju, lexues të vegjël, të shkruani për speciet tuaja ose për diçka të vyer për ju, që është e rrezikuar të zhduket.
Autor: Piro Bakallbashi, Kora Bakallbashi Botues: Albas Viti i botimit: 2024 Faqet: 32 ISBN: 978-9928-920-66-9 SKU: n/a -
-