“Ana flokëkuqja” e autorit kanadez L. M. Montgomery është varianti i plotë i një prej romaneve klasike, nga më të bukurit e më të lexuarit e letërsisë botërore, që rrëfen aventurat dhe bëmat e Ana Shirlit, vajzës që mbeti jetime e që u rrit duke punuar që foshnjë, vajzës plot jetë e gjallëri, që 11 vjeçe u bë pjesëtare e denjë e familjes Kuthberti në Çatiblertë. Fantazia e saj pa cak, dashuria për natyrën e Evjolit, shpërthimet e saj të sinqerta, të folurit e rrjedhshëm e papushim dhe aventurat në kërkim të më të mirës së vetes dhe të shoqërisë së saj, të lënë pa frymë. Ato e bëjnë Anën të fitojë zemrat e të gjithëve. Kurse këmbëngulja për të arritur të paarritshmen e vënë Anën në krye të listave të më të mirëve: në shkollë, në kolegj, në recitime etj. Një vajzë që di ç’kërkon dhe bën të gjitha përpjekjet që t’i arrijë. Me botën e saj të madhe ajo bën që të zgjojë dashuri të fjetura te Marila, te Methjuja, i përkushtohet me gjithë shpirt miqësisë me Dianën dhe qëndron krenare për vite të tëra ndaj Gilberit, të cilit nuk i fali fyerjen. E kudondodhur për ndihmë, por përkushtimi në fund ndaj Marildës, është shumë mbresëlënës. Libri ka përshkrime të mrekullueshme, shumica e të cilave vijnë nëpërmjet përshkrimeve fantastike të Anës.
Ana flokëkuqja. Vajza e Çatiblertës
Autor: | Lucy M. Montgomery |
---|---|
Botues: | Albas |
Përktheu: | Era dhe Adela Buçpapaj |
Viti i botimit: | 2019 |
Faqet: | 418 |
ISBN: | 978-9928-300-97-3 |
1,100L

Produkte të afërt
-
LIBRA, Libra 6-8V
Kopshti sekret (për të vegjël)
0 out of 5(0)Meri është një vajzë e llastuar që jeton në Indi. Por fatkeqësia e godet, dhe një sëmundje u merr jetën të dy prindërve të saj. Prandaj Meri detyrohet të kthehet në Angli, dhe të jetojë në Misëlthuejt Manor, shtëpinë e xhaxhait të saj. Aty takon Dikonin, një djalosh mjaft i çuditshëm, mik me gjithë kafshët dhe kushëririn e sëmurë Kolin. Bashkë me ta, ajo do të rilindë kopshtin sekret të vilës, i goditur edhe ai nga fatkeqësia, njëlloj si vogëlushja Meri.
Autor: Frances Hodgson Burnett Botues: Albas Përktheu: Viola Dona Përgatiti: Sabina Colloredo Viti i botimit: 2015 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-476-3 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Poliana
0 out of 5(0)Poliana njëmbëdhjetëvjeçare, pas vdekjes së prindërve, shkon të jetojë në Vermont, me teton e saj hijerëndë, Polin. Megjithatë, vogëlushja nuk pranon kurrsesi t’i nënshtrohet gjendjes së zymtë, por përkundrazi, zgjedh të shohë anën e mirë të gjërave. Me anë të “lojës së gëzimit”, të cilën ia ka mësuar babai, Poliana gjen arsye që të gëzohet në çfarëdo situate dhe përballon çdo pengesë. Vogëlushja i nxit të tjerët t’i bashkohen lojës së saj të gëzimit dhe të ndryshojnë jetën e tyre të zymtë. Mes lojtarëve të rinj janë zonja Snou, Xhon Pendëlltëni, Nensi etj. Të gjithë tregohen bujarë për ta pranuar në jetën e tyre vajzën e hareshme, që nuk njeh lodhje, edhe pse asaj i duhet të përballojë dhe të kapërcejë sfidat e veta.
Edhe pse Poliana cilësohet si roman për fëmijë, në të vërtetë qëllimi i tij është që të lexohet nga njerëz të të gjithë moshave. Autorja paraqet një udhëtim ndriçues në botën e pafajshme fëmijërore, energjia pozitive e së cilës mund të lehtësojë edhe rrethanat më të zymta. Poliana shërben si frymëzim për shumë njerëz, që asnjëherë të mos dorëzohen në jetë dhe ta shohin atë në mënyrë pozitive.
Autor: Eleanor H. Porter Botues: Albas Përktheu: Klodian Briçi Viti i botimit: 2017 Faqet: 256 ISBN: 978-9928-02-987-4 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Sandokani Tigri i Malajzisë
0 out of 5(0)I fuqishëm dhe i egër si një tigër, Sadokani dhe aventurat e tij në detet e Malajzisë rikthehen në këtë ritregim të ri. A do të arrijë të bashkohet me të dashurën e tij, ledi Marianën? Me çfarë rreziqesh do të përballet? Me në krah mikun e tij, Janezin, dhe shokët e tij, tigrat besnikë, Sandokani do të luftojë për liri, drejtësi dhe dashuri.
Autor: Guido Sgardoli Botues: Albas Përktheu: Viola Dona, Sofiana Filipi Viti i botimit: 2015 Faqet: 76 ISBN: 978-9928-02-473-2 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Ana flokëkuqja
0 out of 5(0)Methju dhe motra e tij, Marila, kishin vendosur të birësonin një djalë, që t’i ndihmonte në fermën e tyre, por gabimisht jetimorja u dërgon Anën, një vajzë me flokë të kuq dhe tepër ëndërrimtare. Me imagjinatën, kokëfortësinë, zgjuarsinë e saj, ajo arrin t’i bëjë për vete dhe të sjellë gjallëri në Grin Gejbëlls.
Çdo ditë është një aventurë e re për Anën, e cila edhe pse padashur bën shumë prapësi, gjithnjë e karakterizon humori të cilin e përçon edhe te njerëzit që e rrethojnë.
Autor: Eliza Puriçelli Guerra Botues: Albas Përktheu: Lejbjana Hyseni Përgatiti: Eliza Puriçeli Guerra Viti i botimit: 2018 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-282-08-8 SKU: n/a