Një dëshirë për Krishtlindje Autor: Katherine Rundell
Gjuha: Shqip
Mosha: 3 vjeç
Nr. faqeve: 64
Lidhje e fortë
Ilustrimet: Emily Sutton / Shqip: Valbona Nathanaili / Botues: Fondacioni “Henrietta Leavitt” – Fondacioni Shqiptar për Shkencë, Media dhe Demokraci (Seria e librave për fëmijë) / Redaktorë: Zimo Krutaj / ISBN: 978-9928-4543-1-7
Përmbledhje
Katherine Rundell, fituesja e disa çmimeve dhe autorja e librave Rooftoppers, The Wolf Wilder dhe The Explorer, sjell magjinë e Krishtlindjes nëpërmjet një historie ku ndërthurret klasikja me modernen. E shkruar me shumë ngrohtësi dhe mbushur me nota humori, “Një dëshirë për Krishtlindje” na sjell në vëmendje vlerat dhe njerëzit që vërtet kanë rëndësi për ne.
Një djalë i vogël shpreh një dëshirë që e nxori nga thellësia e zemrës sapo pa një yll që po bie natën e Krishtlindjes. Dëshira është shumë e thjeshtë, por shumë domethënëse për kohët moderne që jetojmë:
“Nuk dua të jem vetëm! Kam dëshirë të kem sot dikë të rrijë me mua.”
Këtu fillojnë edhe aventurat e djalit të vogël. Teodori, djali i vogël i përrallës sonë, kalon një natë të paharruar me katër miq shumë të veçantë, aq të dashur dhe të çuditshëm njëkohësisht.
Libri ka shitur, në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 7,000 kopje.
Libri është përkthyer, përkatësisht, në: Francë (Gallimard), Gjermani (arsEdition), Itali (Rizzoli), SHBA (Simon & Schuster), Japoni (Goblin Shobo), Greqi (Metaichmio), Poloni (Foksal), Kinë (New Buds), Rusi (Rosman), Ukrainë (Ranok), Shqipëri (Fondacioni “Henrietta Leavitt”).
There are no reviews yet.