Pazëlli Arbramix përfshin 6 kafshë shumëngjyrëshe, secila e përbërë nga 3 pjesë druri. Në kapakun e kutisë, fëmijët mund të ndërtojnë kafshën që zgjedhin – si leopardi apo bretkosa – ose thjesht të përziejnë pjesët sipas imagjinatës së tyre. Të gjitha ruhen lehtësisht në kutinë praktike në formë peme.
2 vjeç
Po shfaqen krejt 7 përfundimetRenditur sipas më të rejave
-
Aksesorë per loje me kukulla, Kukulla & Pellusha, LOJRA
Valixhja e vogël e doktorit
Një valixhe mjeku që përmban të gjitha aksesorët për të luajtur doktor dhe për të kuruar kukullën e vet!
Seti përfshin: 1 termometër, 1 stetoskop, 1 shiringë, 1 shishe ilaçi, 1 fashë dhe 1 kartelë shëndeti.
Një lojë fantastike për të stimuluar imagjinatën dhe për të zhvilluar ndjeshmërinë për kujdesin ndaj të tjerëve!
SKU: n/a -
Çanta për Shëtitje, Kuzhina & Play Food, LOJRA
Çanta e Maces
Mosha: 2 vjeç
Një çantë dore në formën e kokës së një maceje, e zbukuruar me qëndisje të ëmbla. Përfshin aksesorë të domosdoshëm për të imituar të rriturit:
- një orë me rrip elastik
- një telefon me mbështjellëse silikoni
- 3 çelësa.
Dhe megjithë këta aksesorë, ka ende vend për të shtuar lodrën e preferuar prej pellushi.
SKU: n/a -
Sold out!Art & kreativitet, Arti për 18muaj+, Kompozime të ndryshme, LOJRA
Vizatojmë Bashkë – Little Monsters
Mosha: + 2 vjeç
Plotësoni vizatimet mbi kartat e bardha të ripërdorshme sipas fantazisë suaj! Shtoni stickers e jepini jetë personazheve nga më të çuditshëm!
Rifillojeni lojën sa herë të dëshironi!
Kutia përmban: 16 karta të ripërdorshme vizatimi, lapustila, bojra dhjami dhe plot stickers.
SKU: n/a -
LOJRA, Lojra Tavoline, Mos u Nxeh e Lojra Logjike
Little Association
Mosha: 2 1/2 – 5 vjeç
Një lojë ndërlidhje: me radhë një lojtar hap figurat e vogla. Të gjithë duhet të gjejnë ku përket figura: në kopshtin e perimeve, livadhin apo liqenin e vogël. P.sh Ku e gjejmë karrotën? Në kopshtin e perimeve! Vendosni kartën e vogël aty ku e shihni dhe i pari që kap dhe çon lepurin të ha karrotën në habitatin e tij fiton një pikë. Kështu me radhë me të gjitha kafshët e tjera sipas figurave.
Një lojë që inkurajon komunikimin midis fëmijëve të vegjël dhe prindërve të tyre.
Klikoni për Videon ilustruese.
SKU: n/a -
LOJRA, Lojra Tavoline, Mos u Nxeh e Lojra Logjike
Little Memo – Cilin kam fshehur?
Mosha: 2 1/2 – 5 vjeç
Vëreni kafshët e vogla dhe një lojtar duhet të fshehë njërën prej tyre. E gjeni dot cili mungon?
- Një lojë e thjeshtë, plot ngjyra të bukura dhe një argëtim i menjëhershëm për fëmijët e vegjël, teksa zhvillon memorien dhe vëmendjen.
SKU: n/a