Koni udhëton me prindërit dhe Jakobin për në Greqi. Më në fund, pushime! Në ishullin e Kretës, çdo gjë është krejt ndryshe nga shtëpia. Deti është i madh dhe blu. Në rrugicat e qytetit mund të humbasësh lehtë. Sa mirë që ka grekë që flasin gjermanisht! Në të kundërt, Koni nuk do të ishte gjetur kurrë. Gjithashtu, nuk do të kishte parë kurrë një pallat të vërtetë.
Dyqani
Po shfaqen 121–144 nga 3825 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave
-
LIBRA, Libra 6-8V, Libra 9-12V
Enciklopedia ime (6-10 vjeç)
Këtu gjen të mbledhura së bashku temat kryesore të dijes, për të kuptuar gjithçka për botën rreth nesh!
UNIVERSI / TRUPI I NJERIUT / HISTORIA / TOKA / BIMËT /KAFSHËT / BOTA SOT / ARTET / SHKENCA DHE TEKNIKA
Me qindra ilustrime të ndryshme, që kureshtarët e vegjël të zbulojnë botën rreth tyre.
Autor: Albas Botues: Albas Përktheu: Gent Sinani Viti i botimit: 2018 Faqet: 176 ISBN: 978-9928-282-37-8 SKU: n/a -
Aksesorë për vajza, Çanta për Shëtitje
Çanta Sparkly Glitter
Mosha: +3 vjeç
Çanta në formë ylli është plot xixa, jetëgjatë dhe e fortë. Njëkohësisht edhe shumë funksionale. Ka hapësirë brenda për aksesorë të vegjël gjatë shëtitjeve.
- Mbyllet me zinxhirë
- Me rrip të gjatë 48 cm
- Diametri rreth 18cm
SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Kristofor Kolombi
Edhe pse nuk dihet me siguri, ka shumë mundësi që Kristofor Kolombi të ketë lindur në Gjenevë të Italisë në vitin 1451, në një periudhë kur shtete të ndryshme panë të nevojshme të zgjeroheshin dhe të mbizotëronin rrugët tregtare. Dëshira e tij më e madhe, që e ndiente si paracaktim nga Zoti, ishte të arrinte në Indi, në një vend në anën tjetër të globit, duke kaluar përreth kontinentit afrikan. Pas kërkesave drejtuar mbretërve të ndryshëm, më në fund Mbretërit Katolikë financuan aventurën e tij, që kulmoi me zbulimin e asaj që më vonë do të quhej Amerikë, në anën tjetër të Atlantikut. Pjesa tjetër e jetës së tij qe e mbushur me pakënaqësi, edhe pse nuk arriti ta merrte vesh kurrë që për evropianët zbuloi një kontinent të ri. Ishin të tjerët, ata që morën nderet dhe pasuritë që i përkisnin atij.
Autor: Fernando Garces & Oscar Julve Botues: Albas Përktheu: Viola Dona Viti i botimit: 2014 Faqet: 64 ISBN: 978-9928-02-442-8 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Albert Ainshtajn
Lindi në Ulm, një qytet në jug të Gjermanisë, që kishte nje katedrale madhështore. Ai u cilësua nga revista “Time” si “Personazhi i shekullit XX”. Po përse? Edhe pse i vogël nuk shquhej për ndonjë aftësi të madhe, shumë shpejt ai shfaqi interesin dhe aftësinë e tij për të reflektuar mbi qasjet e fizikës bashkëkohore. Më pas, puna e tij mbi dritën, elektrodinamikën, energjinë, hapësirën dhe kohën e bënë botërisht të famshëm, pasi konfirmonin teori të shkuara apo që zbulonin dilema pasionuese të fizikës. Pavarësisht kontributit të tij të jashtëzakonshëm në fushën ë shkencës, ai ishte një njeri si gjithë të tjerët, të cilit i pëlqente të luante në violinë.
Autor: Lluis Cugota Botues: Albas Përktheu: Viola Dona Viti i botimit: 2014 Faqet: 64 ISBN: 978-9928-02-442-8 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Bethoven
Ludvig van Bethoven është një nga kompozitorët klasikë më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Lindi në Gjermani dhe e jetoi pjesën më të madhe të jetës në Vjenë. Mënyra e tij e të shkruarit muzikë në shekujt XVIII dhe XIX revolucionarizoi kompozimin. Dha koncertin e parë kur ishte vetëm 7 vjeç. Nxënës i Hajdenit, shfaqi menjëherë talentin e tij të jashtëzakonshëm. Vepra e tij përfshin nëntë simfoni, një operë, tridhjetë e dy sonata për piano, gjashtëmbëdhjetë kuartete për harqe, dhjetë sonata për violinë dhe disa kompozime të tjera. Një vepër kaq e gjerë e bën të pamundur të mendosh se gjatë pjesës më të madhe të jetës vuajti mungesën e dëgjimit, që e pengonte të dëgjonte atë që shkruante. Ende sot dëgjohen shumë nga veprat e tij, si Himni i gëzimit, që është dhe himni i Bashkimit Evropian. Pa fat në dashuri, ia dedikoi gjithë jetën muzikës.
Autor: Maria Joao Costa & Manuel Morgado Botues: Albas Përktheu: Viola Dona Viti i botimit: 2014 Faqet: 64 ISBN: 978-9928-02-442-8 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Kush tepër lakmon…
Kush tepër lakmon, a thua më shunë gëzon? As që bëhet fjalë! Kush shumë lakmon, mbetet me gisht në gojë! Kjo i nodhi luanit të babëzitur, gomarit lakmitar dhe personazheve të tjera të fabulave të kësaj përmbledhje!
Autor: Giuditta Campello Botues: Albas Përktheu: Rudina Çupi Viti i botimit: 2018 Faqet: 48 ISBN: 978-9928-282-27-9 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Mirë t`u bëhet!
Mirë t’i bëhet edhe erës që desh të matej me diellin babaxhan, edhe lepurit mburravec. Ja që, jo gjithmonë, fiton më i shpejti! Le pastaj dhelpra, që deshi ta tërhiqte prej hunde (sqepi) lejlekun! Mirë t`i bëhet edhe asaj!
Autor: Giuditta Campello Botues: Albas Përktheu: Rudina Çupi Viti i botimit: 2018 Faqet: 48 ISBN: 978-9928-282-30-9 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Uri prej ujku
Kujdes prej personazheve të këtyre fabulave: ato kanë një uri të madhe! Jo të madhe, por të llahtarshme fare! Çne të llahtarshme: kanë një uri prej bishe, kushedi ç`kurthe e ç`gracka sajojnë për të mbushur barkun!
Autor: Giuditta Campello Botues: Albas Përktheu: Rudina Çupi Viti i botimit: 2018 Faqet: 48 ISBN: 978-9928-282-29-3 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Të vegjël, por mendjemprehtë
Mos vallë vetëm ata që janë të mëdhenj ia dalin mbanë? Jo, aspak, sepse edhe të vegjlit janë mendjemprehtë, siç janë personazhet e këtyrë fabulave. Gjinkalla ia hodhi dhelprës dinake, miushi i shpëtoi jetën luanit dhe keci ia mbarhi prej kthetrave të ujkut… Nuk e beson?! Lexoje vetë me sytë e tu!
Autor: Giuditta Campello Botues: Albas Përktheu: Rudina Çupi Viti i botimit: 2018 Faqet: 48 ISBN: 978-9928-282-25-5 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Kopshti sekret (për të vegjël)
Meri është një vajzë e llastuar që jeton në Indi. Por fatkeqësia e godet, dhe një sëmundje u merr jetën të dy prindërve të saj. Prandaj Meri detyrohet të kthehet në Angli, dhe të jetojë në Misëlthuejt Manor, shtëpinë e xhaxhait të saj. Aty takon Dikonin, një djalosh mjaft i çuditshëm, mik me gjithë kafshët dhe kushëririn e sëmurë Kolin. Bashkë me ta, ajo do të rilindë kopshtin sekret të vilës, i goditur edhe ai nga fatkeqësia, njëlloj si vogëlushja Meri.
Autor: Frances Hodgson Burnett Botues: Albas Përktheu: Viola Dona Përgatiti: Sabina Colloredo Viti i botimit: 2015 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-476-3 SKU: n/a -
Kuti, Termusë e Kontenitorë Ushqimi
1st MEAL PACK – Set Lugë dhe kontenitorë
Set i nisjes së ushqimit i cili vjen me:
- 2 lugët e para prej silikoni me majë të zbutur, për ushqimin e bebit gjatë muajve të parë
- plot 12 kontenitorë për të ruajtur ushqimin, sipas madhësive të ndryshme dhe ideale për çdo nevojë
Kontenitorët janë polypropylene (plastik) dhe 100% hermetikë.
Përdorimi: në frigorifer, në ngrirje, lahen në lavastovilje, por jo në furrë; duke hequr kapakun, përmbajtjen e secilit kontenitor mund ta shkrini në mikrovalë, në Babycook® ose në banjo mari (të Bib Expresso).
- Ideale për transportin e vakteve
- Mbushen lehtë falë grykës së gjerë
- Porcionet dalin me shtyrje nga poshtë kontenitorit (praktike kur kanë qëndruar të ngrira në akull)
- Nuk zejnë vend në kuzhinë pasi vendosen brenda njëra tjetrës
- Kanë të shënuar vëllimin në ml dhe oz dhe mund të shënoni me lapustil marker datën dhe përmbajtjen mbi kapak ose në vendin e shënuar në kontenitor.
- Pa BPA, BPF, BPS, PVC, pa ftalate
SKU: n/a -
BEST SELLER, Kuti, Termusë e Kontenitorë Ushqimi, NË KUZHINË, Sete kuzhine
Termus Ushqimi XL – 500ml Beaba
BEST SELLER, Kuti, Termusë e Kontenitorë Ushqimi, NË KUZHINË, Sete kuzhineTermus Ushqimi XL – 500ml Beaba
500ml
Kuti termike ushqimi nga Beaba, me kapacitet hapësire të madhe, 500ml. Ideale për ushqime jo solide, si supë, smoothies dhe snacks & fruta.
Vakumi mes mureve të kutisë i mban ushqimet e ngrohta ose të ftohta nga -20 gradë C në 100 gradë C.
Koha e insulimit: 5h të ngrohta dhe 7h të ftohta, pa humbur shijen dhe aromën.
- 100% inoks;
- Rekomandohet të lahet me dorë;
- Jo në lavastovilje;
- Jo në mikrovalë;
- Jo në ngrirje;
- Mos e tejmbushni me pije të nxehta.
SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Libri i xhunglës
Një “këlysh” njeriu gjendet në xhungël, në shpellën e ujqërve. Ai është shtrirë midis këlyshëve ujqër, pranë nënës Ujkonjë dhe nuk ka fare frikë. Jashtë shpellës, tigri Sher Kan ulërin i tërbuar sepse do ta kullufitë. Çfarë do të ndodhë me Moglin? A do ta shpëtojnë ujqërit nga kthetrat e tigrit njeringrënës? A do të arrije të mbijetojë në xhungël? Po ligjit të xhunglës? Mësojeni këtë në historinë e Librit të Xhunglës, të rrëfyer me një gjuhë të thjeshtë dhe të shoqëruar me ilustrime tërheqëse.
Autor: Rudyard Kipling Botues: Albas Përktheu: Lejbjana Hyseni Përgatiti: Pierdomenico Baccalario Viti i botimit: 2014 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-486-2 SKU: n/a -
BABY, Çanta Karrocash, Canta Karrocash, Mommy & Daddy
Mommy Club Canvas Off White
Çanta Mommy Bag Signature është me e vogël se Mommy Bag klasike, për zgjidhjet praktike e të përditshme me bebin! Look elegant, përshtatet si një çantë moderne kudo ku jeni.
- Përfshihen: (i) rripa universal, për t’u varur në çdo karrocë & (ii) shtroje për ndërrimin e bebit
- 100% kundra ujit (pa PFA)
- Tekstil, pambuk pjesa e jashtme, dhe polyester pjesa e brendshme
- 38 x 21 x 27 cm
SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Piter Pani (për të vegjël)
Familja Draling jetonte në një shtëpi të madhe e të bukur. Ajo përbëhej nga prindërit, vajza e madhe Uendi, dy vëllezërit e saj të vegjël, Xhani e Mikeli dhe qeni Nana. Një mbrëmje një djalë i vogël i çuditshëm hyri nga dritarja duke fluturuar. Kështu fillon historia e mrekullueshme e Piter Panit, djaloshit që nuk rritej, e cila vjen në këtë libër, e ritreguar plot humor dhe mjeshtëri, e shoqëruar me ilustrime fantastike. Uendi, Xhani dhe Mikeli përfshihen në një aventurë, së bashku me Piter Panin në Ishullin që nuk është. Mësoni më shumë për aventurat e tyre duke lexuar këtë libër.
Autor: James Matthew Barrie Botues: Albas Përktheu: Rudina Çupi Përgatiti: Guido Sgardoli Viti i botimit: 2014 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-485-5 SKU: n/a -
canta kopshti cerdhe, Çanta për fëmijë
My First Bag – Stripes Electric Blue
- Për kopsht ose parashkollor
Çantë e vogël me zinxhirë dhe me vesh të vogla: me shkrimin simpatik sipër My First Bag!
Mund të ruani lodrat ose fletoret në këtë çantë kaq të veçantë.
-
- Përmasa 20 x 24 x 8 cm
- Rripat sistemohen sipas gjatësisë
- Ka edhe një rrip sigurimi
- Me 2 ndarje të brendshme, një më të madhe dhe një xhep më të vogël
SKU: n/a -
BEST SELLER, canta kopshti cerdhe, Çanta për fëmijë
My First Bag – Stripes Terracota
- Për kopsht ose parashkollor
Çantë e vogël me zinxhirë dhe me vesh të vogla: me shkrimin simpatik sipër My First Bag!
Mund të ruani lodrat ose fletoret në këtë çantë kaq të veçantë.
-
- Përmasa 20 x 24 x 8 cm
- Rripat sistemohen sipas gjatësisë
- Ka edhe një rrip sigurimi
- Me 2 ndarje të brendshme, një më të madhe dhe një xhep më të vogël
SKU: n/a