“Ana flokëkuqja” e autorit kanadez L. M. Montgomery është varianti i plotë i një prej romaneve klasike, nga më të bukurit e më të lexuarit e letërsisë botërore, që rrëfen aventurat dhe bëmat e Ana Shirlit, vajzës që mbeti jetime e që u rrit duke punuar që foshnjë, vajzës plot jetë e gjallëri, që 11 vjeçe u bë pjesëtare e denjë e familjes Kuthberti në Çatiblertë. Fantazia e saj pa cak, dashuria për natyrën e Evjolit, shpërthimet e saj të sinqerta, të folurit e rrjedhshëm e papushim dhe aventurat në kërkim të më të mirës së vetes dhe të shoqërisë së saj, të lënë pa frymë. Ato e bëjnë Anën të fitojë zemrat e të gjithëve. Kurse këmbëngulja për të arritur të paarritshmen e vënë Anën në krye të listave të më të mirëve: në shkollë, në kolegj, në recitime etj. Një vajzë që di ç’kërkon dhe bën të gjitha përpjekjet që t’i arrijë. Me botën e saj të madhe ajo bën që të zgjojë dashuri të fjetura te Marila, te Methjuja, i përkushtohet me gjithë shpirt miqësisë me Dianën dhe qëndron krenare për vite të tëra ndaj Gilberit, të cilit nuk i fali fyerjen. E kudondodhur për ndihmë, por përkushtimi në fund ndaj Marildës, është shumë mbresëlënës. Libri ka përshkrime të mrekullueshme, shumica e të cilave vijnë nëpërmjet përshkrimeve fantastike të Anës.
Dyqani
Po shfaqen 193–216 nga 3825 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave
-
Aksesorë për vajza, Karfica & Kapëse Flokësh, VESHJE
Mini Karfica – Flying Unicorns
Set me karfica të vogla për të zbukuruar flokët apo bishtalecat e kapur. Punuar me detaje të imta, me unicorns me krahë, yje, zemra e ylber, plot motive e shkëlqime!
- Të përshtatshme për pak flokë
- Mbi karficë 2 cm
- Seti përmban 8 copë
SKU: n/a -
Aksesorë për vajza, Karfica & Kapëse Flokësh, VESHJE
Mini Lidhëse Bishtalecash, Flying Unicorns
Zbukuroni bishtalecat e hollë me lidhëset e vogla të zbukuruar deri në detaje, me shkëlqime të ndryshme, xixa dhe imtësi të vogla fantastike.
Seti me 8 lidhëse.
Lidhëset janë prej llastiku
Lidhëset e vogla, të përshtatshme edhe për flokë jo të dendurSKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Aventurat e Tom Sojerit
Shumica e aventurave që rrëfehen në këtë libër kanë ndodhur vërtet; nja dy i kam jetuar vetë, të tjerat i di nga shokët e shkollës. Hak Fini është skicuar sipas një njeriu që ka rrojtur vërtet, edhe Tom Sojeri, po jo prej një individi të vetëm: ai është ndërthurja e tipareve të tre djemve që njihja, ndaj klasifikohet në rendin e ndërlikuar të arkitekturës.
Besëtytnitë e çuditshme që kam përmendur, gjallonin fort mes fëmijëve dhe skllevërve në perëndim, në kohën kur zhvillohen ngjarjet e këtij libri, pra nja tridhjetë e dyzet vjet të shkuara.
Edhe pse libri im ka më së pari synimin të argëtojë djemtë e vajzat, shpresoj që për këto arsye të mos lihet pas dore nga burrat e gratë, se kisha në plan që me shumë ëndje t’u kujtoja edhe të rriturve se si kanë qenë dikur dhe se si ndiheshe, si mendoje e si flisje, madje edhe në ç’mesele të çuditshme i ngatërroje këmbët.
Autor: Mark Twain Botues: Albas Viti i botimit: 2020 Faqet: 282 ISBN: 978-9928-311-98-6 SKU: n/a -
A-Past24, BOYS, Coming Soon, Setet e Veshjeve KS, T-shirts, Tuta & Bluza, VESHJE, Veshje Verore
Pantallona të shkurtra Frankie – Coeur Colore
A-Past24, BOYS, Coming Soon, Setet e Veshjeve KS, T-shirts, Tuta & Bluza, VESHJE, Veshje VerorePantallona të shkurtra Frankie – Coeur Colore
Pantallona të shkurtra në stil xhins Frankie.
- Butësi luksoze* 100% pambuk organik
- Pa kimikate, bojra të dëmshme apo solucione të ndaluara; garantuar për një rritje të shëndetshme dhe plot shije nga Konges Slojd.
- Masat janë reale; rekomandojmë përgjithësisht të zgjidhni masën sipas moshës aktuale të fëmijës.
SKU: n/a -
A-Past24, BOYS, Coming Soon, Setet e Veshjeve KS, T-shirts, Tuta & Bluza, VESHJE, Veshje Verore
Pantallona të shkurtra Frankie – Felice
A-Past24, BOYS, Coming Soon, Setet e Veshjeve KS, T-shirts, Tuta & Bluza, VESHJE, Veshje VerorePantallona të shkurtra Frankie – Felice
Pantallona të shkurtra në stil xhins Frankie.
- Butësi luksoze* 100% pambuk organik
- Pa kimikate, bojra të dëmshme apo solucione të ndaluara; garantuar për një rritje të shëndetshme dhe plot shije nga Konges Slojd.
- Masat janë reale; rekomandojmë përgjithësisht të zgjidhni masën sipas moshës aktuale të fëmijës.
SKU: n/a -
-
-
-
-
Karfica & Kapëse Flokësh, VESHJE, Aksesorë për vajza
Mini Lidhëse Bishtalecash, Mermaids Sealife
Zbukuroni bishtalecat e hollë me lidhëset e vogla të zbukuruar deri në detaje, me shkëlqime të ndryshme, xixa dhe imtësi të vogla fantastike.
Seti me 8 lidhëse.
Lidhëset janë prej llastiku
Lidhëset e vogla, të përshtatshme edhe për flokë jo të dendurSKU: n/a -
-
-
-
Aksesorë për vajza, Karfica & Kapëse Flokësh, VESHJE
Mini Karfica – Amalfi
Set me karfica të vogla për të zbukuruar flokët apo bishtalecat e kapur, me motive vere, plot dritë dhe shkëlqime të ndryshme, për t’u kombinuar së bashku!
- Të përshtatshme për pak flokë
- Mbi karficë 2 cm
- Seti përmban 8 copë
SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Gostia e konteshës Berta dhe tregime të tjera
Zoti Libërxhepi ju rrëfen historinë e konteshës Berta dhe të gostisë së saj të përvitshme me mjaltë në çdo përvjetor të ndërtimit të kështjellës. Çfarë ndodh nëse thyhet tradita e përvitshme? Historinë e trishtë e dashurisë së ushtarit prej plumbi me një këmbë dhe balerinës prej letre, të cilët digjen së bashku, udhëtimin e Gishtëzës mendjemadhe dhe aventurën e saj një ditë në fluturim, si dhe historinë e mbretit të urithëve dhe vajzës së tij mund t’i lexoni në tregimet e tjera. Aventura, peripeci dhe momente qesharake i shoqërojnë personazhet tona deri në fund.
Autor: Alexandre Dumas Botues: Albas Viti i botimit: 2020 Faqet: 118 ISBN: 978-9928-311-91-7 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Kopshti sekret
Meri është një vajzë e llastuar që jeton në Indi. Por fatkeqësia e odet, dhe një sëmundje i merr jetën të dy prindërve të saj. Prandaj Meri detyrohet të kthehet në Angli, dhe të jetojë në Misëlthuejt Manor, shtëpinë e xhaxhait të saj. Aty takon Dikonin, një djalosh mjaft i çuditshëm, mik me gjithë kafshët dhe kushëririn e sëmurë Kolin. Bashkë me ta ajo do të rilindë kopshtin sekret të vilës, i goditur edhe ai nga fatkeqësia, njëlloj si vogëlushja Meri.
Autor: Frances Hodgson Burnett Botues: Albas Përktheu: Anila Çikopano Viti i botimit: 2018 Faqet: 296 ISBN: 978-9928-282-40-8 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Zemër
Gumëzhitja e fëmijëve në ditën e parë të shkollës e gjer në të fundit, përzierja e kësaj zhurme me ankthet e prindërve, herë një baba i varfër, herë i kamur, herë një nënë që sakrificat i lexohen në rrudha, në flokët e bardhë dhe sy; grindjet dhe miqësitë e pathyeshme, topat e borës, fëmijë të pamundur dhe sensibilizimi i një shoqërie ndaj problemeve që ka një qytet i vetëm, një shtet i tërë e, së fundmi, të gjithë së bashku. I shkruar 130 vjet më parë, më 1886, nga një prej shkrimtarëve më të njohur e klasikë italianë, Edmondo de Amiçis, romani “Zemër” mbetet ende nga ata libra që lexohet me kënaqësi, me dhembshuri dhe me përgjegjësinë për të menduar një botë ku mëtohet përsosmëria drejt së mirës. Personazhet e paharrueshme, si Shkruesi i vogël fiorentin, Enriku, Garoni guximplotë, Markoja që kërkon të ëmën duke u nisur nga Apeninet e duke përfunduar në Ande, Çiçili tek Infermieri i Tatës dhe Feruços me gjyshen e tij të paralizuar, do të rizgjojnë në kujtesë fëmijërinë e prindërve të sotëm, po aq sa do të paraqiten për herë të parë për lexuesit e sotëm të vegjël.
Autor: Edmondo De Amicis Botues: Albas Përktheu: Rigel Rizaj Viti i botimit: 2016 Faqet: 304 ISBN: 978-9928-02-804-4 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Piter Pani
Një mbrëmje, një djalë i çuditshëm duke fluturuar hyn në dritaren e shtëpisë së Darlingëve. Këtu zënë fill aventurat e Piter Panit, Uendit, Xhonit dhe Majkëllit, Lulekëmborës, Djemve të Humbur etj., në ishullin mitik të Kurrkundit. Piter Pani është djalosh çapkën dhe plot gjallëri, që arrin të fluturojë dhe nuk rritet asnjëherë. Fëmijërinë e tij që nuk mbaron kurrë, ai e kalon me peripeci, si kryetari i Djemve të Humbur, ndërkohë që bashkëvepron me zana, piratë, sirena dhe me fëmijë të zakonshëm nga bota jashtë Kurrkundit.
Shkrimtari nuk e përshkruan kurrë me hollësi paraqitjen e Piterit, por tregon vetëm se atij nuk i kanë rënë ende dhëmbët e parë, se është djalë i bukur dhe se vishet me gjethet e thara të pemëve.
Ai është djalosh moskokëçarës dhe mburravec, por është trim dhe nuk e ka problem ta marrë rrezikun në sy, duke u futur në situata të rrezikshme. Libri shoqërohet me ilustrime të këndshme, të cilat e bëjnë më të këndshëm leximin.
Autor: Xhejms Barri Botues: Albas Përktheu: Klodian Briçi Viti i botimit: 2015 Faqet: 263 ISBN: 978-9928-20-612-5 SKU: n/a -
Aksesorë për vajza, Karfica & Kapëse Flokësh, VESHJE
Mini Karfica – Ballet Star
Set me karfica të vogla për të zbukuruar flokët apo bishtalecat e kapur me yje të vogla me bisht, prej tyli. Argëtohuni duke i vendosur e kombinuar së bashku apo me karfica të tjera.
- Të përshtatshme për pak flokë
- Mbi karficë 2 cm
- Seti përmban 8 copë
SKU: n/a -