“Kajani dhe Mbretëria e humbur e Ilirisë” është një udhëtim i mbështjellë me petkun e një përralle, ku bashkë me fëmijët, personazhe jemi edhe ne, prindërit, që u mësojmë fëmijëve tanë prejardhjen, historinë, lidhjen me tokën… Në të vërtetë, do të ndiheni të kapur dorë për dore me ta, dhe ata, me kureshtjen asnjëherë të shuar, guximin për të besuar në forcën e tyre, fantazinë për t’i parë të gjalla përrallat e tregimet, na mësojnë se ata janë heronjtë e vërtetë, për të cilët kemi aq shumë nevojë. Gjatë këtij kërkimi për një mbretëri të humbur, ne rigjejmë një të vërtetë të madhe: lirinë për të mos e humbur kurrë “heroin” brenda vetes.
Kajani dhe mbretëria e humbur e Ilirisë
Autor: | Ana Maria Taçe |
---|---|
Botues: | Albas |
Viti i botimit: | 2024 |
Faqet: | 32 |
ISBN: | 978-9928-920-36-2 |
6€

Produkte të afërt
-
LIBRA, Libra 9-12V
Poliana
0 out of 5(0)Poliana njëmbëdhjetëvjeçare, pas vdekjes së prindërve, shkon të jetojë në Vermont, me teton e saj hijerëndë, Polin. Megjithatë, vogëlushja nuk pranon kurrsesi t’i nënshtrohet gjendjes së zymtë, por përkundrazi, zgjedh të shohë anën e mirë të gjërave. Me anë të “lojës së gëzimit”, të cilën ia ka mësuar babai, Poliana gjen arsye që të gëzohet në çfarëdo situate dhe përballon çdo pengesë. Vogëlushja i nxit të tjerët t’i bashkohen lojës së saj të gëzimit dhe të ndryshojnë jetën e tyre të zymtë. Mes lojtarëve të rinj janë zonja Snou, Xhon Pendëlltëni, Nensi etj. Të gjithë tregohen bujarë për ta pranuar në jetën e tyre vajzën e hareshme, që nuk njeh lodhje, edhe pse asaj i duhet të përballojë dhe të kapërcejë sfidat e veta.
Edhe pse Poliana cilësohet si roman për fëmijë, në të vërtetë qëllimi i tij është që të lexohet nga njerëz të të gjithë moshave. Autorja paraqet një udhëtim ndriçues në botën e pafajshme fëmijërore, energjia pozitive e së cilës mund të lehtësojë edhe rrethanat më të zymta. Poliana shërben si frymëzim për shumë njerëz, që asnjëherë të mos dorëzohen në jetë dhe ta shohin atë në mënyrë pozitive.
Autor: Eleanor H. Porter Botues: Albas Përktheu: Klodian Briçi Viti i botimit: 2017 Faqet: 256 ISBN: 978-9928-02-987-4 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Ishulli i thesarit
0 out of 5(0)Thesari i kapitenit Flint, piratit më gjakatar të të gjitha kohërave, ka qëndruar i fshehur në një ishull të largët. Harta e thesarit i bie në dorë Xhim Hokinsit, një djaloshi që punonte në bujtinën e prindërve. Bashkë me doktor Levsin, kavalier Trelaunin dhe një karakter të dyshimtë të quajtur Xhon Silveri i Gjatë, ata do të vihen në kërkim të thesarit. Çfarë të papriturash e presin të riun Xhim?
Autor: Robert Louis Stevenson Botues: Albas Përktheu: Viola Dona Përgatiti: Pierdomenico Baccalario Viti i botimit: 2014 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-477-0 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Odiseja
0 out of 5(0)Në këtë libër, fëmijët do të njihen me Odisenë, mbretin trim, të mënçur dhe dinak të Itakës, pas mbarimit të Luftës së Trojës. Zoti i Deteve, Poseidoni, e dënoi atë që të endej për vite e vite nëpër vise të panjohura, të luftonte kundër dallgëve dhe erërave, larg mbretërisë së tij, djalit dhe gruas që e priste me padurim. A arrin ai të largohet nga Kalipsoja që e mbante prej vitesh të izoluar në ishullin e saj e saj? A arrin t’i shpëtojë ciklopit Polifem dhe a kthehet në Itakë për të shpëtuar mbretërinë e tij?
Autor: Homeri Botues: Albas Përgatiti: Pierdomenico Baccalario Viti i botimit: 2015 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-611-8 SKU: n/a