Mos vallë vetëm ata që janë të mëdhenj ia dalin mbanë? Jo, aspak, sepse edhe të vegjlit janë mendjemprehtë, siç janë personazhet e këtyrë fabulave. Gjinkalla ia hodhi dhelprës dinake, miushi i shpëtoi jetën luanit dhe keci ia mbarhi prej kthetrave të ujkut… Nuk e beson?! Lexoje vetë me sytë e tu!
Të vegjël, por mendjemprehtë
Autor: | Giuditta Campello |
---|---|
Botues: | Albas |
Përktheu: | Rudina Çupi |
Viti i botimit: | 2018 |
Faqet: | 48 |
ISBN: | 978-9928-282-25-5 |
420Lekë

Produkte të afërt
-
LIBRA, Libra 9-12V
Princi i Lumtur
0 out of 5(0)Seria e klasikëve për fëmijë vjen e re dhe e freskët, përmes titujve, si Princi i vogël, Piter Pani, Aventurat e Pinokut, Bëmat e Lizës në botën e çudirave, Pipi Çorapegjata, Princi i lumtur dhe përralla të tjera, Zemër. Këto vepra, shumë të njohura nga lexuesi i vogël, vijnë të përkthyera nga veprat origjinale dhe janë shoqëruar me ilustrime të këndshme. Shoqëria me personazhet e tyre do të jetë një kënaqësi e vërtetë për ju.
Autor: Oscar Wilde Botues: Albas Përktheu: Klodian Briçi Viti i botimit: 2015 Faqet: 168 ISBN: 978-9928-02-795-5 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Aventurat e Pinokut (për të vegjël)
0 out of 5(0)Personazhi i Pinokut vjen në një përkthim të ri, të këndshëm dhe shumë argëtues, Ju do të njiheni me aventurat e kukullës prej druri, që s’do të shkojë në shkollë dhe që futet në telashe të njëpasnjëshme. Por ai ia del në fund të bëhet një djalë prej vërteti, sepse është zemërmirë, i do dhe i ndihmon të gjithë ata që has gjatë aventurave të tij, dhe veçanërisht do babanë e vet, Xhepeton e moshuar, dhe Zanën, mirëbërësen e tij të kudogjendur.
Autor: Carlo Collodi Botues: Albas Përktheu: Lejbjana Hyseni Përgatiti: Roberto Piumini Viti i botimit: 2015 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-609-5 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
Piter Pani (për të vegjël)
0 out of 5(0)Familja Draling jetonte në një shtëpi të madhe e të bukur. Ajo përbëhej nga prindërit, vajza e madhe Uendi, dy vëllezërit e saj të vegjël, Xhani e Mikeli dhe qeni Nana. Një mbrëmje një djalë i vogël i çuditshëm hyri nga dritarja duke fluturuar. Kështu fillon historia e mrekullueshme e Piter Panit, djaloshit që nuk rritej, e cila vjen në këtë libër, e ritreguar plot humor dhe mjeshtëri, e shoqëruar me ilustrime fantastike. Uendi, Xhani dhe Mikeli përfshihen në një aventurë, së bashku me Piter Panin në Ishullin që nuk është. Mësoni më shumë për aventurat e tyre duke lexuar këtë libër.
Autor: James Matthew Barrie Botues: Albas Përktheu: Rudina Çupi Përgatiti: Guido Sgardoli Viti i botimit: 2014 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-485-5 SKU: n/a