Edukative
Po shfaqen krejt 6 përfundimet
-
Art & kreativitet, Edukative, Kompozime të ndryshme, LOJRA, Stickers Mania
Poppik: Trupi i Njeriut
- Mosha: 4 vjeç
Me këtë poster fantastik zbuloni trupin e njeriut dhe kuriozitete e elementë të tjerë lidhur me trupin dhe shëndetin.
Ngjisni figurat e vogla (ndihmuar edhe nga kodet numerike) mbi poster!
Përmasat e posterit: 100 x 68 cm; mund ta vendosni në kornizë dhe varni në murin e dhomës.
Stickers: 49 copë, të ripërdorshme
***
Zbuloni konceptin ekskluziv të markës franceze Poppik: postera të mëdhenj që duhet të plotësohen me qindra stickers. Poppik promovon hobi kreativ, përqëndrimin dhe qetësinë. Janë aktivitete edukative dhe kuriozitete për fëmijë e të rritur të çdo moshe.
SKU: n/a -
Edukative, LOJRA
Sensico Sensory
Mosha: 4 vjeç
Kjo lojë është ideuar për të ndihmuar fëmijët të zhvillojnë kujtesën e tyre shqisore, duke përmirësuar edhe aftësitë gjuhësore.
Loja bazohet në një ruletë ku janë vizatuar pesë shqisat: syri, hunda, dora, veshi dhe goja.
Lojtarët duhet të përdorin aftësitë e tyre të njohjes shqisore për të identifikuar se cila shqisë po përdoret në çdo figurë të letrave që kanë në dorë. Qëllimi është të heqësh sa më shumë letra dhe të fitosh kur ske më asnjë.- 2 deri në 6 lojtarë
- zgjat 10 minuta
SKU: n/a -
Art & kreativitet, Edukative, LOJRA
Numëratori dhe figura – Perlix
Mosha: + 4 vjeç
Një lojë e thjeshtë dhe e bukur mbi numrat dhe sasitë. Numëroni sendet që tregohen në figurë dhe tregoni sasinë në numërator. Për të kontrolluar nëse keni dhënë përgjigjen e saktë, ktheni dhe shikoni zgjidhjen mbrapa kartës.
Kutia përmban: 30 karta me ilustrime, një numërator
***
Të gjithë setet Eduludo të Djeco-s janë shumë edukativ dhe i korrespondojnë një procesi specifik mësimi.
SKU: n/a -
Edukative, LOJRA
Loja me lidhëse – Lassanimo
Mosha: 4 vjeç
Mund të mësojmë të kalojmë fijen e hollë nëpër vrimat e vogla tek secila nga kafshët?
Qëllimi: Të futet fija me ngjyra tek vrimat e vogla që gjenden në trupat e kafshëve, për të plotësuar ngjyrën e lëkurës së secilës prej tyre.
Aktiviteti me lidhëza është një ushtrim shumë efektiv për të rritur shkathtësinë e duarve, koordinimin sy-dorë; të njëjtat aftësi që më pas përdoren për të mësuar të shkruajnë, të lidhin këpucët apo të qepin me gjilpëre dhe pé.
Kutia përmban: 6 fletë dhe 12 fije me ngjyra.
SKU: DJ01683-1 -
Edukative, LOJRA
Topologix – Vendndodhja
Mosha: 4 vjeç
Shikoni figurat dhe tregoni ku ndodhet miushi dhe kafshët e tjera: brenda, jashtë, anash apo sipër objekteve.
Gjetjen tuaj shënojeni në tabelën matriks me anën e figurës së kafshës.
Kjo është një lojë që i mëson fëmijët lehtë mbi marrëdhëniet hapësinore.
Përmban 1 tabelë matrix, 5 figura rrethore me kafshë dhe 20 ilustrime
SKU: n/a -
Edukative, LOJRA
Spacio – Loja e Perspektivës
Mosha: 4 vjeç
1 lojtar
Një lojë për të ndërgjegjësuar fëmijët mbi orientimin në hapësirë. Qëllimi i lojës është të riprodhoni fotografitë. Fëmija duhet të vendosë saktë figurinat simpatike prej vinyli në tabelë duke riprodhuar imazhin e kartave.
Kutia përmban: 1 bazament prej druri / 6 figurina / 20 karta
SKU: DJ08310