, ,

Anex Mev me 2 pjesë – Kite

Anex
Availability:

2 stok


Karroca Mev nga Anex është gjenerata e re e karrocave ultra moderne: kompakte, e lehtë, prodhuar me materiale bashkëkohore dhe plotësuar me aksesorët kryesor të nisjes së kësaj aventure të re në familjen tuaj.

Me sistem të trefishtë amortizimi, i famshëm për karrocat Anex, shëtitja është e butë dhe komode, për ju dhe bebin, në çdo territor.

Palosja e karrocës është bërë shumë kompakte, merr pak vend në bagazh apo në shtëpi, për t’ju përgjigjur kërkesave praktike të familjeve moderne gjithmonë në lëvizje! 

Vetëm 10.5 kg karroca me portbeben apo ulësen!

Portbebeja

  • Prej materiali EPP: 100% i riciklueshëm dhe më i lehtë se materialet e karrocave standarde. Materiali EPP krijon gjithashtu një mikroklimë të shëndetshme brenda portbebes, e mban të freskët gjatë verës e më të ngrohtë në stinë të freskëta.
  • Veshja e portbebes me copë bamboo
  • Dysheku Sorona: materiali Sorona për mbushjen e dyshekut, me prejardhje bimore, nga misri. Është më shumë i ajrosshëm, antibakterial dhe miqësor me mjedisin. Ndihet në prekje butësia dhe rehatia që jep, dhe është 100% i sigurt për fëmijë.
  • Deri 6 muaj

Ulësja:

  • Mund të kthehet nga të 2 anët
  • Shtrihet në pozicion gjumi
  • Komod e menduar edhe për bebet
  • Ulësja mund të paloset së bashku me këmbët e karrocës, pa e hequr paraprakisht
  • Deri 4 vjeç

Tendat

Tendat e portbebes & ulëses: Plotësisht kundra ujit e lagështirës sipas standardit >80 dhe kundra diellit UV 50+.

Rrotat dhe Sistemi i Drejtimit

  • PU: Rrotat të pakonsumueshme dhe elastike, prej poliuretani (PU) / jo me fryrje;
  • Anti-Wobble, sistem i cili parandalon dridhjen dhe anueshmërinë e tyre, siguron trajektoren e drejtë dhe udhëtim të qetë.
  • Sistem frenimi të lehtë e perfekt
  • Amortizim i trefishtë: funksionin në sinkron në rrotat e pasme, të përparme dhe përgjatë skeletit të karrocës, duke siguruar një shëtitje të butë e të qetë në çdo terren, shumë komod për ju dhe për bebin.

AKSESORËT E PËRFSHIRË:

  1. Portbebe: me dyshek
  2. Ulësja
  3. Rrip për ta mbajtur në krahë karrocën e palosur
  4. Adaptorët e lartësisë: për çdo gjatësi prindi, mund ta ulni apo zgjasni lartësinë e portbebes ose ulëses me 8.5cm
  5. Veshja e shiut
  6. Rrjeta kundër mushkonjave
  7. Koshi, i cili mbyllet me zinxhir
  8. Një çantë shpine, për gjërat e bebit dhe tuajat.

Karrocat ANEX MEV mund të shiten vetëm me 2 pjese: karrocë dhe portbebe së bashku. Mund të shtoni edhe Anex Carseat.

 

 

98,800L

2 stok

Loading...
Compare
140,600L for 2 item(s)

 

Siguria

EN 1888-1:2018+A1:2022 / EN 1888-2:2018+A1:2022

Mirëmbajtja

E gjithë pëlhura është kundra ujit dhe siguron mbrojtje nga dielli UV 50 Pjesë e lëvizshme prej tekstili hiqen lehtë për t'i larë.

Marka

Based on 0 reviews

0.0 overall
0
0
0
0
0

Be the first to review “Anex Mev me 2 pjesë – Kite”

There are no reviews yet.