, ,

Anex Eli me 2 pjesë – Midnight

Anex
Availability:

2 in stock


Anex Eli – varianti i karrocës elegante e me shumë stil.

Detajet e përsosura e aksesorët lëkurë tërheqin menjëherë vëmendjen tek Eli. Jo vetëm ultra moderne, por njëkohësisht me të gjithë tiparet ergonimike e praktike të një karroce Anex. E gjitha me materiale bashkëkohore, premium dhe të qëndrueshme. 

E lehtë 10.5kg (me portbeben apo ulësen), me sistem të trefishtë amortizimi, i famshëm për karrocat Anex. Shëtitja është e butë dhe komode, për ju dhe bebin, në çdo territor.

Palosja e karrocës është bërë shumë kompakte, merr pak vend në bagazh apo në shtëpi, për t’ju përgjigjur kërkesave praktike të familjeve moderne gjithmonë në lëvizje! 

Portbebeja

  • Prej materiali EPP: 100% i riciklueshëm dhe më i lehtë se materialet e karrocave standarde. Materiali EPP krijon gjithashtu një mikroklimë të shëndetshme brenda portbebes, e mban të freskët gjatë verës e më të ngrohtë në stinë të freskëta.
  • Veshja e portbebes me copë bamboo
  • Dysheku Sorona: materiali Sorona për mbushjen e dyshekut, me prejardhje bimore, nga misri. Është më shumë i ajrosshëm, antibakterial dhe miqësor me mjedisin. Ndihet në prekje butësia dhe rehatia që jep, dhe është 100% i sigurt për fëmijë.
  • Deri 6 muaj

Ulësja:

  • Mund të kthehet nga të 2 anët
  • Shtrihet në pozicion gjumi
  • Komod e menduar edhe për bebet
  • Ulësja mund të paloset së bashku me këmbët e karrocës, pa e hequr paraprakisht
  • Deri 4 vjeç

Tendat

Tendat e portbebes & ulëses: Plotësisht kundra ujit e lagështirës sipas standardit >80 dhe kundra diellit UV 50+.

Rrotat dhe Sistemi i Drejtimit

  • PU: Rrotat të pakonsumueshme dhe elastike, prej poliuretani (PU) / jo me fryrje;
  • Anti-Wobble, sistem i cili parandalon dridhjen dhe anueshmërinë e tyre, siguron trajektoren e drejtë dhe udhëtim të qetë.
  • Sistem frenimi të lehtë e perfekt
  • Amortizim i trefishtë: funksionin në sinkron në rrotat e pasme, të përparme dhe përgjatë skeletit të karrocës, duke siguruar një shëtitje të butë e të qetë në çdo terren, shumë komod për ju dhe për bebin.

AKSESORËT E PËRFSHIRË:

  1. Portbebe: me dyshek
  2. Ulësja
  3. Rrip për ta mbajtur në krahë karrocën e palosur
  4. Adaptorët e lartësisë: për çdo gjatësi prindi, mund ta ulni apo zgjasni lartësinë e portbebes ose ulëses me 8.5cm
  5. Veshja e shiut
  6. Rrjeta kundër mushkonjave
  7. Koshi, i cili mbyllet me zinxhir
  8. Një çantë shpine, për gjërat e bebit dhe tuajat.

Karrocat ANEX ELI mund të shiten vetëm me 2 pjese: karrocë dhe portbebe së bashku. Mund të shtoni edhe Anex Carseat.

 

99,900L

2 in stock

Loading...
Compare
141,700L for 2 item(s)

 

Siguria

EN 1888-1:2018+A1:2022 / EN 1888-2:2018+A1:2022

Mirëmbajtja

E gjithë pëlhura është kundra ujit dhe siguron mbrojtje nga dielli UV 50 Pjesë e lëvizshme prej tekstili hiqen lehtë për t'i larë.

Marka

Based on 0 reviews

0.0 overall
0
0
0
0
0

Be the first to review “Anex Eli me 2 pjesë – Midnight”

There are no reviews yet.

You may also like…