Ndriçues Led – Një re!
6 stok
hand in hand in dream land
Ndriçues LED nga koleksioni i fundit nga Konges Slojd. Pordhuar me polyresin i cilësisë së lartë, ultra i lehtë.
Fantastik dhe ëndërrimtar, i përshtatshëm për dekorin e dhomës së fëmijëve apo zgjimeve gjatë natës.
- Me 3 nivele ndriçimi;
- Ndriçim i ngrohtë, 5w;
- Bateri të rikarikueshme me kabëll USB, të gjitha të përfshira;
- 22cm x 20cm x 13 cm
6,800L
6 stok

Produkte të afërt
-
NË SHTËPI, Batanije & Jorgan
Jorgan 100×140, me kapok – Konges Sløjd
0 out of 5(0)Jorgani i përkryer për të sapolindur dhe fëmijë nga marka daneze Konges Sløjd.
Jorgani është i mbushur me Kapok. Kapok është një fibër natyrale dhe organike e mbledhur nga pema kapok, që rritet e egër në pyjet tropikale.
Fibra ka shumë veti të vlefshme, ideale për ndjeshmërinë e të sapolindurëve. Kapoku lejon frymëmarrjen e tekstileve më shumë se çdo fibër tjetër natyrore pasi përbëhet 80% ajër, gjë që e bën atë shumë herë më të lehtë se pambuku. Fijet janë të mbuluara me një shtresë të hollë dylli që largon insektet dhe pluhurin, dhe nuk përdoren pesticide në prodhim.
- Përmasa 100x140cm, përshtatet me çarçafët tanë të përmasës Junior 100x140cm.
- Shihni më poshtë mbi mirëmbajtjen specifike të produkteve tekstile prej kapoku.
SKU: KS16536 -
NË SHTËPI, Dekorim
Mobile – Hapësira, fosforoshente
0 out of 5(0)Ilustruar plot ngjyra dhe detaje fantastike, ky mobile ju çon në një udhëtim në hapësirë gjatë ditës dhe natës. Figurat bëhen fosforeshente në errësire dhe kthen dhomën e fëmijëve në një vend magjik!
Pjesa me ilustrime është afërsisht 31cm (e gjatë) dhe 74cm (e gjerë).
- Këto mobile magjepsin fëmijë (dhe të rritur) e të gjitha moshave. Prodhuar nga material i plastifikuar me peshë të lehtë, pjesët individuale janë të qëndrueshme dhe të lehta, por lëvizin butësisht me flladin më të vogël.
- Me anën e një fijeje transparente dhe mekanizmi rezitent ngjitjeje, mund të qëndrojë varur në tavan sipas gjatësisë së dëshiruar. Pjesët vijnë në kutinë e paketimit të ndara në grupe dhe bashkohen sipas disa udhëzimeve të lehta grafike për të arritur ekuilibrin e figurës.
- Nuk është dizenjuar për t’u varur mbi krevatin e fëmijëve.
- Nuk ka asnjë rrezik lidhur me këtë produkt, ndaj mund ta përdorni sigurt tek fëmijët e çdo moshe.
Mobilet janë vërtetuar se janë qetësuese dhe relaksuese në dhomë, pasi lëvizin butësisht dhe duket të notojnë në hapësirë. Japin stimulim vizual dhe mprehtësi.
SKU: DD04304 -
Sold out!LOJRA, Globat e Dëborës, NË SHTËPI, Dekorim, Ndriçues nate
Ndriçues Glob – Lila & Pupi
0 out of 5(0)Lila & Pupi është pjesë e koleksionit Celeste të Little Big Room nga Djeco.
Ndriçuesi ka një efekt magjik në dhomën e vogëlushëve dhe e kthen errësirën në një botë të qetë përrallash!
Ngjyrat ndryshojnë dhe yjet me xixa rrotullohen rreth e qark Lilës&Pupit.
Punon me 3 bateri të zakonshme. Xixat rrotullohen me anë të një ventilatori të vogël, për të kursyer jetën e baterive!
SKU: DD03405