Lojra formuese
Po shfaqen krejt 3 përfundimet
-
Sold out!BLACK FRIDAY, LOJRA, Lojra formuese, Sale, Sale Lodra
Matrushkat
Mosha: 3 vjeç
Matrushkat ruse tek fëmijët janë magjepëse: hapja, mbyllja, vendosja e kukullave më të vogla brenda, organizimi dhe shfaqja e tyre është fantastike.
Nën kujdesin e prindërve lidhur me kukullat më të vogla, loja me matrushka është shumë tërheqëse edhe më herët nga 18 muaj – 2 vjeç.
Ndihmon në kuptimin e madhësive, koordinimin sy-dorë dhe mprehtësinë.
Përmasat: Kukulla më e madhe 10 x 16 cm dhe më e vogla 2.4 x 4.5 cm
Materiali: Dru, bojra uji
***
Janod është një ndër markat më tradicionale dhe simbolike franceze, e cila që nga viti 1975 krijon dhe prodhon lojra druri, lojra edukative dhe argëtuese bazuar në prototipe origjinale.***
Disa nga lojrat klasike të Janod janë aq popullore në Francë, sa duket të mbash në dorë një pjesë historie që kanë shënuar fëmijërinë e shumë brezave.
Për të sjell një lojë të re, duhet 1 vit nga idea fillestare dhe hedhja në treg.
Lojrat janë të trashëgueshme. Lojrat dhe paketimet janë punuar me dru apo materiale të riciklueshme.
SKU: n/a -
Klasike, Kompozime të ndryshme, LOJRA, Lojra formuese
Djeco – Gift Box Bingo/Memo/Domino
Mosha: 3 vjeç
Një kuti dhuratë, me 3 aktivitete interesante dhe kurioze: bingo, memo dhe domino!
Prezantoni fëmijët me 3 koncepte loje stimulese të memories dhe strategjisë!
Grafika e bukur e bënë edhe me të pëlqyer nga fëmijët!
Kutia plot me lojra është ideale për dhurata dhe për të luajtur në ditë të gjata brenda në shtëpi.
Mund të luhet me 2 ose më shumë lojtarë.
SKU: DJ08131 -
Sold out!Art & kreativitet, LOJRA, Lojra formuese
Punët dhe profesionet – Magnetike
Mosha: 3 vjeç
Çfarë veshin njerëzit në punë të ndryshme?
Janë 2 personazhe, një djalë dhe një vajzë që shkojnë në punë! Mësoni mbi zanatet dhe punë të ndryshme – një mjek, një mësues, një zjarrfikës dhe një kuzhinier. Çfarë vesh mjeku dhe çfarë pajisjesh përdor?
E shkëlqyeshme për diskutimin e botës përreth jush.
- 20 pjesë magnetike
- 2 personazhe
- Loja zhvillohet mbi kutinë metalike, ku janë dizenjuar personazhet nga dy anët dhe mbi të, vendosen pjesët me magnet.
Dizenjuar nga Sandrine Monnier
SKU: DJ03086