Djeco
Po shfaqen 721–730 nga 730 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave
-
LOJRA, Lojra me tema edukative, formuese dhe magnetike
Loto – 4 stinët
Mosha: 2 vjeç
Loto 4 Stinët nga Djeco është një lojë e thjeshtë dhe argëtuese për fëmijët e vegjël nga 2 vjeç. Është një lojë fantastike memorieje, por edhe për të mësuar mbi stinët e vitit!
Rregullat e lojës: Luani duke i vendosur të gjitha kartat me kokë poshtë. Me radhë secili lojtar i kthen ato. Nëse gjeni një figurë që përputhet me njërën nga katër figurat e tabelës suaj, vendoseni në krye. Lojtari i parë që plotëson tabelën e vet fiton.
Kutia përmban: 4 tabela të ilustruara sipas secilës stinë, 16 karta
SKU: DJ08123 -
LOJRA, Lojra me tema edukative, formuese dhe magnetike
Spacio – Loja e Perspektivës
Mosha: 4 vjeç
1 lojtar
Një lojë për të ndërgjegjësuar fëmijët mbi orientimin në hapësirë. Qëllimi i lojës është të riprodhoni fotografitë. Fëmija duhet të vendosë saktë figurinat simpatike prej vinyli në tabelë duke riprodhuar imazhin e kartave.
Kutia përmban: 1 bazament prej druri / 6 figurina / 20 karta
SKU: DJ08310 -
LOJRA, Puzzle
Puzzle 10pjs – Hapat e veshjes!
Mosha: 3vjeç
Një klasik ky i Djeco-s, tregon hap pas hapi, figurë pas figure, procesin e të veshurit! Një mënyrë inteligjente për të strukturar në mëndjen e fëmijëve këtë proces të zakonshëm dhe për të rritur kuptueshmërinë mbi veprimet tona të përditshme!
Fëmija duhet të bëjë kombinimet e duhura për të rradhitur rrobat që veshim përpara se të dalim nga shtëpia! Në një ditë të ftohtë me shi, nuk harrojmë të marrim edhe çadrën!
- Në total 1o pjesë, me nga një figurë të ndryshme
Një ndër koleksionit më të pasura të Djeco janë puzzles, që nisin nga fëmijëria e hershme! Secila synon të prezantojë fëmijën me nocione bazë të natyrës duke e argëtuar dhe me një mënyrë shumë inteligjente, puzzles me kombinime!
SKU: DJ08178 -
LOJRA, Puzzle
Puzzle 3pjs – Kafshët pa rroba!
Mosha: 3vjeç
Kombinoni 3 puzzle: një kafshë pa rroba, veshja e jashtme e saj dhe në fund, figura e saj e veshur!
- Përmban 8 kafshë, 3 puzzle secila
Një ndër koleksionit më të pasura të Djeco janë puzzles, që nisin nga fëmijëria e hershme! Secila synon të prezantojë fëmijën me nocione bazë të natyrës duke e argëtuar dhe me një mënyrë shumë inteligjente, puzzles me kombinime!
SKU: DJ08167 -
-
LOJRA, Puzzle
Puzzle Duo – Mami dhe Bebi
Mosha: 2vjeç
Kombinoni puzzle me figurën e nënës nga njëra anë, me fëmijën e vogël të saj nga bota e kafshëve.
Një mënyrë shumë e ëmbël nga Djeco për të mësuar mbi ciklin e jetës në natyrë, që fëmijët do ta dashurojnë, pasi në vëmendje janë pikërisht ata: mamaja dhe bebi i vogël!
- Puzzle me 2 pjesë
- Në total 12 pjesë, për 6 kombinime të ndryshme.
SKU: DJ08157 -
Sold out!LOJRA, Puzzle
Puzzle Duo – Numrat
Mosha: 3vjeç
Kombinoni puzzle me numër nga njëra anë, me figurën që tregon sasinë nga ana tjetër. Një lojë e thjeshtë për t’u prezantuar herët me numrat dhe nocionin e numërimit për fëmijë shumë të vegjël. Ilustrime e bukura me kafshë shtojnë argëtimin.
- Puzzle me 2 pjesë
- Në total 20 pjesë, që kombinohen mes tyre për të mësuar numërimin nga numri 1 në 10.
Dizajni Amandine Piu
SKU: DJ08151 -
Dekorim, NË SHTËPI
Mobile Fishergirl
Ky mobile me ngjyra të buta tregon një vajzë të vogël ulur pranë një lepuri. Në dorë mban një shkop peshkimi, nga ku varen në harmoni 3 peshq. Një dekor elegant druri për t’u varur në murin e dhomës së fëmijës tuaj.
Nuk ka asnjë rrezik lidhur me këtë produkt, ndaj mund ta përdorni sigurt tek fëmijët e çdo moshe.
Mobilet janë vërtetuar se janë qetësuese dhe relaksuese në dhomë, pasi lëvizin butësisht dhe duket të notojnë në hapësirë. Japin stimulim vizual dhe mprehtësi.
SKU: DD04355 -
Çadra shiu, VESHJE
Çadër shiu Djeco – Nën shi
Zbuloni çadrën transparente të Djeco për të ndriçuar ditët me shi! Ilustrimet janë kaq të bukura me arushë e kafshë të tjera, të zënë vetë nga shiu e me çadrat e tyre hapur!
Disa veti për t’u vënë re:
- Shumë të forta;
- Mund të hapet dhe mbyllet lehtësisht nga fëmija, falë mekanizimit të përshtatur për duart e tyre të vogla!
- Diametër ø70cm
- Mosha e rekomanduar: 3 vjeç
SKU: DD04809 -
Çadra shiu, VESHJE
Çadër shiu Djeco Savana
Zbuloni çadrën Savana të Djeco, me ngjyrë të ndezur dhe zbukuruar me personazhet e xhunglës.
Disa veti për t’u vënë re:
- Shumë të forta;
- Mund të hapet dhe mbyllet lehtësisht nga fëmija, falë mekanizmit të përshtatur për duart e tyre të vogla!
- Mosha e rekomanduar: 3 vjeç
SKU: DD04704