Dyqani
Showing 3481–3504 of 3584 results
-
-
LOJRA, Lojra Zhvilluese, Lojrat e Para
BigaBasic
Mosha: 12 muaj
Një puzzle i thjeshtë prej druri me tre rrathë të madhësive dhe ngjyrave të ndryshme.
Në sfond, janë figurat e 3 kafshëve. Fëmijët do të duan të luajnë kukafshehti me kafshët nē sfond, teksa mësojnë mbi madhēsinë dhe ngjyrat bazë.
E shkëlqyeshme për ndërtimin e aftësive të motorike.
Dizenjuar nga Xavier Deneux
SKU: DJ06201 -
LOJRA, Lojra Zhvilluese, Lojrat e Para
Formabasic
Mosha: 12 muaj
Një puzzle i thjeshtë prej druri me tre forma me ngjyra të ndryshme.
Në sfond, janë figurat e 3 kafshëve. Fëmijët do të duan të luajnë kukafshehti me kafshët nē sfond, teksa mësojnë format dhe ngjyrat bazë.
E shkëlqyeshme për ndërtimin e aftësive të motorike.
Dizenjuar nga Xavier Deneux
SKU: DJ06200 -
Art & kreativitet, LOJRA, Lojra formuese
Punët dhe profesionet – Magnetike
Mosha: 3 vjeç
Çfarë veshin njerëzit në punë të ndryshme?
Janë 2 personazhe, një djalë dhe një vajzë që shkojnë në punë! Mësoni mbi zanatet dhe punë të ndryshme – një mjek, një mësues, një zjarrfikës dhe një kuzhinier. Çfarë vesh mjeku dhe çfarë pajisjesh përdor?
E shkëlqyeshme për diskutimin e botës përreth jush.
- 20 pjesë magnetike
- 2 personazhe
- Loja zhvillohet mbi kutinë metalike, ku janë dizenjuar personazhet nga dy anët dhe mbi të, vendosen pjesët me magnet.
Dizenjuar nga Sandrine Monnier
SKU: DJ03086 -
Art & kreativitet, DIY, LOJRA, Lojra formuese
DIY – Kaleidoskop, Ndërgalaktikë
Mosha: 7 vjeç
Ndërtoni një kaleidoskop me disa kombinime me temën e hapësirës, duke përdorur shumë pajisje të përfshira.
- 11 modele të ndryshme: përfshin një model fosforeshent, rruaza me shkëlqim dhe ngjyra, si dhe ilustrime me temë hapësinore.
- Kaleidoskopi i kompletuar është i gjatë 20cm.
- Vjen me një kuti për ta ruajtur me rregull
DIY është një sërë aktivitetesh argëtuese dhe krijuese të krijuara për të zhvilluar durim, kreativitet dhe shkathtësi.
Kaleidoskopi i kompletuar është i gjatë 20cm.
Dizenjuar nga Annabelle Buxton
SKU: DJ07922 -
Lojë me role, LOJRA
Role Play – Djeco, Valixhja e tualetit
Mosha: 4 vjeç
Valixhja me aksesorët e bukurisë! Seti ka një furçë flokësh, pasqyrë, buzëkuq, pluhuri, shishje parfumesh dhe aksesorë të vërtet për flokët, 2 unaza dhe 1 byrzylyk (kozmetika nuk është reale)
Lojrat me role nxisin imagjinatën dhe është provuar të jenë një aktivitet i shkëlqyer social, përveçse argëtues.
SKU: DJ06552 -
Big Toys, Kuzhina & Play Food, LOJRA
Kuzhina e Leos, Djeco
Mosha: 3 vjeç
Kuzhina e vogël e Leo-s i ka këmbët e gjata dhe është një lojë fantastike imagjinare me të gjithë aksesorët e përfshirë: një derë furre që hapet, orën me akrepa të lëvizshëm, një tigan, tenxhere me kapak, enë kuzhine, kripore dhe enë piperi, si dhe një peshqir çaji.
Duhet montuar nga një i rritur!
Design nga Christophe Gilet
Lojrat me role nxisin imagjinatën dhe është provuar të jenë një aktivitet i shkëlqyer social, përveçse argëtues. Një dhuratë ideale për kuzhinierët e vegjël!
SKU: DJ06626 -
Sold out!Kuzhina & Play Food, LOJRA
Kuzhina Lila, Djeco
Mosha: 3 vj
Është koha e gatimit! Kjo kuzhinë e vogël prej druri do të kënaq djem dhe vajza nga 3 vjeç (edhe më shpejt)! E pajisur plotësisht: një furrë që hapet në pjesën e përparme, soba me butona, një tigan, një tigan me kapak, enë kuzhine, një peshqir çaji dhe një kripore dhe piper! Ka edhe një orë dekorative për të kontrolluar kohën e gatimit!
Lojrat me role nxisin imagjinatën dhe është provuar të jenë një aktivitet i shkëlqyer social, përveçse argëtues.
SKU: DJ06507-1 -
LOJRA, Ngjyra, Lapsa, Markers & Mjete të Vogla Pune
Ngjyrat – Lapsat e parë!
Mosha: 18 muaj
Lapsat e parë për fëmijët e vegjël / 8 ngjyra të ndezura!
Çfarë i dallon?
- Formë trekëndore ergonomike
- Të shkurtër dhe të trashë për duart e vogla
- Nuk lënë njollë nëse ngjyroset aksidentalisht e gjithë shtëpia – Nga seria e Djeco-s e bojrave super të pastrueshme!
- Ngjyra të ndezura dhe majë e butë, për të lehtë shenjë në faqe!
***
Zgjidhni artikuj kancelarikë për fëmijë cilësor dhe jo toksike nga Djeco!
SKU: DJ09004 -
-
Sold out!Baby Aksesorë, Batanije & Jorgan, NË SHTËPI
Batanije organike, e thurrur – Moonlight
Batanijet ikonë të Konges Slojd, me thurrje.
E gjithë batanije është e përbërë nga pambuku organik. Cilësia e parë për të mbështjellë të porsalindurit.
Mund të përdoret në krevat, karrocë e kudo tjetër.
- Përmasa: 100x70cm
- 100% pambuk organik Oeko Tex të çertifikuar.
- Lahet me 30 gradë dhe ruan cilësinë e fijeve prej pambuku dhe shkëlqimin e saj me vite.
SKU: n/a -
Dyshek, Krevat, NË SHTËPI
Dyshek 70x140x12, Duo Kokos Natural
Përmasa standard: 70cm x 140cm x 12cm
Dysheku Duo Kokos Natural Safe Sleeper ka një shtresë të trashë me fibra kokosi, shtresë e cila siguron thithje më të lartë të lagështirës për ta mbajtur fëmijën të freskët dhe të thatë gjatë natës. Përdorni dyshekun me shtresën e kokosit gjatë netëve të nxehta të verës dhe anën tjetër gjatë dimrit. Mbulesa e jashtme përbëhet nga fije bambuje, të cilat kanë veti natyrore dhe të përhershme anti-bakteriale. Bambuja siguron që lagështia dhe temperatura e dyshekut të jenë nën kontroll! Ky dyshek është 100% miqësor me mjedisin.
Klikoni për të krahasuar modelet e ndryshme të dyshekëve të Childhome!
- Anti-alergjik
- Anti-mykotik
- Ajrim extra
- Vet-rregullon mikro-klimën
- Ndjesi natyrale
- Anë Verë/Dimër
- Sfungjer Polyether
- Copë me ajrosje
- Shtresë fibrash kokosi
- Mbulesa e jashtme polyester hiqet dhe lahet në lavatriçe 40 gradë.
SKU: M140DKOS -
Dyshek, Krevat, NË SHTËPI
Dyshek Single Basic 90x200x16cm
Dysheku Single/Adult me përmasë standarde 90×200 dhe 16cm i lartë me të gjitha vetitë dhe cilësitë per komoditet dhe jetëgjatësi:
- Anti-allergic
- Anti-fungal
- Elastik
- Mbushja Polyether
- Mbështjellësja Polyester
- EN Standard: EN 16890:2017
SKU: M200B -
Libra, LOJRA
Libër, Një dëshirë për Krishtlindje
Një dëshirë për Krishtlindje Autor: Katherine Rundell
Gjuha: Shqip
Mosha: 3 vjeç
Nr. faqeve: 64
Lidhje e fortë
Ilustrimet: Emily Sutton / Shqip: Valbona Nathanaili / Botues: Fondacioni “Henrietta Leavitt” – Fondacioni Shqiptar për Shkencë, Media dhe Demokraci (Seria e librave për fëmijë) / Redaktorë: Zimo Krutaj / ISBN: 978-9928-4543-1-7
Përmbledhje
Katherine Rundell, fituesja e disa çmimeve dhe autorja e librave Rooftoppers, The Wolf Wilder dhe The Explorer, sjell magjinë e Krishtlindjes nëpërmjet një historie ku ndërthurret klasikja me modernen. E shkruar me shumë ngrohtësi dhe mbushur me nota humori, “Një dëshirë për Krishtlindje” na sjell në vëmendje vlerat dhe njerëzit që vërtet kanë rëndësi për ne.
Një djalë i vogël shpreh një dëshirë që e nxori nga thellësia e zemrës sapo pa një yll që po bie natën e Krishtlindjes. Dëshira është shumë e thjeshtë, por shumë domethënëse për kohët moderne që jetojmë:
“Nuk dua të jem vetëm! Kam dëshirë të kem sot dikë të rrijë me mua.”
Këtu fillojnë edhe aventurat e djalit të vogël. Teodori, djali i vogël i përrallës sonë, kalon një natë të paharruar me katër miq shumë të veçantë, aq të dashur dhe të çuditshëm njëkohësisht.
Libri ka shitur, në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 7,000 kopje.
Libri është përkthyer, përkatësisht, në: Francë (Gallimard), Gjermani (arsEdition), Itali (Rizzoli), SHBA (Simon & Schuster), Japoni (Goblin Shobo), Greqi (Metaichmio), Poloni (Foksal), Kinë (New Buds), Rusi (Rosman), Ukrainë (Ranok), Shqipëri (Fondacioni “Henrietta Leavitt”).
SKU: 978-9928-4543-1-7 -
Libra, LOJRA
Libër, Vajza dhe dinozauri
Përmbledhje
Në një qytet të vogël buzë detit, banorët shohin shpesh një vajzë të vogël – Mariana emrin ia thonë – të marrë rrugën drejt bregut. Por jo për të luajtur me bashkëmoshatarët e saj! Mariana gërmon rërën e artë! Mariana është në kërkim të një miku të veçantë, të një dinozauri, të cilin beson se do ta ndërtojë nga kockat që gjen gjatë gërmimit, në bregun e detit.
Një natë, ndërsa shtrihet për të fjetur, shpreh një dëshirë nga thellësia e zemrës, që dinozauri të bëhet prej vërteti!…
Dhe ndonjëherë, kur dëshirat thuhen nga thellësia e zemrës, ndodh të realizohen… Gjithçka është e mundur dhe asgjë nuk është si duket!
Mosha: 18muaj
Gjuha: Shqip
Nr. faqeve: 32
Përmasat e librit: 27.4 cm X 24.5 cm
Lidhje e fortë
Ilustrimet: Sarah Massini / Përshtatur në shqip nga: Valbona Nathanaili / Botues: Fondacioni “Henrietta Leavitt” – Fondacioni Shqiptar për Shkencë, Media dhe Demokraci (Seria e librave për fëmijë) / Redaktorë: Zimo Krutaj/ ISBN: 978-9928-4543-2-4
SKU: 978-9928-4543-2-4 -
Art & kreativitet, LOJRA, Lojra me tema edukative, formuese dhe magnetike, Për më të rriturit
Kutia e magjive – 20 truket e magjistarit
Art & kreativitet, LOJRA, Lojra me tema edukative, formuese dhe magnetike, Për më të rrituritKutia e magjive – 20 truket e magjistarit
Mosha: 8-14 vjeç
Seti magjik përmban mjetet e një magjistari të përkryer për të realizuar 30 truke magjie!
- Përfshin truke si zhdukje, transformim, iluzione dhe parashikime!
- Truket janë zhvilluar me magjistarë të vërtetë, në bashkëpunim me ilustruesit e Djeco
- Broshura udhëzuese përfshin udhëzime precize për të kuptuar truket e një magjistari profesional!
- Mund të drejtoheni edhe në website-in e Djecos për truke të caktuara!
SKU: n/a -
Big Toys, LOJRA, Lojra Tavoline, Mos u Nxeh e Lojra Logjike
Kutia me 20 Lojrat Klasike
Mosha: 6-99 vjeç
Djeco risjell lojrat klasike, mos u nxeh dhe board games me stilin e tij unik artistik.
Koleksioni i 20 lojrave klasike me ilustrimet origjinale të Djeco-s është një dhuratë e shkëlqyer për fëmijë për t’u njohur me to, si dhe për të luajtur dhe menduar në mënyrë strategjike. Përfshihen:
- Mos u nxeh
- Loja e patave
- Shah
- Damë
- Shkallë dhe gjarpërinj
- dhe shumë lojra të tjera me letra dhe me zara.
Kutia përmban të gjithë gurët dhe tabelat për secilën lojë & bllok shënimesh për pikët!
E përkryer për disa argëtim pas shkollës ose argëtim për pushime shkollore.
Linku për 20 Lojrat Klasike Djeco & Rregullat
Design nga Claudia Boldt
SKU: DJ05219 -
Arti për 18muaj+, LOJRA, Ngjyra, Lapsa, Markers & Mjete të Vogla Pune
Ngjyra – Me duar, Glitter
Mosha: 18 muaj
6 tubetë me ngjyrat bazë, por shtuar disa xixa të lehta, për të ngjyrosur me gishta dhe duar!
Lëreni të lirë imagjinatën dhe krijimtarinë!
- Ngjyrat janë lehtësisht të pastrueshme nga çdo sipërfaqe me pak ujë! Zhduken si me magji!
- Të sigurta dhe sipas standardeve të BE për produkteve kancelarike për fëmijë të vegjël
SKU: DJ09000 -
Arti për 18muaj+, LOJRA, Ngjyra, Lapsa, Markers & Mjete të Vogla Pune
Ngjyra – Me duar, Bazë
Mosha: 18 muaj
6 tubetë me ngjyra bazë për të ngjyrosur me gishta dhe duar!
Lëreni të lirë imagjinatën dhe krijimtarinë!
- 75ml bojë në çdo tubet;
- Ngjyrat janë lehtësisht të pastrueshme nga çdo sipërfaqe me pak ujë! Zhduken si me magji!
- Të sigurta dhe sipas standardeve të BE për produkteve kancelarike për fëmijë të vegjël.
SKU: DJ08860