Sa shumë gjëra për të parë në kopsht! Zbulojini së bashku, teksa shfletoni faqet e këtij libri të frymëzuar nga metoda e Maria Montessori-t. Fëmija juaj mund të vëzhgojë imazhet bardhezi, të zbulojë detajet e vogla të kuqe dhe të nisë eksplorimin e botës.
Baby Montessori – Kopshti
Autor: | Maria Montessori |
---|---|
Botues: | Albas |
Përktheu: | Sofiana Filipi |
Viti i botimit: | 2023 |
Faqet: | 10 |
ISBN: | 978-9928-392-69-5 |
550L

Produkte të afërt
-
LIBRA, Libra 6-8V
Odiseja
0 out of 5(0)Në këtë libër, fëmijët do të njihen me Odisenë, mbretin trim, të mënçur dhe dinak të Itakës, pas mbarimit të Luftës së Trojës. Zoti i Deteve, Poseidoni, e dënoi atë që të endej për vite e vite nëpër vise të panjohura, të luftonte kundër dallgëve dhe erërave, larg mbretërisë së tij, djalit dhe gruas që e priste me padurim. A arrin ai të largohet nga Kalipsoja që e mbante prej vitesh të izoluar në ishullin e saj e saj? A arrin t’i shpëtojë ciklopit Polifem dhe a kthehet në Itakë për të shpëtuar mbretërinë e tij?
Autor: Homeri Botues: Albas Përgatiti: Pierdomenico Baccalario Viti i botimit: 2015 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-611-8 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 9-12V
Princi i Vogël
0 out of 5(0)Seria e klasikëve për fëmijë vjen e re dhe e freskët, përmes titujve, si Princi i vogël, Piter Pani, Aventurat e Pinokut, Bëmat e Lizës në botën e çudirave, Pipi Çorapegjata, Princi i lumtur dhe përralla të tjera, Zemër. Këto vepra, shumë të njohura nga lexuesi i vogël, vijnë të përkthyera nga veprat origjinale dhe janë shoqëruar me ilustrime të këndshme. Shoqëria me personazhet e tyre do të jetë një kënaqësi e vërtetë për ju.
Autor: Antoine de Saint-Exupery Botues: Albas Përktheu: Amantia Kapo Viti i botimit: 2015 Faqet: 77 ISBN: 978-9928-20-605 SKU: n/a -
LIBRA, Libra 6-8V
TARZANI I MAJMUNEVE
0 out of 5(0)Në këtë libër tregohet historia e mrekullueshme e djaloshit të xhunglës, Tarzanit. Prindërit e tij nisen nga Londra drejt Afrikës për të punuar, por gjatë rrugës ata braktisen në xhungël nga kapiteni. Pikërisht këtu lind Tarzani, i cili pas vdekjes së prindërve, rritet nga majmuni Kala. Një ditë Tarzani pa në breg një kasolle të vogël, të ndërtuar mbi një pemë. Tepër kureshtar shkon drejt saj, pa e ditur që ajo ishte shtëpia ku kishte lindur. Po në këtë shtëpi takon dhe bie në dashuri me Xhejnin. Por a do ta braktisë xhunglën dhe a do të takohet me Xhejnin në Londër? Mësojeni këtë në aventurën e Tarzanit.
Autor: Edgar Rice Burroughs Botues: Albas Përktheu: Lejbjana Hyseni Përgatiti: Tommaso Percivale Viti i botimit: 2015 Faqet: 80 ISBN: 978-9928-02-608-8 SKU: n/a