Poliana, heroina e dashur e shumë vajzave, rritet. Si shumica e vajzave të reja, ajo dashurohet. Por sa vuan zemra e saj! Megjithatë, edhe në çastet më të vështira, Poliana nuk harron të veçantën e saj, “lojën e të kënaqurit”.
Poliana, heroina e dashur e shumë vajzave, rritet. Si shumica e vajzave të reja, ajo dashurohet. Por sa vuan zemra e saj! Megjithatë, edhe në çastet më të vështira, Poliana nuk harron të veçantën e saj, “lojën e të kënaqurit”.
Autor: | Eleanor H. Porter |
---|---|
Botues: | Albas |
Përktheu: | Klodian Briçi |
Viti i botimit: | 2018 |
Faqet: | 320 |
ISBN: | 978-9928-282-12-5 |
950Lekë
Methju dhe motra e tij, Marila, kishin vendosur të birësonin një djalë, që t’i ndihmonte në fermën e tyre, por gabimisht jetimorja u dërgon Anën, një vajzë me flokë të kuq dhe tepër ëndërrimtare. Me imagjinatën, kokëfortësinë, zgjuarsinë e saj, ajo arrin t’i bëjë për vete dhe të sjellë gjallëri në Grin Gejbëlls.
Çdo ditë është një aventurë e re për Anën, e cila edhe pse padashur bën shumë prapësi, gjithnjë e karakterizon humori të cilin e përçon edhe te njerëzit që e rrethojnë.
Autor: | Eliza Puriçelli Guerra |
---|---|
Botues: | Albas |
Përktheu: | Lejbjana Hyseni |
Përgatiti: | Eliza Puriçeli Guerra |
Viti i botimit: | 2018 |
Faqet: | 80 |
ISBN: | 978-9928-282-08-8 |
“Aventurat e Pinokut” është një prej klasikëve më të njohur në letërsinë mbarëbotërore, shkruar prej autorit italian Karlo Kolodi. Në këtë libër rrëfehet se si një marangoz plak vendos të ndërtojë një kukull druri me një dru që gjen rastësisht në punishte, meqë rronte i vetmuar. Por, ndërsa punonte, ai shpreh me vete dëshirën që kjo kukull të ishte një djalosh i vërtetë, një djalë që atij i ka munguar prej vitesh. Për çudi, Zana Flokëkaltër e dëgjon këtë dëshirë të marangozit plak dhe ajo i jep jetë kësaj kukulle druri. Pikërisht në këtë moment nisin aventurat e mrekullueshme të kësaj kukulle të pazakontë, e cila qesh, qan, bën prapësira dhe ndeshet gjithnjë me rreziqe, që nga kusarët, nga mashtrues si Dhelpra dhe Maçoku, e gjer brenda barkut të një peshkaqeni të madh. Ama, kjo është gjithashtu një histori e vërtetë e dashurisë midis një prindi dhe një djali, i cili në fund arrin të kthehet në një njeri të vërtetë.
Autor: | Karlo Kolodi |
---|---|
Botues: | Albas |
Përktheu: | Rigel Rizaj |
Viti i botimit: | 2015 |
Faqet: | 168 |
ISBN: | 978-9928-20-619-4 |
Vogëlushja Adelajde, ose siç e thërrasin të gjithë, Hajdi, jeton në malet e Zvicrës me gjyshin e saj. Asaj i pëlqen të luajë me mikun e saj, Peter dhe me kopenë e dhive. Po Hajdi shkon edhe në qytet, ku takon një mikeshë të re, Klarën. Por atë e merr malli shumë për gjyshin dhe shtëpinë. A do rikthehet Hajdi në mal?
Autor: | Johanna Spyri |
---|---|
Botues: | Albas |
Përktheu: | Sofiana Filipi |
Përgatiti: | Chiara Carminati |
Viti i botimit: | 2014 |
Faqet: | 80 |
ISBN: | 978-9928-02-478-7 |