Dekorim
Po shfaqen 73–88 nga 88 përfundime gjithsej
-
Dekorim, LOJRA, Muzikë, NË SHTËPI
Kutia e Madhe e Muzikës
Kutia e madhe e muzikës është me sirtarë nga të dy anët, si edhe një sirtar të fshehur, për të ruajtur thesare, të mëdha e të vogla.
Kutia klasike me muzikë, plot ngjyra, me një balerinë bukuroshe, e cila kërcen nën tingujt e notave të “Spanish Romance” të Fernando Sor.
Punon me kuti muzike, me kurdisje (pa bateri).
SKU: DJ06591 -
Big Toys, Dekorim, Kukulla & Pellusha, LOJRA, Pellushe
Gjirafa, 135cm
Për ta kthyer vërtet shtëpinë në xhungël, vjen gjirafa simpatike nga Childhome!
- Një element fantastik, loje dhe dekorativ, që luan shumë me imagjinatën e fëmijëve!
- Gjirafa qëndron në këmbë vet.
- Material i cilësisë së lartë dhe garantuar nga Childhome.
- Përmasa: 73 x 30 x 135 cm
- Materiali: Pellush (100% Polyester, cilësia I).
- EN Standard: EN 71-1:2014 A1:2018
SKU: n/a -
Christmas Decor, Dekorim, Ndriçues nate, NË SHTËPI
Ndriçues Glob – Lila & Pupi
Lila & Pupi është pjesë e koleksionit Celeste të Little Big Room nga Djeco.
Ndriçuesi ka një efekt magjik në dhomën e vogëlushëve dhe e kthen errësirën në një botë të qetë përrallash!
Ngjyrat ndryshojnë dhe yjet me xixa rrotullohen rreth e qark Lilës&Pupit.
Punon me 3 bateri të zakonshme. Xixat rrotullohen me anë të një ventilatori të vogël, për të kursyer jetën e baterive!
SKU: DD03405 -
-
-
Big Toys, Dekorim, Kukulla & Pellusha, LOJRA, Sale
Elefanti rri në këmbë!
Elefanti i madh qëndron në këmbë dhe bëhet një mik besnik i fëmijëve!
- Argëtuese për të luajtur dhe element fantastik dekorativ!
- Elefanti qëndron në këmbë vet dhe fëmija mund të ulet e të luajë me të !
- Sigurisht stimulon imagjinatën dhe krijimtarinë
- Material i cilësisë së lartë dhe garantuar nga Childhome.
- Përmasa: 70x40x60cm
SKU: n/a -
-
-
Dekorim, NË SHTËPI
Mobile – Karnavalet e Kafshëve
Mobile i madh! Ilustruar plot ngjyra dhe detaje fantastike, ky mobile i ka të gjitha kafshët tuaja të preferuara.
Pjesa me ilustrime shtrihet deri në 1m gjerësi dhe mbush dhomën e fëmijëve plot ngjyra dhe fantazi.
- Këto mobile magjepsin fëmijë (dhe të rritur) e të gjitha moshave. Prodhuar nga material i plastifikuar me peshë të lehtë, pjesët individuale janë të qëndrueshme dhe të lehta, por lëvizin butësisht me flladin më të vogël.
- Me anën e një fijeje transparente dhe mekanizmi rezitent ngjitjeje, mund të qëndrojë varur në tavan sipas gjatësisë së dëshiruar. Pjesët vijnë në kutinë e paketimit të ndara në grupe dhe bashkohen sipas disa udhëzimeve të lehta grafike për të arritur ekuilibrin e figurës.
- Nuk është dizenjuar për t’u varur mbi krevatin e fëmijëve.
- Nuk ka asnjë rrezik lidhur me këtë produkt, ndaj mund ta përdorni sigurt tek fëmijët e çdo moshe.
Mobilet janë vërtetuar se janë qetësuese dhe relaksuese në dhomë, pasi lëvizin butësisht dhe duket të notojnë në hapësirë. Japin stimulim vizual dhe mprehtësi.
SKU: DD04318 -
Dekorim, NË SHTËPI
Mobile – Hapësira, fosforoshente
Ilustruar plot ngjyra dhe detaje fantastike, ky mobile ju çon në një udhëtim në hapësirë gjatë ditës dhe natës. Figurat bëhen fosforeshente në errësire dhe kthen dhomën e fëmijëve në një vend magjik!
Pjesa me ilustrime është afërsisht 31cm (e gjatë) dhe 74cm (e gjerë).
- Këto mobile magjepsin fëmijë (dhe të rritur) e të gjitha moshave. Prodhuar nga material i plastifikuar me peshë të lehtë, pjesët individuale janë të qëndrueshme dhe të lehta, por lëvizin butësisht me flladin më të vogël.
- Me anën e një fijeje transparente dhe mekanizmi rezitent ngjitjeje, mund të qëndrojë varur në tavan sipas gjatësisë së dëshiruar. Pjesët vijnë në kutinë e paketimit të ndara në grupe dhe bashkohen sipas disa udhëzimeve të lehta grafike për të arritur ekuilibrin e figurës.
- Nuk është dizenjuar për t’u varur mbi krevatin e fëmijëve.
- Nuk ka asnjë rrezik lidhur me këtë produkt, ndaj mund ta përdorni sigurt tek fëmijët e çdo moshe.
Mobilet janë vërtetuar se janë qetësuese dhe relaksuese në dhomë, pasi lëvizin butësisht dhe duket të notojnë në hapësirë. Japin stimulim vizual dhe mprehtësi.
SKU: DD04304 -
Art & kreativitet, Dekorim, LOJRA, Stickers Mania
Metër Muri – Miqtë e Amazonës
Miqtë e Amazonës është një metër me adeziv përrallor!
Figurat me adeziv ripozicionohen pa dëmtuar murin. Dizajni i gjallë përbëhet nga një gjirafë pas një peme (metri) shumë e gjatë, së bashku me kafshë të ndryshme, si elefantë, majmunë dhe zogj tropik. Detajet dhe ilustrimet janë mahnitëse dhe argëton të mëdhenj e të vegjël, kudo ku zgjidhni ta ngjisni, në çerdhe, kuzhine ose dhome gjumi!
Ka edhe lule ngjitëse për të shkruar emrin dhe moshën e fëmijës përbri gjatësisë derisa të arrijë maksimumin e grafikut, 160cm!
- 31 ngjitës të lëvizshëm
- Lartësia max: 160cm
SKU: DD04037 -
Dekorim, LOJRA, Mjete shkollore dhe artistike, Stickers Mania
Figura për Dritare – Xhungla
Figura dekorative elektrostatike, për në xhamin e dritares me temën e xhunglës. E gjithë dhoma e fëmijës do të marrë një atmosferë tropiku!
Të ripërdorshme. Nuk përmbajnë lëndë ngjitëse. Zhvendosen lehtësisht pa u konsumuar.
Përmbajnë: 30 figurina për kompozim të lirë
SKU: DD05054 -
Dekorim, NË SHTËPI
Mobile Fishergirl
Ky mobile me ngjyra të buta tregon një vajzë të vogël ulur pranë një lepuri. Në dorë mban një shkop peshkimi, nga ku varen në harmoni 3 peshq. Një dekor elegant druri për t’u varur në murin e dhomës së fëmijës tuaj.
Nuk ka asnjë rrezik lidhur me këtë produkt, ndaj mund ta përdorni sigurt tek fëmijët e çdo moshe.
Mobilet janë vërtetuar se janë qetësuese dhe relaksuese në dhomë, pasi lëvizin butësisht dhe duket të notojnë në hapësirë. Japin stimulim vizual dhe mprehtësi.
SKU: DD04355 -
Aksesorë për krevat, Dekorim, Krevat, NË SHTËPI, Sale, Sale Lodra
Mobile Snowberry White
Dekori me re dhe pikëzat e argjendta e ari nën fijen transparente, një prodhim klasik i Konges Sløjd, i jep dhomës së fëmijëve një atmosferë magjike dhe elegante. Nuk është një lodër dhe është vetëm për qëllime dekorative.
Çdo mobile është i punuar me dorë, prandaj mund të rastisin ndryshime të vogla nga njëri produkt tek tjetri.
Kujdes! NUK është lodër. Pikat e varura mund të bien nëse tërhiqen nga fëmijët. Ju rekomandojmë ta varni mbi krevati, tavolinë ndërrimi ose sipërfaqe të ngjashme, por jashtë mundësive të fëmijës dhe të tjerëve për ta tërhequr. Vareni mobile në një vend pa vizatime dhe mos tërheqni fijen, retë ose pika.
-
- Përmasat 64 cm e gjatë x 24.5 cm e gjerë
SKU: KS16402 -