Dyqani
Showing 3337–3348 of 3348 results
-
LOJRA, Playroom
Tapet Loje Kiowa – Natural
Tapet rrethor për fëmijë me pambuk organik 105cmx105cm.
Dhoma e fëmijëve tuaj do të duket e kompletuar dhe është ideale për t’u kombinuar me tendën tone teepee Nevada!
- Me material pambuk 100% GOTS të aprovuar, i certifikuar OEKO-TEX® 1 class
- Dizenjuar dhe prodhuar në Barcelona me kujdes nga Nobodinoz.
SKU: NDZD16KIOWA8082 -
Carcaf Adult, Çarçafë, NË SHTËPI
Set Çarçafi Adult – Mon Amour
Gjumë të ëmbël me këtë set çarçafi të mrekullueshëm e romantik, për krevatin e fëmijës suaj!
- Seti përmban zarfin e jorganit & këllëfin e jastëkut.
- Për krevat tek standard
- Përmasat: zarfi i jorganit 200×140 cm dhe këllëfi i jastëkut: 63 x 60 cm
- Seti është i paketuar në një çantë pambuku me të njejtin design, i cili mund të përdoret për blerje, për lodra dhe shumë qëllime të tjera
- Prodhuar me 100% pambuk organik
SKU: n/a -
Aksesorë për krevat, Krevat, Mobilie Dhome, NË SHTËPI
Anësore Krevati Druri
Kjo anësore druri, tepër e lehtë për t’u vendosur, e bën shtratin e vogëlushit tuaj të sigurt. Ajo parandalon që fëmija të bie nga shtrati, në veçanti gjatë periudhës tranzitore nga krevati i bebit në krevat junior.
- 120 cm e gjatë, 40 cm e lartë
- Vendoset ndërmjet bazës së krevatit dhe dyshekut
- Përshtatet pothuajse në çdo krevat. Na kontaktoni për të provuar nëse i përshtatet krevatit të fëmijës suaj!
SKU: CDHBERA -
Karrige ngrënie, NË KUZHINË
Karrige ngrënie Evolu One – Anthracite
Childhome ka krijuar karrigen e lartë Evolu ONE!
Përfshihet: 1) Karrigia 2) Tavolina përpara dhe 3) Këmbët e shkurtra të karriges, për ta përshtatur pas moshës 3-4 vjeç në karrige të vogël.
- Përshtatet në 2 lartësi tryezash: tryezë standarde ngrënieje 75cm (me këmbët e gjata) dhe tryezë për fëmijë 50cm (me këmbët e shkurtra).
- Pajisur me një siguri 5-elementësh dhe një parakolp të sigurisë.
- Tabaka e ngrënies është e adaptueshme në thellësi dhe ka një mbulesë silikoni, që mos të rrëshkasin mjetet e ngrënies dhe pastrim të lehtë.
- Mosha e rekomanduar: nga 6 muaj deri në 4 vjeç (ose përdorimi i një karrige të lartë rekomandohet pasi fëmija juaj të jetë në gjendje të ulet drejt në mënyrë të pavarur.)
- Aksesorë Opsional: Këmbë shumë të gjata të adaptueshme në një ishull kuzhine prej 90 cm;
Prodhuar sipas standardit më të sigurt EU për karriget e ngrënies për fëmijë EN 14988:2017
SKU: n/a -
Karrige ngrënie, NË KUZHINË
Karrige ngrënie Evolu One – White
Childhome ka krijuar karrigen e lartë Evolu ONE!
Përfshihet: 1) Karrigia 2) Tavolina përpara dhe 3) Këmbët e shkurtra të karriges, për ta përshtatur pas moshës 3-4 vjeç në karrige të vogël.
- Përshtatet në 2 lartësi tryezash: tryezë standarde ngrënieje 75cm (me këmbët e gjata) dhe tryezë për fëmijë 50cm (me këmbët e shkurtra).
- Pajisur me një siguri 5-elementësh dhe një parakolp të sigurisë.
- Tabaka e ngrënies është e adaptueshme në thellësi dhe ka një mbulesë silikoni, që mos të rrëshkasin mjetet e ngrënies dhe pastrim të lehtë.
- Mosha e rekomanduar: nga 6 muaj deri në 4 vjeç (ose përdorimi i një karrige të lartë rekomandohet pasi fëmija juaj të jetë në gjendje të ulet drejt në mënyrë të pavarur.)
- Aksesorë Opsional: Këmbë shumë të gjata të adaptueshme në një ishull kuzhine prej 90 cm;
Prodhuar sipas standardit më të sigurt EU për karriget e ngrënies për fëmijë EN 14988:2017
SKU: CHEVO180NW -
Sold out!Karrige ngrënie, NË KUZHINË
Jastëk për karrige Angel Jersey Gold Dots
- Jastëk universal për karrige ngrënieje;
- Shumë i butë dhe i rehatshëm për të gjithë fëmijët!
- Zemrat e printuara mbi të e bejnë edhe më të dashur!
- Mund të përdoret edhe në karrocë apo në ulëse të tjera për bebe, falë vrimave në të për vendosjen e rripave të sigurimit.
Perfekte me Karrige ngrënie e bardhë Evolu One 2 1
SKU: CDHCCASCGD -
-
Sold out!Dyshek, Krevat, NË SHTËPI
Dyshek 60x120x12, Duo Kokos Natural Safe Sleeper
Përmasa standard: 60cm x 120cm x 12cm
Dysheku Duo Kokos Natural Safe Sleeper ka një shtresë të trashë me fibra kokosi, shtresë e cila siguron thithje më të lartë të lagështirës për ta mbajtur fëmijën të freskët dhe të thatë gjatë natës. Përdorni dyshekun me shtresën e kokosit gjatë netëve të nxehta të verës dhe anën tjetër gjatë dimrit. Mbulesa e jashtme përbëhet nga fije bambuje, të cilat kanë veti natyrore dhe të përhershme anti-bakteriale. Bambuja siguron që lagështia dhe temperatura e dyshekut të jenë nën kontroll! Ky dyshek është 100% miqësor me mjedisin.
Klikoni për të krahasuar modelet e ndryshme të dyshekëve të Childhome!
- Anti-alergjik
- Anti-mykotik
- Ajrim extra
- Vet-rregullon mikro-klimën
- Ndjesi natyrale
- Anë Verë/Dimër
- Sfungjer Polyether
- Copë me ajrosje
- Shtresë fibrash kokosi
- Mbulesa e jashtme polyester hiqet dhe lahet në lavatriçe 40 gradë.
SKU: CDHM120DKOS -
Çadra shiu, VESHJE
Çadër shiu Djeco – Nën shi
Zbuloni çadrën transparente të Djeco për të ndriçuar ditët me shi! Ilustrimet janë kaq të bukura me arushë e kafshë të tjera, të zënë vetë nga shiu e me çadrat e tyre hapur!
Disa veti për t’u vënë re:
- Shumë të forta;
- Mund të hapet dhe mbyllet lehtësisht nga fëmija, falë mekanizimit të përshtatur për duart e tyre të vogla!
- Diametër ø70cm
- Mosha e rekomanduar: 3 vjeç
SKU: DD04809 -
Çadra shiu, VESHJE
Çadër shiu Djeco Savana
Zbuloni çadrën Savana të Djeco, me ngjyrë të ndezur dhe zbukuruar me personazhet e xhunglës.
Disa veti për t’u vënë re:
- Shumë të forta;
- Mund të hapet dhe mbyllet lehtësisht nga fëmija, falë mekanizmit të përshtatur për duart e tyre të vogla!
- Mosha e rekomanduar: 3 vjeç
SKU: DD04704 -
-
Sold out!BLACK FRIDAY, Krevat, Krevatet e Femijeve, NË SHTËPI
Krevat Bebe, Retro Rio 60×120
Një ndër modelet më të bukur të krevatëve punuar nga Childhome. Është treguar kujdes në çdo detaj, për familjet e reja që kërkojnë cilësi e saktësi në produktet e zgjedhura për fëmijën e tyre. Njëra anë është e mbuluar me një copë për t’i dhënë ngrohtësi dhomës.
- Përmasa standard 60x120cm;
- Me 3 nivele
- Materiali Dru, MDF
- Prodhuar Antwerp, Belgjikë
- Mund të shtohet dysheku, i dizenjuar posaçërisht për të sapolindur: Duo Kokos.
SKU: B120RRW