dyqan per femije
Po shfaqen 1081–1104 nga 1175 përfundime gjithsej
-
Easywalker!, ON THE GO
Easywalker – Harvey 3 me portbebe, Black
Harvey 3 – Rides like a dream!
Harvey 3 – Rides like a dream!
3 pikat më e forta të gjeneratës së re të Harvey 3:
- Manovrimi dhe drejtimi i karrocës butësisht në çdo terren;
- Jetëgjatësia e çdo mekanizmi të saj ndër vite;
- Pesha ultra e lehtë.
Rrotat e mëdha dhe amortizimi modern në rrota e bën Harvey 3 një karrocë mike gjatë gjithë viteve të përdorimit, në rrugët e qytetit, ngritje & zbrijte në trotuare, në plazhe me gurë apo në terrene malore.
Mekanizmat e karrocës, si rrotat, sistemi i amortizimit, sistemi i palosjes, shasia apo kapjet e pjesëve të veçanta metalike janë superiore, për të mos ndier asnjë shqetësim gjatë përdorimit nga fëmija i parë, tek i dytë…etj.
Krahasuar me karrocat e tjera me rrota të mëdha, Harvey 3 është veçanërisht e lehtë, vetëm 11 kg dhe palosja është ultra kompakte për në makinë apo në shtëpi (me kosh): 82 x 59 x 40 cm.
Përfshihen:
- Baza e karrocës Harvey 3
- Portbebe
- Koshi i fëmijës 6muaj
Mund të shtohen: Car Seat Be Safe & Aksesorë
SKU: n/a -
Sold out!Easywalker!, ON THE GO
Easywalker – New! Jackey Forest Green
Karroca Jackey ka çdo element të shkëlqyer për në qytet dhe për udhëtime! Por ofron rehatinë perfekte edhe për prindërit, sepse për herë të parë ka një sistem palosje automatike me një buton!
Është jo vetëm shumë e lehtë, por pas palosjes, bëhet e vogël për në bagazhin e makinës apo për ta marrë me vete në avion.
Sistemi amortizimi në të 4-të rrotat: perfekt për rehatinë e udhëtimit, për përkulje në trotuar, rrugë me gurë dhe të papritura të tjera të rrugës!
Karrocat nga Easywalker janë të përshtatshme jo vetëm për udhëtime dhe tranzit në aeroport, por ju shoqëron më pas në çdo terren, ku do të nisni aventurat së bashku me fëmijët! Ju jep të gjithë sigurinë që ju duhet për të shkuar kudo, pa u merakosur për terrenin në plazh, rrugë të vështira malore, të përpjeta apo thjesht një shëtitje në qytet!
Përgjigjet e pyetjeve që bëni më shpesh:
- Një karrocë për të gjithë fëmijërinë: për fëmijë deri në 22kg!
- Pesha e karrocës vetëm 7.5 kg.
- Palosja automatike me të shtypurin e një butoni, palosja kompakte dhe mblidhet në cabin size!
- Kosh të madh për pazar
- Ulësja e fëmijës është më e madhe se Miley dhe se çdo karrocë tjetër Buggy: 87cm e gjatë x 35 cm e gjerë
- Mbështetësja e kurrizit ulet plotësisht, kur na zë gjumi rrugës!
- Pjesa e këmbëve e lëvizshme
- Strehëza siguron mbrojtje nga dielli me veshje UPF 50 dhe zgjerohet për hije totale!
Karroca Jackey vjen së bashku me:
– rrip për ta mbajtur në shpatull pasi e mbyllni;
– çantën e transportit;
– veshjen e shiut!
E Re! Jackey, si edhe të gjitha karrocat e Easywalker kanë garanci të përjetshme! Regjistroni nr serial të karrocës suaj tek Customer Service në www.easywalker.com dhe trashëgoni karrocën tuaj Easywalker.
Think Green! Veshja e karrocës suaj Jackey është bërë nga ricklimi i plastikës, për të kontribuar në një ambient të pastër dhe zhvillim të qendrueshëm të planetit tonë dhe të ardhmen e fëmijëve!
SKU: EJA10001 -
Sold out!Easywalker!, ON THE GO
Easywalker – New! Miley Coral Green
Mos u kufizoni në zgjedhjen e udhëtimit me fëmijët e vegjël, zbuloni botën në çdo terren dhe shkoni kudo me Miley!
Me sistem të përkryer drejtimi dhe palosjeje, karroca Miley ka bërë çdo gjë më të lehtë!
Karrocat nga Easywalker janë të përshtatshme jo vetëm për udhëtime dhe tranzit në aeroport, por ju shoqëron më pas në çdo terren, ku do të nisni aventurat së bashku me fëmijët! Ju jep të gjithë sigurinë që ju duhet për të shkuar kudo, pa u merakosur për terrenin në plazh, rrugë të vështira malore, të përpjeta apo thjesht një shëtitje në qytet!
Sistemi amortizimi në të 4-të rrotat: perfekt për rehatinë e udhëtimit, për përkulje në trotuar, rrugë me gurë dhe të papritura të tjera të rrugës!
Jo vetëm shumë e lehtë, por pas palosjes, bëhet e vogël për në bagazhin e makinës apo për ta marrë me vete në avion.
Përgjigjet e pyetjeve që bëni më shpesh:
- Një karrocë për të gjithë fëmijërinë: për fëmijë deri në 22kg!
- Pesha e karrocës vetëm 7 kg
- Plot aksesorë të përfshirë: mushamaja, çanta e transportit dhe rripi i tërheqjes/mbajtjes së karrocës.
- Mbyllja praktike me një dorë, palosja kompakte dhe mblidhet në cabin size!
- Mbështetësja e kurrizit ulet plotësisht, kur na zë gjumi rrugës!
- Kosh i madh për pazar
- Ulësja e fëmijës e gjerë për fëmijë të gjatë: 82cm e gjatë x 33 cm e gjerë
- Pjesa e këmbëve e lëvizshme
- Strehëza siguron mbrojtje nga dielli me veshje UPF 50 dhe zgjerohet për hije totale!
E Re! Miley, si edhe të gjitha karrocat e Easywalker kanë garanci të përjetshme! Regjistroni nr serial të karrocës suaj tek Customer Service në www.easywalker.com dhe trashëgoni karrocën tuaj Easywalker.
Think Green! Veshja e karrocës suaj Miley është bërë nga ricklimi i plastikës, për të kontribuar në një ambient të pastër dhe zhvillim të qendrueshëm të planetit tonë dhe të ardhmen e fëmijëve!
SKU: EML10004 -
-
-
Art & kreativitet, LOJRA, Plastelinë
Plastelinë – Salloni i flokëve
Mosha: 3-6 vjeç
Seti i lojës për të krijuar modele flokësh me plastelinë është shumë i lehtë pēr modelim.
Pëmban: 2 koka, 2 tubetë plasteline Djeco, si edhe 1 palë gërshërë.
Dizenjuar nga FlipFlop Design
E veçanta e plastelinës së Djeco-s? Ultra e butë dhe nuk lë njollë, përbërje jo toksike.
SKU: DJ09028 -
-
LOJRA, Lojra Zhvilluese, Lojrat e Para
BigaBasic
Mosha: 12 muaj
Një puzzle i thjeshtë prej druri me tre rrathë të madhësive dhe ngjyrave të ndryshme.
Në sfond, janë figurat e 3 kafshëve. Fëmijët do të duan të luajnë kukafshehti me kafshët nē sfond, teksa mësojnë mbi madhēsinë dhe ngjyrat bazë.
E shkëlqyeshme për ndërtimin e aftësive të motorike.
Dizenjuar nga Xavier Deneux
SKU: DJ06201 -
Sold out!LOJRA, Lojra Zhvilluese, Lojrat e Para
Formabasic
Mosha: 12 muaj
Një puzzle i thjeshtë prej druri me tre forma me ngjyra të ndryshme.
Në sfond, janë figurat e 3 kafshëve. Fëmijët do të duan të luajnë kukafshehti me kafshët nē sfond, teksa mësojnë format dhe ngjyrat bazë.
E shkëlqyeshme për ndërtimin e aftësive të motorike.
Dizenjuar nga Xavier Deneux
SKU: DJ06200 -
Sold out!Art & kreativitet, LOJRA, Lojra formuese
Punët dhe profesionet – Magnetike
Mosha: 3 vjeç
Çfarë veshin njerëzit në punë të ndryshme?
Janë 2 personazhe, një djalë dhe një vajzë që shkojnë në punë! Mësoni mbi zanatet dhe punë të ndryshme – një mjek, një mësues, një zjarrfikës dhe një kuzhinier. Çfarë vesh mjeku dhe çfarë pajisjesh përdor?
E shkëlqyeshme për diskutimin e botës përreth jush.
- 20 pjesë magnetike
- 2 personazhe
- Loja zhvillohet mbi kutinë metalike, ku janë dizenjuar personazhet nga dy anët dhe mbi të, vendosen pjesët me magnet.
Dizenjuar nga Sandrine Monnier
SKU: DJ03086 -
Art & kreativitet, LOJRA, Lojra formuese, Për më të rriturit
DIY – Kaleidoskop, Ndërgalaktikë
Mosha: 7 vjeç
Ndërtoni një kaleidoskop me disa kombinime me temën e hapësirës, duke përdorur shumë pajisje të përfshira.
- 11 modele të ndryshme: përfshin një model fosforeshent, rruaza me shkëlqim dhe ngjyra, si dhe ilustrime me temë hapësinore.
- Kaleidoskopi i kompletuar është i gjatë 20cm.
- Vjen me një kuti për ta ruajtur me rregull
DIY është një sërë aktivitetesh argëtuese dhe krijuese të krijuara për të zhvilluar durim, kreativitet dhe shkathtësi.
Kaleidoskopi i kompletuar është i gjatë 20cm.
Dizenjuar nga Annabelle Buxton
SKU: DJ07922 -
Lojë me role, LOJRA
Role Play – Djeco, Valixhja e tualetit
Mosha: 4 vjeç
Valixhja me aksesorët e bukurisë! Seti ka një furçë flokësh, pasqyrë, buzëkuq, pluhuri, shishje parfumesh dhe aksesorë të vërtet për flokët, 2 unaza dhe 1 byrzylyk (kozmetika nuk është reale)
Lojrat me role nxisin imagjinatën dhe është provuar të jenë një aktivitet i shkëlqyer social, përveçse argëtues.
SKU: DJ06552 -
Big Toys, Kuzhina & Play Food, LOJRA
Kuzhina e Leos, Djeco
Mosha: 3 vjeç
Kuzhina e vogël e Leo-s i ka këmbët e gjata dhe është një lojë fantastike imagjinare me të gjithë aksesorët e përfshirë: një derë furre që hapet, orën me akrepa të lëvizshëm, një tigan, tenxhere me kapak, enë kuzhine, kripore dhe enë piperi, si dhe një peshqir çaji.
Duhet montuar nga një i rritur!
Design nga Christophe Gilet
Lojrat me role nxisin imagjinatën dhe është provuar të jenë një aktivitet i shkëlqyer social, përveçse argëtues. Një dhuratë ideale për kuzhinierët e vegjël!
SKU: DJ06626 -
Kuzhina & Play Food, LOJRA
Kuzhina Lila, Djeco
Mosha: 3 vj
Është koha e gatimit! Kjo kuzhinë e vogël prej druri do të kënaq djem dhe vajza nga 3 vjeç (edhe më shpejt)! E pajisur plotësisht: një furrë që hapet në pjesën e përparme, soba me butona, një tigan, një tigan me kapak, enë kuzhine, një peshqir çaji dhe një kripore dhe piper! Ka edhe një orë dekorative për të kontrolluar kohën e gatimit!
Lojrat me role nxisin imagjinatën dhe është provuar të jenë një aktivitet i shkëlqyer social, përveçse argëtues.
SKU: DJ06507-1 -
Sold out!LOJRA, Ngjyra, Lapsa, Markers & Mjete të Vogla Pune
Ngjyrat – Lapsat e parë!
Mosha: 18 muaj
Lapsat e parë për fëmijët e vegjël / 8 ngjyra të ndezura!
Çfarë i dallon?
- Formë trekëndore ergonomike
- Të shkurtër dhe të trashë për duart e vogla
- Nuk lënë njollë nëse ngjyroset aksidentalisht e gjithë shtëpia – Nga seria e Djeco-s e bojrave super të pastrueshme!
- Ngjyra të ndezura dhe majë e butë, për të lehtë shenjë në faqe!
***
Zgjidhni artikuj kancelarikë për fëmijë cilësor dhe jo toksike nga Djeco!
SKU: DJ09004 -
-
Baby Aksesorë, Batanije & Jorgan, NË SHTËPI
Batanije organike, e thurrur – Moonlight
Batanijet ikonë të Konges Slojd, me thurrje.
E gjithë batanije është e përbërë nga pambuku organik. Cilësia e parë për të mbështjellë të porsalindurit.
Mund të përdoret në krevat, karrocë e kudo tjetër.
- Përmasa: 100x70cm
- 100% pambuk organik Oeko Tex të çertifikuar.
- Lahet me 30 gradë dhe ruan cilësinë e fijeve prej pambuku dhe shkëlqimin e saj me vite.
SKU: n/a -
Dyshek, Krevat, NË SHTËPI
Dyshek Single Basic 90x200x16cm
Dysheku Single/Adult me përmasë standarde 90×200 dhe 16cm i lartë me të gjitha vetitë dhe cilësitë per komoditet dhe jetëgjatësi:
- Anti-allergic
- Anti-fungal
- Elastik
- Mbushja Polyether
- Mbështjellësja Polyester
- EN Standard: EN 16890:2017
SKU: M200B -
Libra, LOJRA
Libër, Një dëshirë për Krishtlindje
Një dëshirë për Krishtlindje Autor: Katherine Rundell
Gjuha: Shqip
Mosha: 3 vjeç
Nr. faqeve: 64
Lidhje e fortë
Ilustrimet: Emily Sutton / Shqip: Valbona Nathanaili / Botues: Fondacioni “Henrietta Leavitt” – Fondacioni Shqiptar për Shkencë, Media dhe Demokraci (Seria e librave për fëmijë) / Redaktorë: Zimo Krutaj / ISBN: 978-9928-4543-1-7
Përmbledhje
Katherine Rundell, fituesja e disa çmimeve dhe autorja e librave Rooftoppers, The Wolf Wilder dhe The Explorer, sjell magjinë e Krishtlindjes nëpërmjet një historie ku ndërthurret klasikja me modernen. E shkruar me shumë ngrohtësi dhe mbushur me nota humori, “Një dëshirë për Krishtlindje” na sjell në vëmendje vlerat dhe njerëzit që vërtet kanë rëndësi për ne.
Një djalë i vogël shpreh një dëshirë që e nxori nga thellësia e zemrës sapo pa një yll që po bie natën e Krishtlindjes. Dëshira është shumë e thjeshtë, por shumë domethënëse për kohët moderne që jetojmë:
“Nuk dua të jem vetëm! Kam dëshirë të kem sot dikë të rrijë me mua.”
Këtu fillojnë edhe aventurat e djalit të vogël. Teodori, djali i vogël i përrallës sonë, kalon një natë të paharruar me katër miq shumë të veçantë, aq të dashur dhe të çuditshëm njëkohësisht.
Libri ka shitur, në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 7,000 kopje.
Libri është përkthyer, përkatësisht, në: Francë (Gallimard), Gjermani (arsEdition), Itali (Rizzoli), SHBA (Simon & Schuster), Japoni (Goblin Shobo), Greqi (Metaichmio), Poloni (Foksal), Kinë (New Buds), Rusi (Rosman), Ukrainë (Ranok), Shqipëri (Fondacioni “Henrietta Leavitt”).
SKU: 978-9928-4543-1-7 -
Libra, LOJRA
Libër, Vajza dhe dinozauri
Përmbledhje
Në një qytet të vogël buzë detit, banorët shohin shpesh një vajzë të vogël – Mariana emrin ia thonë – të marrë rrugën drejt bregut. Por jo për të luajtur me bashkëmoshatarët e saj! Mariana gërmon rërën e artë! Mariana është në kërkim të një miku të veçantë, të një dinozauri, të cilin beson se do ta ndërtojë nga kockat që gjen gjatë gërmimit, në bregun e detit.
Një natë, ndërsa shtrihet për të fjetur, shpreh një dëshirë nga thellësia e zemrës, që dinozauri të bëhet prej vërteti!…
Dhe ndonjëherë, kur dëshirat thuhen nga thellësia e zemrës, ndodh të realizohen… Gjithçka është e mundur dhe asgjë nuk është si duket!
Mosha: 18muaj
Gjuha: Shqip
Nr. faqeve: 32
Përmasat e librit: 27.4 cm X 24.5 cm
Lidhje e fortë
Ilustrimet: Sarah Massini / Përshtatur në shqip nga: Valbona Nathanaili / Botues: Fondacioni “Henrietta Leavitt” – Fondacioni Shqiptar për Shkencë, Media dhe Demokraci (Seria e librave për fëmijë) / Redaktorë: Zimo Krutaj/ ISBN: 978-9928-4543-2-4
SKU: 978-9928-4543-2-4 -
Art & kreativitet, LOJRA, Lojra Tavoline, Mos u Nxeh e Lojra Logjike, Për më të rriturit
Kutia e magjive – 20 truket e magjistarit
Art & kreativitet, LOJRA, Lojra Tavoline, Mos u Nxeh e Lojra Logjike, Për më të rrituritKutia e magjive – 20 truket e magjistarit
Mosha: 8-14 vjeç
Seti magjik përmban mjetet e një magjistari të përkryer për të realizuar 30 truke magjie!
- Përfshin truke si zhdukje, transformim, iluzione dhe parashikime!
- Truket janë zhvilluar me magjistarë të vërtetë, në bashkëpunim me ilustruesit e Djeco
- Broshura udhëzuese përfshin udhëzime precize për të kuptuar truket e një magjistari profesional!
- Mund të drejtoheni edhe në website-in e Djecos për truke të caktuara!
SKU: n/a