Dekorim
Po shfaqen 25–33 nga 33 përfundime gjithsej
-
Christmas Decor, Dekorim, Ndriçues nate, NË SHTËPI
Ndriçues Glob – Lila & Pupi
Lila & Pupi është pjesë e koleksionit Celeste të Little Big Room nga Djeco.
Ndriçuesi ka një efekt magjik në dhomën e vogëlushëve dhe e kthen errësirën në një botë të qetë përrallash!
Ngjyrat ndryshojnë dhe yjet me xixa rrotullohen rreth e qark Lilës&Pupit.
Punon me 3 bateri të zakonshme. Xixat rrotullohen me anë të një ventilatori të vogël, për të kursyer jetën e baterive!
SKU: DD03405 -
-
-
-
Dekorim, NË SHTËPI
Mobile – Karnavalet e Kafshëve
Mobile i madh! Ilustruar plot ngjyra dhe detaje fantastike, ky mobile i ka të gjitha kafshët tuaja të preferuara.
Pjesa me ilustrime shtrihet deri në 1m gjerësi dhe mbush dhomën e fëmijëve plot ngjyra dhe fantazi.
- Këto mobile magjepsin fëmijë (dhe të rritur) e të gjitha moshave. Prodhuar nga material i plastifikuar me peshë të lehtë, pjesët individuale janë të qëndrueshme dhe të lehta, por lëvizin butësisht me flladin më të vogël.
- Me anën e një fijeje transparente dhe mekanizmi rezitent ngjitjeje, mund të qëndrojë varur në tavan sipas gjatësisë së dëshiruar. Pjesët vijnë në kutinë e paketimit të ndara në grupe dhe bashkohen sipas disa udhëzimeve të lehta grafike për të arritur ekuilibrin e figurës.
- Nuk është dizenjuar për t’u varur mbi krevatin e fëmijëve.
- Nuk ka asnjë rrezik lidhur me këtë produkt, ndaj mund ta përdorni sigurt tek fëmijët e çdo moshe.
Mobilet janë vërtetuar se janë qetësuese dhe relaksuese në dhomë, pasi lëvizin butësisht dhe duket të notojnë në hapësirë. Japin stimulim vizual dhe mprehtësi.
SKU: DD04318 -
Dekorim, NË SHTËPI
Mobile – Hapësira, fosforoshente
Ilustruar plot ngjyra dhe detaje fantastike, ky mobile ju çon në një udhëtim në hapësirë gjatë ditës dhe natës. Figurat bëhen fosforeshente në errësire dhe kthen dhomën e fëmijëve në një vend magjik!
Pjesa me ilustrime është afërsisht 31cm (e gjatë) dhe 74cm (e gjerë).
- Këto mobile magjepsin fëmijë (dhe të rritur) e të gjitha moshave. Prodhuar nga material i plastifikuar me peshë të lehtë, pjesët individuale janë të qëndrueshme dhe të lehta, por lëvizin butësisht me flladin më të vogël.
- Me anën e një fijeje transparente dhe mekanizmi rezitent ngjitjeje, mund të qëndrojë varur në tavan sipas gjatësisë së dëshiruar. Pjesët vijnë në kutinë e paketimit të ndara në grupe dhe bashkohen sipas disa udhëzimeve të lehta grafike për të arritur ekuilibrin e figurës.
- Nuk është dizenjuar për t’u varur mbi krevatin e fëmijëve.
- Nuk ka asnjë rrezik lidhur me këtë produkt, ndaj mund ta përdorni sigurt tek fëmijët e çdo moshe.
Mobilet janë vërtetuar se janë qetësuese dhe relaksuese në dhomë, pasi lëvizin butësisht dhe duket të notojnë në hapësirë. Japin stimulim vizual dhe mprehtësi.
SKU: DD04304 -
Art & kreativitet, Dekorim, LOJRA, Stickers Mania
Metër Muri – Miqtë e Amazonës
Miqtë e Amazonës është një metër me adeziv përrallor!
Figurat me adeziv ripozicionohen pa dëmtuar murin. Dizajni i gjallë përbëhet nga një gjirafë pas një peme (metri) shumë e gjatë, së bashku me kafshë të ndryshme, si elefantë, majmunë dhe zogj tropik. Detajet dhe ilustrimet janë mahnitëse dhe argëton të mëdhenj e të vegjël, kudo ku zgjidhni ta ngjisni, në çerdhe, kuzhine ose dhome gjumi!
Ka edhe lule ngjitëse për të shkruar emrin dhe moshën e fëmijës përbri gjatësisë derisa të arrijë maksimumin e grafikut, 160cm!
- 31 ngjitës të lëvizshëm
- Lartësia max: 160cm
SKU: DD04037 -
Dekorim, LOJRA, Mjete shkollore dhe artistike, Stickers Mania
Figura për Dritare – Xhungla
Figura dekorative elektrostatike, për në xhamin e dritares me temën e xhunglës. E gjithë dhoma e fëmijës do të marrë një atmosferë tropiku!
Të ripërdorshme. Nuk përmbajnë lëndë ngjitëse. Zhvendosen lehtësisht pa u konsumuar.
Përmbajnë: 30 figurina për kompozim të lirë
SKU: DD05054 -
Dekorim, NË SHTËPI
Mobile Fishergirl
Ky mobile me ngjyra të buta tregon një vajzë të vogël ulur pranë një lepuri. Në dorë mban një shkop peshkimi, nga ku varen në harmoni 3 peshq. Një dekor elegant druri për t’u varur në murin e dhomës së fëmijës tuaj.
Nuk ka asnjë rrezik lidhur me këtë produkt, ndaj mund ta përdorni sigurt tek fëmijët e çdo moshe.
Mobilet janë vërtetuar se janë qetësuese dhe relaksuese në dhomë, pasi lëvizin butësisht dhe duket të notojnë në hapësirë. Japin stimulim vizual dhe mprehtësi.
SKU: DD04355