Shuma e porosisë: 566,320Lekë
5 stok
Mosha: 4 vjeç
Torta prej druri e ditëlindjes mund të ndahet në pjesë e të zbukurohet me shumë aksesorë të gëzuar festiv mbi të: qirinjë, fishekzjarre dhe kafshë të vogla dekorative.
2,800Lekë
5 stok
Mosha: 2 vjeç
Seti i doktorit nga Konges Sløjd është konceptuar me design minimalist, për të lënë të lirë dhe nxitur më tej lojën me role dhe fantazinë e fëmijëve.
Vjen i plotë me valixhen e doktorit dhe mjetet për të shëruar kukullat e sëmura!
Përmasat e valixhes: 22cm x 16.5cm x 8cm
Materiali: Karton, dru, mix
Mosha: 4 vjeç
Valixhja me aksesorët e parukierisë ka një set plot me kënaqësi të vogla loje: një furçë flokësh, pasqyrë, karfica dhe unaza të vërteta, flokë gërshet të vërtet në ngjyra punk, piastër e gërshërë loje. Luani vet ose zbukuroni mikeshën tuaj!
Lojrat me role nxisin imagjinatën dhe është provuar të jenë një aktivitet i shkëlqyer social, përveçse argëtues.
Mosha: 3 vjeç
Futuni në botën e kalorësve, me setin e plotë: mburojë dhe shpatë, prej druri. Mbroni kështjellën tuaj me një ndër lojrat më klasike të fëmijërisë!
Mburoja dhe shpata janë në përmasa reale, dorezat e tyre mbështjellë me copë, për më shumë rehati për kalorësit e vegjël.
Materiali: Dru, nga pyje të menaxhuara në mënyrë të qëndrushme FSC.
***
Janod është një ndër markat më tradicionale dhe simbolike franceze, e cila që nga viti 1975 krijon dhe prodhon lojra druri, lojra edukative dhe argëtuese bazuar në prototipe origjinale.***
Disa nga lojrat klasike të Janod janë aq popullore në Francë, sa duket të mbash në dorë një pjesë historie që kanë shënuar fëmijërinë e shumë brezave.
Për të sjell një lojë të re, duhet 1 vit nga idea fillestare dhe hedhja në treg.
Lojrat janë të trashëgueshme. Lojrat dhe paketimet janë punuar me dru apo materiale të riciklueshme.